The Sun · ash-Shams · سورة الشمس · 15 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

وَالشَّمْسِ وَضُحَاهَا

Për Diellin dhe shkëlqimin e tij

وَالْقَمَرِ إِذَا تَلَاهَا

dhe për Hënën që e përcjell atë!

وَالنَّهَارِ إِذَا جَلَّاهَا

Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)

وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَاهَا

dhe për natën kur e mbulon atë!

وَالسَّمَاءِ وَمَا بَنَاهَا

Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!

وَالْأَرْضِ وَمَا طَحَاهَا

Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!

وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّاهَا

Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur,

فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَاهَا

duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!

قَدْ أَفْلَحَ مَنْ زَكَّاهَا

Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë,

وَقَدْ خَابَ مَنْ دَسَّاهَا

ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.

كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِطَغْوَاهَا

Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - përgënjeshtroi;

إِذِ انْبَعَثَ أَشْقَاهَا

kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë).

فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ نَاقَةَ اللَّهِ وَسُقْيَاهَا

I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre: “Kjo është deveja e Allahut! Lëreni atë të pijë pjesën e vet!”

فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمْدَمَ عَلَيْهِمْ رَبُّهُمْ بِذَنْبِهِمْ فَسَوَّاهَا

Por ata nuk i besuan atij dhe e therën atë. Prandaj Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit,

وَلَا يَخَافُ عُقْبَاهَا

pa pasur frikë prej pasojave të kësaj.