The Rolling · at-Takwir · سورة التكوير · 29 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

إِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ

Kur Dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin;

وَإِذَا النُّجُومُ انْكَدَرَتْ

kur yjet të rrëzohen

وَإِذَا الْجِبَالُ سُيِّرَتْ

dhe malet të lëvizin tutje;

وَإِذَا الْعِشَارُ عُطِّلَتْ

kur devetë barrse të braktisen

وَإِذَا الْوُحُوشُ حُشِرَتْ

dhe egërsirat të tubohen;

وَإِذَا الْبِحَارُ سُجِّرَتْ

kur detet të vlojnë

وَإِذَا النُّفُوسُ زُوِّجَتْ

dhe shpirtrat të bashkohen (me trupat);

وَإِذَا الْمَوْءُودَةُ سُئِلَتْ

kur foshnja e varrosur për së gjalli të pyetet

بِأَيِّ ذَنْبٍ قُتِلَتْ

për çfarë faji ishte vrarë;

وَإِذَا الصُّحُفُ نُشِرَتْ

kur fletët të shpërndahen

وَإِذَا السَّمَاءُ كُشِطَتْ

dhe qielli të zhvishet;

وَإِذَا الْجَحِيمُ سُعِّرَتْ

kur Xhehenemi të flakërojë

وَإِذَا الْجَنَّةُ أُزْلِفَتْ

dhe Xheneti të afrohet:

عَلِمَتْ نَفْسٌ مَا أَحْضَرَتْ

atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë).

فَلَا أُقْسِمُ بِالْخُنَّسِ

Betohem për ata (planetë) që tërhiqen,

الْجَوَارِ الْكُنَّسِ

që lindin e perëndojnë,

وَاللَّيْلِ إِذَا عَسْعَسَ

për natën kur bie terri

وَالصُّبْحِ إِذَا تَنَفَّسَ

e për agimin kur nis të zbardhë,

إِنَّهُ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ

se ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik,

ذِي قُوَّةٍ عِنْدَ ذِي الْعَرْشِ مَكِينٍ

që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit

مُطَاعٍ ثَمَّ أَمِينٍ

e që është i respektuar atje dhe besnik.

وَمَا صَاحِبُكُمْ بِمَجْنُونٍ

Shoku juaj nuk është i marrë.

وَلَقَدْ رَآهُ بِالْأُفُقِ الْمُبِينِ

Ai e ka parë atë në horizontin e qartë

وَمَا هُوَ عَلَى الْغَيْبِ بِضَنِينٍ

dhe nuk mbulon asnjë të fshehtë prej së Padukshmes.

وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَيْطَانٍ رَجِيمٍ

As ky (Kuran) nuk është fjalë e djallit të mallkuar.

فَأَيْنَ تَذْهَبُونَ

Prandaj, nga po ia mbani?

إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِلْعَالَمِينَ

Ai është veçse këshillë për botët:

لِمَنْ شَاءَ مِنْكُمْ أَنْ يَسْتَقِيمَ

për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë.

وَمَا تَشَاءُونَ إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ

Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!