Daybreak · al-Falaq · سورة الفلق · 5 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ

Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit,

مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ

që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar

وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ

dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri

وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ

dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji)

وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”