1Elif, lam, ra. Këtë Libër ta zbritëm ty, që t'i nxjerrësh njerëzit nga errësirat në dritë, me lejen e Zotit të tyre, në rrugën e të Gjithëfuqishmit, të Lavdëruarit,
3të cilët i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj tjetrës dhe pengojnë (njerëzit) nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembërojnë atë. Këta janë në një humbje të largët.
4Ne nuk çuam asnjë të Dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij, që t'ua sqarojë atyre (fenë). Por, Allahu e humb atë që do dhe e udhëzon atë që do. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
5Ne e dërguam Musain me provat Tona (e i thamë): "Nxirre popullin tënd nga errësirat në dritë dhe kujtojua atyre ditët e Allahut!" Me të vërtetë, në këtë ka shenja për këdo që është njëmend durimtar e falënderues.
6Kur Musai i tha popullit të vet: "Kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush kur ju shpëtoi nga populli i Faraonit, të cilët ju shkaktonin shumë vuajtje: jua thernin djemtë dhe jua linin të gjalla vajzat. Kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj."
9A nuk ju ka ardhur lajmi për ata që ishin para jush, për popullin e Nuhut, për adët, për themudët dhe për ata pas tyre, të cilët i di vetëm Allahu? Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, por ata i vunë duart në gojë (nga zemërimi) dhe thanë: "Ne e mohojmë atë me të cilën jeni dërguar dhe vërtet jemi në mëdyshje të madhe lidhur me atë në të cilën na thërrisni."
10Të dërguarit e tyre thanë: "Vallë, a mund të dyshohet në Allahun, Krijuesin e qiejve e të Tokës?! Ai ju thërret që t'jua falë gjynahet dhe t'ju japë afat deri në një kohë të caktuar." Ata thanë: "Ju jeni vetëm njerëz sikurse ne! Ju doni të na largoni nga ajo që adhuronin të parët tanë. Na sillni atëherë një provë të qartë."
11Të dërguarit e tyre u thanë: "Ne vërtet jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu i jep dhunti kujt të dojë prej robërve të Tij. E, ne nuk kemi fuqi t'ju sjellim prova përveçse me lejen e Allahut. Vetëm Allahut le t'i mbështeten besimtarët.
12E përse të mos i mbështetemi Allahut, ndërkohë që Ai na ka udhëzuar në rrugë të drejtë?! Ne njëmend do të bëjmë durim kundrejt vuajtjeve që na i shkaktoni ju. Vetëm Allahut le t'i mbështeten ata që mbështeten."
13Ndërkaq, ata që mohuan u thanë të dërguarve të tyre: "Do t'ju dëbojmë nga Toka jonë ose do të ktheheni në fenë tonë." Atëherë, atyre u shpalli Zoti i tyre: "Ne, gjithsesi do t'i shkatërrojmë zullumqarët
18Veprat e atyre që mohuan Zotin e tyre i ngjajnë një hiri që e shpluhuron një erë e fortë në një ditë të stuhishme. Atyre s'do t'u bëjë dobi asgjë që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe.
21Të gjithë do të dalin para Allahut. Atëherë, të dobëtit do t'u thonë mendjemëdhenjve: "Ne ishim ndjekësit tuaj, prandaj a nuk do të na e lehtësoni sadopak dënimin e Allahut?" Ata thanë: "Sikur të na udhëzonte Allahu në rrugë të drejtë, edhe ne do t'ju udhëzonim ju. Është krejt njësoj, u ankuam apo duruam, për ne nuk ka shpëtim."
22Kur çështja mori fund, shejtani tha: "Vërtet Allahu ju bëri premtim të vërtetë, ndërsa unë ju premtova e ju mashtrova, por unë nuk pata pushtet mbi ju, vetëm se ju thirra dhe ju m'u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni vetveten! Unë s'mund t'ju ndihmoj juve e as ju s'mund të më ndihmoni mua." Unë e mohoj adhurimin që ma bëtë më parë krahas Allahut. Sigurisht që për zullumqarët do të ketë dënim të dhembshëm.
23Ndërkaq, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, me lejen e Zotit të tyre, do të futen në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të banojnë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre do të jetë: "Selam (Paqe)!"
27Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e qëndrueshme, si në këtë jetë, ashtu dhe në botën tjetër, dhe Allahu i humb keqbërësit. Allahu bën çfarë të dojë.
31Thuaju robërve të Mi që besuan, që të falin namazin dhe të japin fshehtas e haptas nga ajo që u kemi dhënë, para se të vijë një Ditë në të cilën nuk do të ketë as tregti e as miqësi.
32Allahu është Ai që krijoi qiejt e Tokën dhe lëshoi shi nga qielli, përmes të cilit nxori fruta si ushqim për ju. Ai nënshtroi për ju anijet që lundrojnë në det me urdhrin e Tij dhe jua nënshtroi lumenjtë.
34Ai ju dha gjithçka që kërkuat. Edhe nëse do të përpiqeshit t'i numëronit dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t'i numëronit. Njëmend njeriu është shumë i padrejtë dhe shumë mosmirënjohës.
36Zoti im, ata çuan në humbje shumë njerëz! Kushdo që më ndjek mua, ai është prej meje, ndërsa për atë që më kundërshton, Ti je vërtet Falës i Madh e Mëshirëplotë.
37Zoti ynë, unë kam vendosur një pjesë të pasardhësve të mi në një luginë pa bimësi pranë Shtëpisë Sate të shenjtë, që të falin namazin, o Zoti ynë! Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të anojnë nga ata dhe furnizoji me fruta, që të jenë mirënjohës!
42Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëjnë zullumqarët. Ai thjesht po i lë ata deri në një Ditë kur sytë e tyre do të shtangen,
43e do të çohen (nga varret) me rrëmbim, duke ngritur kokat (për të parë ç'po ndodh). Ata s'do të mund t'i lëvizin sytë dhe zemrat do t'i kenë të zbrazëta.
44Dhe paralajmëroji njerëzit për ditën kur do t'u vijë dënimi! Atëherë ata që ishin të padrejtë do të thonë: "Zoti ynë, na e shtyj edhe pak afatin, që t'i përgjigjemi thirrjes Sate dhe t'i pasojmë të dërguarit." A nuk betoheshit më parë se nuk do të kishte zhdukje për ju?
48Ditën kur Toka do të zëvendësohet me një Tokë tjetër, por edhe qiejt, e (krijesat) do të dalin para Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit të Pamposhtur.
52Ky (Kuran) është shpallje për njerëzit, që t'u tërhiqet vërejtja përmes tij dhe që ta dinë se në të vërtetë Ai (Allahu) është një Zot i Vetëm, si dhe që të marrin mësim ata që kanë mend.