Jonah · Yunus · سورة يونس · 109 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

الر ۚ تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ الْحَكِيمِ

Elif, lam, ra. Këto janë ajetet e Librit urtiplotë.

أَكَانَ لِلنَّاسِ عَجَبًا أَنْ أَوْحَيْنَا إِلَىٰ رَجُلٍ مِنْهُمْ أَنْ أَنْذِرِ النَّاسَ وَبَشِّرِ الَّذِينَ آمَنُوا أَنَّ لَهُمْ قَدَمَ صِدْقٍ عِنْدَ رَبِّهِمْ ۗ قَالَ الْكَافِرُونَ إِنَّ هَٰذَا لَسَاحِرٌ مُبِينٌ

Vallë, a është çudi për njerëzit që Ne i shpallëm një njeriu nga mesi i tyre, duke i thënë: "Paralajmëroji njerëzit dhe përgëzoji ata që besojnë se do të kenë pozita të larta te Zoti i tyre!" Jobesimtarët thonë: "Në të vërtetë, ky është magjistar i qartë."

إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَىٰ عَلَى الْعَرْشِ ۖ يُدَبِّرُ الْأَمْرَ ۖ مَا مِنْ شَفِيعٍ إِلَّا مِنْ بَعْدِ إِذْنِهِ ۚ ذَٰلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ ۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

S'ka dyshim se Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai drejton çështjet. Nuk ka asnjë ndërmjetësues, përveçse me lejen e Tij. Ky është Allahu, Zoti juaj, prandaj adhurojeni Atë! Vallë, si nuk merrni mësim?!

إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا ۖ وَعْدَ اللَّهِ حَقًّا ۚ إِنَّهُ يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ لِيَجْزِيَ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ بِالْقِسْطِ ۚ وَالَّذِينَ كَفَرُوا لَهُمْ شَرَابٌ مِنْ حَمِيمٍ وَعَذَابٌ أَلِيمٌ بِمَا كَانُوا يَكْفُرُونَ

Tek Ai do të ktheheni të gjithë. Ky është premtimi i vërtetë i Allahut. Ai e fillon krijimin e më pas e përsërit atë, për t'i shpërblyer me drejtësi ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Ndërkaq, për jobesimtarët do të ketë pije nga uji i vluar dhe dënim të dhembshëm, për shkak se nuk besonin.

هُوَ الَّذِي جَعَلَ الشَّمْسَ ضِيَاءً وَالْقَمَرَ نُورًا وَقَدَّرَهُ مَنَازِلَ لِتَعْلَمُوا عَدَدَ السِّنِينَ وَالْحِسَابَ ۚ مَا خَلَقَ اللَّهُ ذَٰلِكَ إِلَّا بِالْحَقِّ ۚ يُفَصِّلُ الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ

Ai është që Diellin e bëri ndriçues e Hënën të ndritshme dhe ia caktoi fazat, që të dini numrin e viteve dhe llogaritjen e kohës. Allahu i krijoi këto vetëm me qëllim të caktuar. Ai ua sqaron shenjat njerëzve që kuptojnë.

إِنَّ فِي اخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَمَا خَلَقَ اللَّهُ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَّقُونَ

Me të vërtetë, në ndërrimin e natës e ditës dhe në atë që ka krijuar Allahu në qiej e në Tokë ka shenja për njerëzit që i frikësohen Allahut.

إِنَّ الَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَاءَنَا وَرَضُوا بِالْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَاطْمَأَنُّوا بِهَا وَالَّذِينَ هُمْ عَنْ آيَاتِنَا غَافِلُونَ

Pa dyshim, ata që nuk presin të takohen me Ne, që janë të kënaqur me jetën e kësaj bote e i japin përparësi asaj dhe të cilët janë të shkujdesur ndaj shenjave Tona,

أُولَٰئِكَ مَأْوَاهُمُ النَّارُ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ

do të kenë si vendstrehim Zjarrin, për shkak të asaj që vepruan.

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ يَهْدِيهِمْ رَبُّهُمْ بِإِيمَانِهِمْ ۖ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهِمُ الْأَنْهَارُ فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ

Ndërkaq, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre i udhëzon për shkak të besimit të tyre. Poshtë tyre do të rrjedhin lumenj në kopshtet e lumturisë.

دَعْوَاهُمْ فِيهَا سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَتَحِيَّتُهُمْ فِيهَا سَلَامٌ ۚ وَآخِرُ دَعْوَاهُمْ أَنِ الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Lutja e tyre aty do të jetë "I Patëmeta je, o Allah!", përshëndetja e tyre do të jetë "Selam (Paqe)" dhe lutja e tyre e fundit: "Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve!"

وَلَوْ يُعَجِّلُ اللَّهُ لِلنَّاسِ الشَّرَّ اسْتِعْجَالَهُمْ بِالْخَيْرِ لَقُضِيَ إِلَيْهِمْ أَجَلُهُمْ ۖ فَنَذَرُ الَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَاءَنَا فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ

Sikur Allahu t'ua përshpejtonte njerëzve të keqen, ashtu siç ua përshpejton të mirën, do të shkatërroheshin. Por, ata që nuk presin të takohen me Ne, i lëmë të bredhin verbërisht në humbjen e tyre.

وَإِذَا مَسَّ الْإِنْسَانَ الضُّرُّ دَعَانَا لِجَنْبِهِ أَوْ قَاعِدًا أَوْ قَائِمًا فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُ ضُرَّهُ مَرَّ كَأَنْ لَمْ يَدْعُنَا إِلَىٰ ضُرٍّ مَسَّهُ ۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلْمُسْرِفِينَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

Kur njeriun e godet e keqja, ai na lutet shtrirë, ulur ose në këmbë, e, kur ia largojmë fatkeqësinë, ai kapërcen sikur të mos na kishte lutur për ndonjë të keqe që i kishte ndodhur. Kështu iu hijeshua tepruesve (që shkelin kufijtë e Allahut) ajo që bënin.

وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا الْقُرُونَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَمَّا ظَلَمُوا ۙ وَجَاءَتْهُمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ وَمَا كَانُوا لِيُؤْمِنُوا ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْقَوْمَ الْمُجْرِمِينَ

Ne i shkatërruam brezat para jush kur bënë padrejtësi. Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, por nuk deshën të besojnë. Kështu i ndëshkojmë njerëzit keqbërës.

ثُمَّ جَعَلْنَاكُمْ خَلَائِفَ فِي الْأَرْضِ مِنْ بَعْدِهِمْ لِنَنْظُرَ كَيْفَ تَعْمَلُونَ

Pastaj ju bëmë pasardhës (të tyre) në Tokë për të parë se si do të veproni.

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ ۙ قَالَ الَّذِينَ لَا يَرْجُونَ لِقَاءَنَا ائْتِ بِقُرْآنٍ غَيْرِ هَٰذَا أَوْ بَدِّلْهُ ۚ قُلْ مَا يَكُونُ لِي أَنْ أُبَدِّلَهُ مِنْ تِلْقَاءِ نَفْسِي ۖ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰ إِلَيَّ ۖ إِنِّي أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّي عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ

Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk presin të takohen me Ne, thonë: "Sill një Kuran tjetër pos këtij ose ndryshoje atë!" Thuaj: "Mua nuk më takon ta ndryshoj atë nga vetja. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet. Unë i frikësohem, - nëse kundërshtoj Zotin tim, - dënimit të një Dite të madhe.

قُلْ لَوْ شَاءَ اللَّهُ مَا تَلَوْتُهُ عَلَيْكُمْ وَلَا أَدْرَاكُمْ بِهِ ۖ فَقَدْ لَبِثْتُ فِيكُمْ عُمُرًا مِنْ قَبْلِهِ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

Thuaj: "Sikur të donte Allahu, unë nuk do t'jua lexoja e as Ai nuk do t'jua kumtonte atë (përmes meje). Unë kam jetuar mes jush një kohë të gjatë para kësaj (Shpalljes). Si nuk e kuptoni, vallë?!

فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِآيَاتِهِ ۚ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْمُجْرِمُونَ

E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Me të vërtetë, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.

وَيَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُمْ وَلَا يَنْفَعُهُمْ وَيَقُولُونَ هَٰؤُلَاءِ شُفَعَاؤُنَا عِنْدَ اللَّهِ ۚ قُلْ أَتُنَبِّئُونَ اللَّهَ بِمَا لَا يَعْلَمُ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ ۚ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ

Ata adhurojnë në vend të Allahut ata që nuk u bëjnë dëm e as dobi, dhe thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu." Thuaju: "Mos doni t'i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej e në Tokë?" I patëmeta e i Lartësuar është Ai mbi çdo gjë që i shoqërojnë Atij.

وَمَا كَانَ النَّاسُ إِلَّا أُمَّةً وَاحِدَةً فَاخْتَلَفُوا ۚ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِنْ رَبِّكَ لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ فِيمَا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ

Njerëzit qenë një bashkësi e vetme (në besimin e vërtetë), e më pas u përçanë. Sikur të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt, Allahu do të gjykonte ndërmjet tyre për gjërat që kundërshtoheshin.

وَيَقُولُونَ لَوْلَا أُنْزِلَ عَلَيْهِ آيَةٌ مِنْ رَبِّهِ ۖ فَقُلْ إِنَّمَا الْغَيْبُ لِلَّهِ فَانْتَظِرُوا إِنِّي مَعَكُمْ مِنَ الْمُنْتَظِرِينَ

Ata thonë: "Sikur t'i zbriste atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij!" Thuaju: "Gajbi (e fshehta) i takon vetëm Allahut. Pritni pra, se edhe unë po pres bashkë me ju."

وَإِذَا أَذَقْنَا النَّاسَ رَحْمَةً مِنْ بَعْدِ ضَرَّاءَ مَسَّتْهُمْ إِذَا لَهُمْ مَكْرٌ فِي آيَاتِنَا ۚ قُلِ اللَّهُ أَسْرَعُ مَكْرًا ۚ إِنَّ رُسُلَنَا يَكْتُبُونَ مَا تَمْكُرُونَ

Kur ua mundësojmë njerëzve të shijojnë mëshirën pas fatkeqësisë që i kishte goditur, ata thurin kurthe kundër ajeteve Tona (duke i përbuzur e përgënjeshtruar). Thuaju: "Allahu është më i shpejti në ngritjen e kurtheve." E, pa dyshim që të dërguarit Tanë shkruajnë çdo kurth që thurni.

هُوَ الَّذِي يُسَيِّرُكُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا كُنْتُمْ فِي الْفُلْكِ وَجَرَيْنَ بِهِمْ بِرِيحٍ طَيِّبَةٍ وَفَرِحُوا بِهَا جَاءَتْهَا رِيحٌ عَاصِفٌ وَجَاءَهُمُ الْمَوْجُ مِنْ كُلِّ مَكَانٍ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ أُحِيطَ بِهِمْ ۙ دَعَوُا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ لَئِنْ أَنْجَيْتَنَا مِنْ هَٰذِهِ لَنَكُونَنَّ مِنَ الشَّاكِرِينَ

Ai jua bën të mundur të udhëtoni nëpër tokë e det. Ndërkohë, kur (njerëzit) gjenden në anije, që lundron me ta me një ere të lehtë së cilës i gëzohen dhe pastaj u vjen një stuhi e furishme dhe dallgët i godasin nga çdo anë e mendojnë se do të mbyten, i luten Allahut, duke ia kushtuar adhurimin çiltërisht Atij: "Nëse na shpëton nga kjo, me të vërtetë do të jemi mirënjohës."

فَلَمَّا أَنْجَاهُمْ إِذَا هُمْ يَبْغُونَ فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ ۗ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّمَا بَغْيُكُمْ عَلَىٰ أَنْفُسِكُمْ ۖ مَتَاعَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ ثُمَّ إِلَيْنَا مَرْجِعُكُمْ فَنُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ

Por, sapo Ai i shpëton, ata bëjnë shkelje në tokë pa kurrfarë të drejte. O njerëz, shkelja juaj është vetëm kundër vetes suaj, një kënaqësi e jetës së kësaj bote. Më pas, te Ne do të ktheheni e Ne do t'ju njoftojmë për atë që keni punuar.

إِنَّمَا مَثَلُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاءٍ أَنْزَلْنَاهُ مِنَ السَّمَاءِ فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الْأَرْضِ مِمَّا يَأْكُلُ النَّاسُ وَالْأَنْعَامُ حَتَّىٰ إِذَا أَخَذَتِ الْأَرْضُ زُخْرُفَهَا وَازَّيَّنَتْ وَظَنَّ أَهْلُهَا أَنَّهُمْ قَادِرُونَ عَلَيْهَا أَتَاهَا أَمْرُنَا لَيْلًا أَوْ نَهَارًا فَجَعَلْنَاهَا حَصِيدًا كَأَنْ لَمْ تَغْنَ بِالْأَمْسِ ۚ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ

Në të vërtetë, jeta e kësaj bote i shëmbëllen shiut që e lëshojmë nga qielli, me të cilin përzihen bimët e tokës, me të cilat ushqehen njerëzit dhe kafshët, e, kur toka të lulëzojë e të zbukurohet dhe banorët e saj të mendojnë se tashmë mund t'i vjelin bimët e saj, vjen urdhri Ynë natën ose ditën dhe e bëjmë si të ishte e korrur, sikur të mos kishte qenë e lulëzuar dje. Kështu i shtjellojmë provat për njerëzit që mendojnë.

وَاللَّهُ يَدْعُو إِلَىٰ دَارِ السَّلَامِ وَيَهْدِي مَنْ يَشَاءُ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ

Allahu fton për në Shtëpinë e Paqes (Xhenet) dhe udhëzon atë që do në rrugën e drejtë.

لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا الْحُسْنَىٰ وَزِيَادَةٌ ۖ وَلَا يَرْهَقُ وُجُوهَهُمْ قَتَرٌ وَلَا ذِلَّةٌ ۚ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ

Atyre që bënë vepra të mira u takon e mira (Xheneti) dhe një shpërblim shtesë. Fytyrat e tyre nuk do të mbulohen nga errësira e as poshtërimi. Këta janë banorët e Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

وَالَّذِينَ كَسَبُوا السَّيِّئَاتِ جَزَاءُ سَيِّئَةٍ بِمِثْلِهَا وَتَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ ۖ مَا لَهُمْ مِنَ اللَّهِ مِنْ عَاصِمٍ ۖ كَأَنَّمَا أُغْشِيَتْ وُجُوهُهُمْ قِطَعًا مِنَ اللَّيْلِ مُظْلِمًا ۚ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ

Ndërkaq, ata që bëjnë vepra të këqija do të marrin dënimin përkatës për punët e këqija dhe do t'i mbulojë poshtërimi. Ata s'do të kenë asnjë mbrojtës nga Allahu. Fytyrat e tyre do të bëhen sikur të ishin mbuluar me copa të natës së errët. Këta janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

وَيَوْمَ نَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشْرَكُوا مَكَانَكُمْ أَنْتُمْ وَشُرَكَاؤُكُمْ ۚ فَزَيَّلْنَا بَيْنَهُمْ ۖ وَقَالَ شُرَكَاؤُهُمْ مَا كُنْتُمْ إِيَّانَا تَعْبُدُونَ

E, në ditën kur do t'i tubojmë të gjithë, do t'u themi atyre që i bënë shok Allahut: "Qëndroni në vendet tuaja, ju dhe idhujt tuaj!" Më pas do t'i ndajmë ata, ndërsa idhujt e tyre do të thonë: "Ju nuk na keni adhuruar ne.

فَكَفَىٰ بِاللَّهِ شَهِيدًا بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ إِنْ كُنَّا عَنْ عِبَادَتِكُمْ لَغَافِلِينَ

Mjafton Allahu si dëshmitar mes nesh dhe jush. Në të vërtetë, ne as që kemi ditur për adhurimin tuaj (ndaj nesh)."

هُنَالِكَ تَبْلُو كُلُّ نَفْسٍ مَا أَسْلَفَتْ ۚ وَرُدُّوا إِلَى اللَّهِ مَوْلَاهُمُ الْحَقِّ ۖ وَضَلَّ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَفْتَرُونَ

Atëherë, çdo shpirt do të marrë vesh atë që ka punuar më parë. Ata do të kthehen tek Allahu, te Mbrojtësi i tyre i vërtetë, dhe do t'u humbasin ata (zotat e rremë) që kishin sajuar.

قُلْ مَنْ يَرْزُقُكُمْ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ أَمَّنْ يَمْلِكُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَمَنْ يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَنْ يُدَبِّرُ الْأَمْرَ ۚ فَسَيَقُولُونَ اللَّهُ ۚ فَقُلْ أَفَلَا تَتَّقُونَ

Thuaj: "Kush ju furnizon nga qielli e Toka? Kush e ka në dorë dëgjimin dhe shikimin (tuaj)? Kush e nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe të vdekurën prej së gjallës? Kush i drejton çështjet?" Do të thonë: "Allahu." Thuaju: "E si nuk i frikësoheni, atëherë?!"

فَذَٰلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمُ الْحَقُّ ۖ فَمَاذَا بَعْدَ الْحَقِّ إِلَّا الضَّلَالُ ۖ فَأَنَّىٰ تُصْرَفُونَ

Pra, ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë! E, çfarë ka përtej së vërtetës, përveç humbjes? E, përse shmangeni, atëherë?!

كَذَٰلِكَ حَقَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى الَّذِينَ فَسَقُوا أَنَّهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ

Kështu jetësohet fjala e Zotit tënd ndaj atyre që tregohen të pabindur, për shkak se nuk besojnë.

قُلْ هَلْ مِنْ شُرَكَائِكُمْ مَنْ يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ ۚ قُلِ اللَّهُ يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ ۖ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ

Thuaj: "A ka ndonjë prej idhujve tuaj që e fillon krijimin e më pas e përsërit atë?" Thuaj: "Allahu është Ai që e fillon krijimin e mandej e përsërit atë. Pra, përse largoheni?!"

قُلْ هَلْ مِنْ شُرَكَائِكُمْ مَنْ يَهْدِي إِلَى الْحَقِّ ۚ قُلِ اللَّهُ يَهْدِي لِلْحَقِّ ۗ أَفَمَنْ يَهْدِي إِلَى الْحَقِّ أَحَقُّ أَنْ يُتَّبَعَ أَمَّنْ لَا يَهِدِّي إِلَّا أَنْ يُهْدَىٰ ۖ فَمَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ

Thuaj: "A ka ndonjë prej idhujve tuaj që udhëzon në të vërtetën?" Thuaj: "Vetëm Allahu udhëzon në të vërtetën. Atëherë, a është ai që udhëzon në të vërtetën më meritor që të ndiqet apo ai që s'mund të gjejë udhëzimin as për vete, përveç nëse e udhëzon ndokush?! Ç'keni pra që gjykoni kështu?!"

وَمَا يَتَّبِعُ أَكْثَرُهُمْ إِلَّا ظَنًّا ۚ إِنَّ الظَّنَّ لَا يُغْنِي مِنَ الْحَقِّ شَيْئًا ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِمَا يَفْعَلُونَ

Shumica e tyre ndjekin vetëm hamendjen. Por, hamendja është e kotë përballë së vërtetës. S'ka dyshim se Allahu e di mirë atë që bëjnë ata.

وَمَا كَانَ هَٰذَا الْقُرْآنُ أَنْ يُفْتَرَىٰ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَلَٰكِنْ تَصْدِيقَ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَتَفْصِيلَ الْكِتَابِ لَا رَيْبَ فِيهِ مِنْ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Ky Kuran nuk mund të bëhet nga askush tjetër përveç Allahut, por ai është vërtetues i shpalljeve para tij dhe shpjegues i Librit, për të cilin nuk ka dyshim se është nga Zoti i botëve.

أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ ۖ قُلْ فَأْتُوا بِسُورَةٍ مِثْلِهِ وَادْعُوا مَنِ اسْتَطَعْتُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ

Mos vallë, thonë: "Ai (Muhamedi) e trilloi atë (Kuranin)!"? Thuaju: "Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni në ndihmë kë të mundni, përveç Allahut, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni!"

بَلْ كَذَّبُوا بِمَا لَمْ يُحِيطُوا بِعِلْمِهِ وَلَمَّا يَأْتِهِمْ تَأْوِيلُهُ ۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۖ فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الظَّالِمِينَ

Jo, por ata e përgënjeshtruan atë që nuk e njohën mirë, para se t'u vinte paralajmërimi i tij. Kështu përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, por shiko se si ishte fundi i zullumqarëve!

وَمِنْهُمْ مَنْ يُؤْمِنُ بِهِ وَمِنْهُمْ مَنْ لَا يُؤْمِنُ بِهِ ۚ وَرَبُّكَ أَعْلَمُ بِالْمُفْسِدِينَ

Disa nga ata (do të) besojnë në të e disa nuk (do të) besojnë. Zoti yt i di më së miri shkatërrimtarët.

وَإِنْ كَذَّبُوكَ فَقُلْ لِي عَمَلِي وَلَكُمْ عَمَلُكُمْ ۖ أَنْتُمْ بَرِيئُونَ مِمَّا أَعْمَلُ وَأَنَا بَرِيءٌ مِمَّا تَعْمَلُونَ

Në qoftë se të quajnë gënjeshtar, thuaju: "Unë jam përgjegjës për punët e mia e ju jeni përgjegjës për punët tuaja. Ju nuk do të jepni llogari për atë që bëj unë e as unë nuk do të jap llogari për atë që bëni ju."

وَمِنْهُمْ مَنْ يَسْتَمِعُونَ إِلَيْكَ ۚ أَفَأَنْتَ تُسْمِعُ الصُّمَّ وَلَوْ كَانُوا لَا يَعْقِلُونَ

Mes tyre ka disa që të dëgjojnë, por a mund t'i bësh të shurdhrit të dëgjojnë, nëse ata nuk kuptojnë?

وَمِنْهُمْ مَنْ يَنْظُرُ إِلَيْكَ ۚ أَفَأَنْتَ تَهْدِي الْعُمْيَ وَلَوْ كَانُوا لَا يُبْصِرُونَ

Në mesin e tyre ka edhe disa që të shikojnë, por a mund t'i udhëzosh të verbrit, nëse ata nuk shohin?

إِنَّ اللَّهَ لَا يَظْلِمُ النَّاسَ شَيْئًا وَلَٰكِنَّ النَّاسَ أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

S'ka dyshim se Allahu nuk u bën njerëzve padrejtësi aspak, por njerëzit i bëjnë padrejtësi vetvetes.

وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ كَأَنْ لَمْ يَلْبَثُوا إِلَّا سَاعَةً مِنَ النَّهَارِ يَتَعَارَفُونَ بَيْنَهُمْ ۚ قَدْ خَسِرَ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِلِقَاءِ اللَّهِ وَمَا كَانُوا مُهْتَدِينَ

E, Ditën kur Ai do t'i tubojë ata, do t'u duket sikur të kenë qëndruar vetëm një çast të ditës, ku do të njohin njëri-tjetrin. Vërtet të humbur janë ata që e përgënjeshtruan takimin me Allahun dhe nuk qenë të udhëzuar në rrugë të drejtë.

وَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعْضَ الَّذِي نَعِدُهُمْ أَوْ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ ثُمَّ اللَّهُ شَهِيدٌ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ

Pavarësisht nëse të tregojmë diçka nga ajo me të cilën i kemi kërcënuar apo ta marrim shpirtin (para se t'i dënojmë), ata gjithsesi do të kthehen te Ne, pastaj Allahu është dëshmitar për çdo gjë që bëjnë ata.

وَلِكُلِّ أُمَّةٍ رَسُولٌ ۖ فَإِذَا جَاءَ رَسُولُهُمْ قُضِيَ بَيْنَهُمْ بِالْقِسْطِ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

Çdo popull pati të dërguar. E, kur të vijë i Dërguari i tyre, gjykohet ndërmjet tyre me drejtësi dhe nuk u bëhet e padrejtë.

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ

Ata thonë: "Kur do të jetësohet ky premtim, nëse jeni duke thënë të vërtetën?"

قُلْ لَا أَمْلِكُ لِنَفْسِي ضَرًّا وَلَا نَفْعًا إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ ۗ لِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ ۚ إِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ فَلَا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً ۖ وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ

Thuaju: "Unë nuk mund t'i bëj vetes as dëm e as dobi, përveç aq sa dëshiron Allahu. Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë atë për asnjë çast e as ta përshpejtojnë."

قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَتَاكُمْ عَذَابُهُ بَيَاتًا أَوْ نَهَارًا مَاذَا يَسْتَعْجِلُ مِنْهُ الْمُجْرِمُونَ

Thuaj: "Më thoni, nëse dënimi i Tij ju vjen natën ose ditën, cilën pjesë të tij do të dëshironin ta përshpejtonin zullumqarët?"

أَثُمَّ إِذَا مَا وَقَعَ آمَنْتُمْ بِهِ ۚ آلْآنَ وَقَدْ كُنْتُمْ بِهِ تَسْتَعْجِلُونَ

Apo, vetëm kur të ndodhë do ta besoni? A e besoni tash, ndërkohë që më parë kërkonit përshpejtimin e tij?!

ثُمَّ قِيلَ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا ذُوقُوا عَذَابَ الْخُلْدِ هَلْ تُجْزَوْنَ إِلَّا بِمَا كُنْتُمْ تَكْسِبُونَ

Pastaj, atyre që bënë padrejtësi, do t'u thuhet: "Shijoni dënimin e përjetshëm! A mos po ndëshkoheni për diçka tjetër përveç asaj që keni punuar?"

وَيَسْتَنْبِئُونَكَ أَحَقٌّ هُوَ ۖ قُلْ إِي وَرَبِّي إِنَّهُ لَحَقٌّ ۖ وَمَا أَنْتُمْ بِمُعْجِزِينَ

Ata do të të pyesin: "A njëmend është i vërtetë (ky dënim)?" Thuaju: "Po, për Zotin tim, s'ka dyshim që është i vërtetë dhe ju s'do të mund t'i shpëtoni."

وَلَوْ أَنَّ لِكُلِّ نَفْسٍ ظَلَمَتْ مَا فِي الْأَرْضِ لَافْتَدَتْ بِهِ ۗ وَأَسَرُّوا النَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُا الْعَذَابَ ۖ وَقُضِيَ بَيْنَهُمْ بِالْقِسْطِ ۚ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

Çdo shpirt keqbërës, sikur të kishte gjithë pasurinë që gjendet në Tokë, do ta jepte si shkëmbesë (për t'u liruar nga dënimi). Ata do të fshehin pendimin kur të shohin dënimin dhe do të gjykohen me drejtësi e nuk do t'u bëhet e padrejtë.

أَلَا إِنَّ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ أَلَا إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ

S'ka dyshim se Allahut i takon gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Sigurisht që premtimi i Allahut është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.

هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

Ai jep jetë e vdekje dhe tek Ai do të ktheheni.

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُمْ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ

O njerëz! Tashmë ju ka ardhur këshillë nga Zoti juaj, shërim për zemrat dhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.

قُلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَٰلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ

Thuaju: "Me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, pra, me këto le të gëzohen, se kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë."

قُلْ أَرَأَيْتُمْ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ لَكُمْ مِنْ رِزْقٍ فَجَعَلْتُمْ مِنْهُ حَرَامًا وَحَلَالًا قُلْ آللَّهُ أَذِنَ لَكُمْ ۖ أَمْ عَلَى اللَّهِ تَفْتَرُونَ

Thuaj: "Më tregoni për rrizkun që jua ka zbritur Allahu, një pjesë të të cilit e bëtë të ndaluar e një pjesë të lejuar!" Thuaju: "A ju ka dhënë leje Allahu për këtë apo po trilloni gënjeshtra për Allahun?"

وَمَا ظَنُّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَشْكُرُونَ

E, çfarë do të mendojnë ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun në Ditën e Kiametit? Me të vërtetë, Allahu është shumë Bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.

وَمَا تَكُونُ فِي شَأْنٍ وَمَا تَتْلُو مِنْهُ مِنْ قُرْآنٍ وَلَا تَعْمَلُونَ مِنْ عَمَلٍ إِلَّا كُنَّا عَلَيْكُمْ شُهُودًا إِذْ تُفِيضُونَ فِيهِ ۚ وَمَا يَعْزُبُ عَنْ رَبِّكَ مِنْ مِثْقَالِ ذَرَّةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ وَلَا أَصْغَرَ مِنْ ذَٰلِكَ وَلَا أَكْبَرَ إِلَّا فِي كِتَابٍ مُبِينٍ

Sa herë që merresh me ndonjë çështje ose lexon për të nga Kurani dhe sa herë që bëni ndonjë punë, Ne jemi Mbikëqyrës mbi ju kur ju e kryeni atë. Zotit tënd s'mund t'i fshihet asnjë grimcë në Tokë e as në qiell, madje nuk ka asgjë, qoftë më e vogël (se grimca), qoftë më e madhe, që nuk është shënuar në një Libër të qartë.

أَلَا إِنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّهِ لَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Pa dyshim, miqtë e Allahut as do të kenë frikë, as do të pikëllohen,

الَّذِينَ آمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ

ata (janë) të cilët besojnë dhe i frikësohen Allahut.

لَهُمُ الْبُشْرَىٰ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ ۚ لَا تَبْدِيلَ لِكَلِمَاتِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

Për ta ka myzhde në këtë jetë dhe në botën tjetër. Nuk ka ndryshim në fjalët e Allahut. Kjo është fitorja e madhe.

وَلَا يَحْزُنْكَ قَوْلُهُمْ ۘ إِنَّ الْعِزَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًا ۚ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

Të të mos brengosin fjalët e tyre. Në të vërtetë, tërë fuqia e krenaria i përket Allahut. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.

أَلَا إِنَّ لِلَّهِ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ ۗ وَمَا يَتَّبِعُ الَّذِينَ يَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ شُرَكَاءَ ۚ إِنْ يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ وَإِنْ هُمْ إِلَّا يَخْرُصُونَ

S'ka dyshim se Allahut i takon gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ndërkaq, ata që adhurojnë të tjerë në vend të Allahut, në të vërtetë, nuk ndjekin gjë tjetër përveç hamendjes dhe vetëm gënjejnë.

هُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ اللَّيْلَ لِتَسْكُنُوا فِيهِ وَالنَّهَارَ مُبْصِرًا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَسْمَعُونَ

Ai jua bëri natën për të pushuar në të, ndërsa ditën jua bëri dritë. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që ua vënë veshin.

قَالُوا اتَّخَذَ اللَّهُ وَلَدًا ۗ سُبْحَانَهُ ۖ هُوَ الْغَنِيُّ ۖ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ إِنْ عِنْدَكُمْ مِنْ سُلْطَانٍ بِهَٰذَا ۚ أَتَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ

Ata thonë: "Allahu ka fëmijë." I Patëmeta është Ai! Ai është i Panevojë. E Tija është gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Ju nuk keni asnjë dëshmi për këtë. Përse thoni për Allahun diçka që nuk dini?!

قُلْ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ لَا يُفْلِحُونَ

Thuaj: "S'ka dyshim se ata që sajojnë gënjeshtra për Allahun, nuk do të shpëtojnë."

مَتَاعٌ فِي الدُّنْيَا ثُمَّ إِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ ثُمَّ نُذِيقُهُمُ الْعَذَابَ الشَّدِيدَ بِمَا كَانُوا يَكْفُرُونَ

Ajo është vetëm një kënaqësi e shkurtër në këtë botë, pastaj do të kthehen te Ne dhe do t'i bëjmë të shijojnë dënimin e rëndë, për shkak se nuk besonin.

وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ نُوحٍ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ إِنْ كَانَ كَبُرَ عَلَيْكُمْ مَقَامِي وَتَذْكِيرِي بِآيَاتِ اللَّهِ فَعَلَى اللَّهِ تَوَكَّلْتُ فَأَجْمِعُوا أَمْرَكُمْ وَشُرَكَاءَكُمْ ثُمَّ لَا يَكُنْ أَمْرُكُمْ عَلَيْكُمْ غُمَّةً ثُمَّ اقْضُوا إِلَيَّ وَلَا تُنْظِرُونِ

Ua trego atyre ngjarjen e Nuhut, kur i tha popullit të vet: "O populli im, nëse qëndrimi im mes jush dhe rikujtimi im i ajeteve të Allahut ju duket i rëndë, atëherë ta dini se unë i jam mbështetur Allahut. Prandaj, merrni vendim (kundër meje) bashkë me idhujt tuaj dhe mos e fshihni vendimin, pastaj veproni kundër meje e mos më lini kohë.

فَإِنْ تَوَلَّيْتُمْ فَمَا سَأَلْتُكُمْ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى اللَّهِ ۖ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ

Por, nëse ktheni shpinën, atëherë dijeni se nuk po ju kërkoj asnjë shpërblim, sepse shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Unë jam urdhëruar të jem prej muslimanëve (të nënshtruarve ndaj Allahut).

فَكَذَّبُوهُ فَنَجَّيْنَاهُ وَمَنْ مَعَهُ فِي الْفُلْكِ وَجَعَلْنَاهُمْ خَلَائِفَ وَأَغْرَقْنَا الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا ۖ فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُنْذَرِينَ

Por, ata e quajtën atë (Nuhun) gënjeshtar, e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije e i bëmë pasardhës, ndërsa i fundosëm ata që përgënjeshtruan ajetet Tona. Shih pra si ishte fundi i atyre që qenë paralajmëruar!

ثُمَّ بَعَثْنَا مِنْ بَعْدِهِ رُسُلًا إِلَىٰ قَوْمِهِمْ فَجَاءُوهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ فَمَا كَانُوا لِيُؤْمِنُوا بِمَا كَذَّبُوا بِهِ مِنْ قَبْلُ ۚ كَذَٰلِكَ نَطْبَعُ عَلَىٰ قُلُوبِ الْمُعْتَدِينَ

Pastaj, pas tij çuam të dërguar te popujt e tyre, të cilët u erdhën me dëshmi të qarta, por ata nuk deshën të besonin atë që kishin përgënjeshtruar më parë. Kështu i vulosim zemrat e atyre që i kalojnë kufijtë.

ثُمَّ بَعَثْنَا مِنْ بَعْدِهِمْ مُوسَىٰ وَهَارُونَ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ بِآيَاتِنَا فَاسْتَكْبَرُوا وَكَانُوا قَوْمًا مُجْرِمِينَ

Mandej, pas tyre dërguam Musain dhe Harunin te Faraoni dhe paria e tij me provat Tona, por ata u treguan mendjemëdhenj dhe ishin popull keqbërës.

فَلَمَّا جَاءَهُمُ الْحَقُّ مِنْ عِنْدِنَا قَالُوا إِنَّ هَٰذَا لَسِحْرٌ مُبِينٌ

Kur u erdhi atyre e vërteta nga Ne, thanë: "Vërtet, kjo është magji e kulluar."

قَالَ مُوسَىٰ أَتَقُولُونَ لِلْحَقِّ لَمَّا جَاءَكُمْ ۖ أَسِحْرٌ هَٰذَا وَلَا يُفْلِحُ السَّاحِرُونَ

Musai tha: "Vallë, për të vërtetën thoni kështu, pasi ju ka ardhur?! Si mund të jetë kjo magji, ndërkohë që magjistarët nuk mund të shpëtojnë?!"

قَالُوا أَجِئْتَنَا لِتَلْفِتَنَا عَمَّا وَجَدْنَا عَلَيْهِ آبَاءَنَا وَتَكُونَ لَكُمَا الْكِبْرِيَاءُ فِي الْأَرْضِ وَمَا نَحْنُ لَكُمَا بِمُؤْمِنِينَ

Ata thanë: "A ke ardhur te ne që të na largosh nga ajo që i gjetëm baballarët tanë dhe që ju të dy të keni epërsi në tokë? Ne nuk do t'ju besojmë."

وَقَالَ فِرْعَوْنُ ائْتُونِي بِكُلِّ سَاحِرٍ عَلِيمٍ

Faraoni tha: "Më sillni çdo magjistar të ditur!"

فَلَمَّا جَاءَ السَّحَرَةُ قَالَ لَهُمْ مُوسَىٰ أَلْقُوا مَا أَنْتُمْ مُلْقُونَ

Kur erdhën magjistarët, Musai u tha atyre: "Hidhni atë që keni për të hedhur!"

فَلَمَّا أَلْقَوْا قَالَ مُوسَىٰ مَا جِئْتُمْ بِهِ السِّحْرُ ۖ إِنَّ اللَّهَ سَيُبْطِلُهُ ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يُصْلِحُ عَمَلَ الْمُفْسِدِينَ

Kur ata hodhën, Musai tha: "Ajo që sollët ju është magji", por Allahu do ta shkatërrojë atë. S'ka dyshim se Allahu nuk e pranon si të mirë punën e shkatërrimtarëve.

وَيُحِقُّ اللَّهُ الْحَقَّ بِكَلِمَاتِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُجْرِمُونَ

Allahu e përforcon të vërtetën me fjalët e Tij, edhe pse këtë e urrejnë keqbërësit.

فَمَا آمَنَ لِمُوسَىٰ إِلَّا ذُرِّيَّةٌ مِنْ قَوْمِهِ عَلَىٰ خَوْفٍ مِنْ فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِمْ أَنْ يَفْتِنَهُمْ ۚ وَإِنَّ فِرْعَوْنَ لَعَالٍ فِي الْأَرْضِ وَإِنَّهُ لَمِنَ الْمُسْرِفِينَ

Por, Musait i besoi vetëm një pakicë nga populli i tij, për shkak të frikës nga Faraoni dhe paria e tij, se do t'i sprovonte. Vërtet, Faraoni ishte mendjemadh në Tokë dhe me të vërtetë i kalonte kufijtë.

وَقَالَ مُوسَىٰ يَا قَوْمِ إِنْ كُنْتُمْ آمَنْتُمْ بِاللَّهِ فَعَلَيْهِ تَوَكَّلُوا إِنْ كُنْتُمْ مُسْلِمِينَ

Musai tha: "O populli im, nëse vërtet e besoni Allahun, atëherë mbështetjuni vetëm Atij, nëse jeni muslimanë (të nënshtruar ndaj Tij)!"

فَقَالُوا عَلَى اللَّهِ تَوَكَّلْنَا رَبَّنَا لَا تَجْعَلْنَا فِتْنَةً لِلْقَوْمِ الظَّالِمِينَ

Ata thanë: "Ne i mbështetemi vetëm Allahut. Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin zullumqar

وَنَجِّنَا بِرَحْمَتِكَ مِنَ الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ

dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga populli jobesimtar!"

وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ وَأَخِيهِ أَنْ تَبَوَّآ لِقَوْمِكُمَا بِمِصْرَ بُيُوتًا وَاجْعَلُوا بُيُوتَكُمْ قِبْلَةً وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ ۗ وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ

Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: "Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt, bëjini shtëpitë tuaja faltore dhe faleni namazin. Dhe përgëzoji besimtarët!"

وَقَالَ مُوسَىٰ رَبَّنَا إِنَّكَ آتَيْتَ فِرْعَوْنَ وَمَلَأَهُ زِينَةً وَأَمْوَالًا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا رَبَّنَا لِيُضِلُّوا عَنْ سَبِيلِكَ ۖ رَبَّنَا اطْمِسْ عَلَىٰ أَمْوَالِهِمْ وَاشْدُدْ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُوا حَتَّىٰ يَرَوُا الْعَذَابَ الْأَلِيمَ

Musai tha: “Zoti ynë, Ti i dhe Faraonit dhe parisë së tij stoli e pasuri në këtë jetë, Zoti ynë, ndërkohë që ata largojnë (të tjerët) nga rruga Jote! Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre dhe vulosua zemrat, që të mos besojnë derisa të shohin dënimin e dhembshëm!"

قَالَ قَدْ أُجِيبَتْ دَعْوَتُكُمَا فَاسْتَقِيمَا وَلَا تَتَّبِعَانِّ سَبِيلَ الَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ

Ai tha: "Lutja e juve të dyve u pranua. Prandaj, qëndroni të patundur (në rrugën e drejtë) e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë."

وَجَاوَزْنَا بِبَنِي إِسْرَائِيلَ الْبَحْرَ فَأَتْبَعَهُمْ فِرْعَوْنُ وَجُنُودُهُ بَغْيًا وَعَدْوًا ۖ حَتَّىٰ إِذَا أَدْرَكَهُ الْغَرَقُ قَالَ آمَنْتُ أَنَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا الَّذِي آمَنَتْ بِهِ بَنُو إِسْرَائِيلَ وَأَنَا مِنَ الْمُسْلِمِينَ

Ne i kaluam bijtë e Israilit përtej detit, ndërsa Faraoni dhe ushtria e tij i ndoqën nga pas mizorisht e armiqësisht. Por, kur nisi të fundosej, tha: "Po besoj se nuk ka zot të vërtetë përveç Atij që i besuan bijtë e Israilit dhe unë jam në mesin e muslimanëve (të nënshtruarve ndaj Allahut)."

آلْآنَ وَقَدْ عَصَيْتَ قَبْلُ وَكُنْتَ مِنَ الْمُفْسِدِينَ

Vallë, tash (po beson), ndërkohë që më parë ishe i pabindur e shkatërrimtar?!

فَالْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ آيَةً ۚ وَإِنَّ كَثِيرًا مِنَ النَّاسِ عَنْ آيَاتِنَا لَغَافِلُونَ

Sot po ta shpëtojmë trupin tënd, që të bëhesh mësim për ata që vijnë pas teje. Vërtet, shumë njerëz janë plotësisht të shkujdesur ndaj shenjave Tona.

وَلَقَدْ بَوَّأْنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ مُبَوَّأَ صِدْقٍ وَرَزَقْنَاهُمْ مِنَ الطَّيِّبَاتِ فَمَا اخْتَلَفُوا حَتَّىٰ جَاءَهُمُ الْعِلْمُ ۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِي بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فِيمَا كَانُوا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ

Ne i vendosëm bijtë e Israilit në një vend fisnik dhe i begatuam me të mira, por ata nuk u përçanë derisa u erdhi dija. S'ka dyshim se Zoti yt do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që kundërshtoheshin.

فَإِنْ كُنْتَ فِي شَكٍّ مِمَّا أَنْزَلْنَا إِلَيْكَ فَاسْأَلِ الَّذِينَ يَقْرَءُونَ الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكَ ۚ لَقَدْ جَاءَكَ الْحَقُّ مِنْ رَبِّكَ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الْمُمْتَرِينَ

Nëse je në mëdyshje lidhur me atë që ta kemi shpallur, atëherë pyeti ata që lexojnë Shkrimet para teje. S'ka dyshim se ty të ka ardhur e vërteta nga Zoti yt, andaj kurrsesi mos u bëj prej atyre që dyshojnë.

وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِ اللَّهِ فَتَكُونَ مِنَ الْخَاسِرِينَ

Dhe kurrsesi mos u bëj prej atyre që përgënjeshtrojnë ajetet e Allahut e të bëhesh prej të humburve.

إِنَّ الَّذِينَ حَقَّتْ عَلَيْهِمْ كَلِمَتُ رَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ

Vërtet, ata që merituan vendimin e Zotit tënd, nuk do të besojnë,

وَلَوْ جَاءَتْهُمْ كُلُّ آيَةٍ حَتَّىٰ يَرَوُا الْعَذَابَ الْأَلِيمَ

edhe sikur t'u vinin të gjitha provat, derisa të shihnin dënimin e dhembshëm.

فَلَوْلَا كَانَتْ قَرْيَةٌ آمَنَتْ فَنَفَعَهَا إِيمَانُهَا إِلَّا قَوْمَ يُونُسَ لَمَّا آمَنُوا كَشَفْنَا عَنْهُمْ عَذَابَ الْخِزْيِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَمَتَّعْنَاهُمْ إِلَىٰ حِينٍ

Përse nuk pati ndonjë qytet që do të besonte (para se t'u vinte dënimi), e t'u bënte dobi besimi i tyre, me përjashtim të popullit të Junusit, të cilëve, kur besuan, ua larguam dënimin poshtërues në këtë botë dhe i lamë të kënaqeshin për një kohë?!

وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَآمَنَ مَنْ فِي الْأَرْضِ كُلُّهُمْ جَمِيعًا ۚ أَفَأَنْتَ تُكْرِهُ النَّاسَ حَتَّىٰ يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ

Po të donte Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë, që të gjithë. Vallë, a do t'i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë?!

وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَنْ تُؤْمِنَ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ ۚ وَيَجْعَلُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لَا يَعْقِلُونَ

Askush nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ai e lëshon dënimin mbi ata që nuk mendojnë.

قُلِ انْظُرُوا مَاذَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَمَا تُغْنِي الْآيَاتُ وَالنُّذُرُ عَنْ قَوْمٍ لَا يُؤْمِنُونَ

Thuaj: "Vështroni çfarë ka në qiej dhe në Tokë! Por, shenjat dhe paralajmërimet nuk u bëjnë dobi njerëzve që nuk besojnë."

فَهَلْ يَنْتَظِرُونَ إِلَّا مِثْلَ أَيَّامِ الَّذِينَ خَلَوْا مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ قُلْ فَانْتَظِرُوا إِنِّي مَعَكُمْ مِنَ الْمُنْتَظِرِينَ

Mos presin ata gjë tjetër pos diçkaje të ngjashme me ditët e dënimit të atyre që kishin jetuar më parë? Thuaj: "Pritni pra, se edhe unë jam duke pritur me ju."

ثُمَّ نُنَجِّي رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُوا ۚ كَذَٰلِكَ حَقًّا عَلَيْنَا نُنْجِ الْمُؤْمِنِينَ

Atëherë, Ne i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan. Kështu pra, është detyrë Jona që t'i shpëtojmë besimtarët.

قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنْ كُنْتُمْ فِي شَكٍّ مِنْ دِينِي فَلَا أَعْبُدُ الَّذِينَ تَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَلَٰكِنْ أَعْبُدُ اللَّهَ الَّذِي يَتَوَفَّاكُمْ ۖ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ

Thuaj: "O njerëz, nëse dyshoni në fenë time, atëherë dijeni se unë nuk adhuroj ata që i adhuroni ju në vend të Allahut, por e adhuroj Allahun, i Cili jua merr shpirtrat. Unë jam urdhëruar të jem prej besimtarëve."

وَأَنْ أَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الْمُشْرِكِينَ

Dhe (më është thënë): "Ktheje fytyrën nga feja (e vërtetë) duke qenë besimdrejtë dhe assesi mos u bëj nga idhujtarët!

وَلَا تَدْعُ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَنْفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَ ۖ فَإِنْ فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِنَ الظَّالِمِينَ

Dhe mos iu lut askujt tjetër përveç Allahut. Ata nuk mund të të bëjnë as dobi e as dëm! Po qe se do ta bëje këtë, do të ishe i padrejtë."

وَإِنْ يَمْسَسْكَ اللَّهُ بِضُرٍّ فَلَا كَاشِفَ لَهُ إِلَّا هُوَ ۖ وَإِنْ يُرِدْكَ بِخَيْرٍ فَلَا رَادَّ لِفَضْلِهِ ۚ يُصِيبُ بِهِ مَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ ۚ وَهُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë nuk do të mund të ta largojë atë askush përveç Tij, e, nëse Ai dëshiron të të dhurojë ndonjë mirësi, s'ka kush që mund ta pengojë bujarinë e Tij. Ai ia jep atë kujt të dojë nga robërit e Tij. Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَكُمُ الْحَقُّ مِنْ رَبِّكُمْ ۖ فَمَنِ اهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا ۖ وَمَا أَنَا عَلَيْكُمْ بِوَكِيلٍ

Thuaj: "O njerëz! Tashmë ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj. Kushdo që udhëzohet në rrugë të drejtë, është udhëzuar vetëm për të mirën e vetvetes dhe kushdo që humbet, humbet në dëm të vetvetes, e unë nuk jam mbikëqyrës juaji."

وَاتَّبِعْ مَا يُوحَىٰ إِلَيْكَ وَاصْبِرْ حَتَّىٰ يَحْكُمَ اللَّهُ ۚ وَهُوَ خَيْرُ الْحَاكِمِينَ

Ndiq atë që të është shpallur dhe duro derisa të gjykojë Allahu! Ai është Gjykatësi më i mirë.