Quraish · Quraysh · سورة قريش · 4 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

لِإِيلَافِ قُرَيْشٍ

(Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur fisin Kurejsh,

إِيلَافِهِمْ رِحْلَةَ الشِّتَاءِ وَالصَّيْفِ

për t’i mbrojtur ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë.

فَلْيَعْبُدُوا رَبَّ هَٰذَا الْبَيْتِ

Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes),

الَّذِي أَطْعَمَهُمْ مِنْ جُوعٍ وَآمَنَهُمْ مِنْ خَوْفٍ

i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.