وَيْلٌ لِكُلِّ هُمَزَةٍ لُمَزَةٍ
Mjerë për çdo përqeshës - shpifës,
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
وَيْلٌ لِكُلِّ هُمَزَةٍ لُمَزَةٍ
Mjerë për çdo përqeshës - shpifës,
الَّذِي جَمَعَ مَالًا وَعَدَّدَهُ
që grumbullon pasuri dhe e ruan,
يَحْسَبُ أَنَّ مَالَهُ أَخْلَدَهُ
duke menduar se ajo pasuri do ta bëjë të pavdekshëm!
كَلَّا ۖ لَيُنْبَذَنَّ فِي الْحُطَمَةِ
Jo, aspak! Në të vërtetë, ai do të hidhet në torturën shkatërruese.
وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحُطَمَةُ
E kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është tortura shkatërruese?
نَارُ اللَّهِ الْمُوقَدَةُ
Ajo është zjarri i Allahut i ndezur fort,
الَّتِي تَطَّلِعُ عَلَى الْأَفْئِدَةِ
i cili depërton deri në zemrën e njeriut.
إِنَّهَا عَلَيْهِمْ مُؤْصَدَةٌ
Ai do t’i rrethojë ata nga çdo anë,
فِي عَمَدٍ مُمَدَّدَةٍ
në shtylla të gjata flakëruese.