١سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَىٰ بِعَبْدِهِ لَيْلًا مِنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الْأَقْصَى الَّذِي بَارَكْنَا حَوْلَهُ لِنُرِيَهُ مِنْ آيَاتِنَا ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ
1I patëmeta është Ai që e barti robin e Vet (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) në Xhaminë Aksa, rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t'i treguar disa nga shenjat Tona. Me të vërtetë, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.
٢وَآتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ وَجَعَلْنَاهُ هُدًى لِبَنِي إِسْرَائِيلَ أَلَّا تَتَّخِذُوا مِنْ دُونِي وَكِيلًا
2Ne ia dhamë Musait Librin, të cilin e bëmë udhërrëfyes për bijtë e Israilit (duke u thënë): "Mos merrni ndonjë mbrojtës përveç Meje,
٣ذُرِّيَّةَ مَنْ حَمَلْنَا مَعَ نُوحٍ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَبْدًا شَكُورًا
3o pasardhës të atyre që i bartëm me Nuhun! Ai ishte njëmend rob falënderues."
٤وَقَضَيْنَا إِلَىٰ بَنِي إِسْرَائِيلَ فِي الْكِتَابِ لَتُفْسِدُنَّ فِي الْأَرْضِ مَرَّتَيْنِ وَلَتَعْلُنَّ عُلُوًّا كَبِيرًا
4Ne u shpallëm bijve të Israilit në Libër: "Ju do të bëni dy herë shkatërrime në Tokë dhe do të bëheni shumë mizorë."
٥فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ أُولَاهُمَا بَعَثْنَا عَلَيْكُمْ عِبَادًا لَنَا أُولِي بَأْسٍ شَدِيدٍ فَجَاسُوا خِلَالَ الدِّيَارِ ۚ وَكَانَ وَعْدًا مَفْعُولًا
5Kur erdhi paralajmërimi i parë, Ne dërguam kundër jush disa nga robërit Tanë të fuqishëm që shkelnin shtëpi më shtëpi. Ky qe një paralajmërim që duhej përmbushur.
٦ثُمَّ رَدَدْنَا لَكُمُ الْكَرَّةَ عَلَيْهِمْ وَأَمْدَدْنَاكُمْ بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَجَعَلْنَاكُمْ أَكْثَرَ نَفِيرًا
6Pastaj ju dhamë sërish fitore kundër tyre, ju ndihmuam me pasuri e djem dhe ju bëmë më të shumtë në numër.
٧إِنْ أَحْسَنْتُمْ أَحْسَنْتُمْ لِأَنْفُسِكُمْ ۖ وَإِنْ أَسَأْتُمْ فَلَهَا ۚ فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ الْآخِرَةِ لِيَسُوءُوا وُجُوهَكُمْ وَلِيَدْخُلُوا الْمَسْجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَلِيُتَبِّرُوا مَا عَلَوْا تَتْبِيرًا
7Nëse bëni mirë, e keni për vete, e, nëse bëni keq, e bëni kundër vetes. Kur erdhi koha e përmbushjes së paralajmërimit të dytë, (Ne dërguam robër) që t'i poshtëronin fytyrat tuaja dhe të hynin në xhami, siç kishin hyrë herën e parë, dhe të rrënonin gjithçka që pushtonin.
٨عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَنْ يَرْحَمَكُمْ ۚ وَإِنْ عُدْتُمْ عُدْنَا ۘ وَجَعَلْنَا جَهَنَّمَ لِلْكَافِرِينَ حَصِيرًا
8Ndoshta, Zoti juaj do t'ju mëshirojë, por, nëse ju ktheheni (në gjynahe), edhe Ne do të kthehemi (në ndëshkim). Ne e kemi bërë Xhehenemin burg për jobesimtarët.
٩إِنَّ هَٰذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًا كَبِيرًا
9Me të vërtetë, ky Kuran udhëzon në atë që është më e drejta dhe i përgëzon besimtarët që bëjnë vepra të mira se do të kenë shpërblim të madh.
١٠وَأَنَّ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ أَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا
10Ndërkaq, për ata që nuk besojnë jetën tjetër kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
١١وَيَدْعُ الْإِنْسَانُ بِالشَّرِّ دُعَاءَهُ بِالْخَيْرِ ۖ وَكَانَ الْإِنْسَانُ عَجُولًا
11Njeriu lutet për keq, ashtu siç lutet për mirë; njeriu është njëmend i nxituar.
١٢وَجَعَلْنَا اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ آيَتَيْنِ ۖ فَمَحَوْنَا آيَةَ اللَّيْلِ وَجَعَلْنَا آيَةَ النَّهَارِ مُبْصِرَةً لِتَبْتَغُوا فَضْلًا مِنْ رَبِّكُمْ وَلِتَعْلَمُوا عَدَدَ السِّنِينَ وَالْحِسَابَ ۚ وَكُلَّ شَيْءٍ فَصَّلْنَاهُ تَفْصِيلًا
12Ne i bëmë natën dhe ditën dy shenja, por Ne e errësuam treguesin e natës, ndërsa treguesin e ditës e bëmë të ndritshëm, që të kërkoni dhuntitë e Zotit tuaj dhe të dini numrin e viteve dhe llogaritjen e kohës. Ne kemi shpjeguar çdo gjë në hollësi.
١٣وَكُلَّ إِنْسَانٍ أَلْزَمْنَاهُ طَائِرَهُ فِي عُنُقِهِ ۖ وَنُخْرِجُ لَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ كِتَابًا يَلْقَاهُ مَنْشُورًا
13Çdo njeriu ia kemi lidhur punën e tij në qafë, kurse në Ditën e Kiametit do t'i nxjerrim atij një libër, të cilin do ta gjejë të hapur (e do t'i themi):
١٤اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَىٰ بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا
14"Lexo librin tënd! Mjafton që ti të jesh sot llogaritës i vetvetes."
١٥مَنِ اهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا ۚ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ ۗ وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّىٰ نَبْعَثَ رَسُولًا
15Kushdo që ndjek rrugën e drejtë, e ka për të mirën e vet dhe kushdo që humbet, humbet në dëm të vetvetes dhe askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Ne nuk e dënojmë asnjë popull derisa t'i çojmë të dërguar.
١٦وَإِذَا أَرَدْنَا أَنْ نُهْلِكَ قَرْيَةً أَمَرْنَا مُتْرَفِيهَا فَفَسَقُوا فِيهَا فَحَقَّ عَلَيْهَا الْقَوْلُ فَدَمَّرْنَاهَا تَدْمِيرًا
16Kur duam të shkatërrojmë një qytet, urdhërojmë udhëheqësit e tij (që t'i binden Allahut), por ata tregohen të pabindur në të, prandaj përmbushet vendimi dhe e shkatërrojmë atë tërësisht.
١٧وَكَمْ أَهْلَكْنَا مِنَ الْقُرُونِ مِنْ بَعْدِ نُوحٍ ۗ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ بِذُنُوبِ عِبَادِهِ خَبِيرًا بَصِيرًا
17Sa e sa breza kemi shkatërruar që nga koha e Nuhut! Mjafton që Zoti yt është i Gjithëdijshëm dhe Gjithëvëzhgues për gjynahet e robërve të Vet.
١٨مَنْ كَانَ يُرِيدُ الْعَاجِلَةَ عَجَّلْنَا لَهُ فِيهَا مَا نَشَاءُ لِمَنْ نُرِيدُ ثُمَّ جَعَلْنَا لَهُ جَهَنَّمَ يَصْلَاهَا مَذْمُومًا مَدْحُورًا
18Sa i përket atij që dëshiron jetën kalimtare, Ne i japim në të, atij që duam, çfarë të dëshirojmë, pastaj e fusim në Xhehenem, ku do të dënohet i përbuzur e i përzënë (nga mëshira e Allahut).
١٩وَمَنْ أَرَادَ الْآخِرَةَ وَسَعَىٰ لَهَا سَعْيَهَا وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَأُولَٰئِكَ كَانَ سَعْيُهُمْ مَشْكُورًا
19E, sa i përket atij që synon botën tjetër dhe përpiqet për të ashtu siç duhet, duke qenë besimtar, mundi i tij do të vlerësohet.
٢٠كُلًّا نُمِدُّ هَٰؤُلَاءِ وَهَٰؤُلَاءِ مِنْ عَطَاءِ رَبِّكَ ۚ وَمَا كَانَ عَطَاءُ رَبِّكَ مَحْظُورًا
20Të gjithë atyre, Ne u japim (në këtë jetë) nga dhuntitë e Zotit tënd, sepse dhuntitë e Zotit tënd nuk mund t'i mohohen askujt.
٢١انْظُرْ كَيْفَ فَضَّلْنَا بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ ۚ وَلَلْآخِرَةُ أَكْبَرُ دَرَجَاتٍ وَأَكْبَرُ تَفْضِيلًا
21Shih se si i dallojmë disa mbi të tjerët, por në botën tjetër do të ketë dallime më të mëdha në shkallë dhe epërsi.
٢٢لَا تَجْعَلْ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ فَتَقْعُدَ مَذْمُومًا مَخْذُولًا
22Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të mbetesh i përbuzur e i braktisur.
٢٣وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا ۚ إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِنْدَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُلْ لَهُمَا أُفٍّ وَلَا تَنْهَرْهُمَا وَقُلْ لَهُمَا قَوْلًا كَرِيمًا
23Zoti juaj ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njërin nga ata ose të dy i zë pleqëria pranë teje, mos u thuaj atyre: "Uf!" e as mos i qorto, por thuaju fjalë të mira.
٢٤وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُلْ رَبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا
24Shtriji para tyre krahët e përulësisë e të mëshirës dhe thuaj: "Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më rritën mua kur unë isha i vogël!"
٢٥رَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَا فِي نُفُوسِكُمْ ۚ إِنْ تَكُونُوا صَالِحِينَ فَإِنَّهُ كَانَ لِلْأَوَّابِينَ غَفُورًا
25Zoti juaj e di më së miri çfarë keni në shpritrat tuaj. Nëse jeni të devotshëm, s'ka dyshim se Ai është Falës i Madh për ata që kthehen të penduar tek Ai.
٢٦وَآتِ ذَا الْقُرْبَىٰ حَقَّهُ وَالْمِسْكِينَ وَابْنَ السَّبِيلِ وَلَا تُبَذِّرْ تَبْذِيرًا
26Jepja të afërmit, nevojtarit dhe udhëtarit të mbetur rrugës të drejtën e vet dhe mos u bëj tepër shpërdorues!
٢٧إِنَّ الْمُبَذِّرِينَ كَانُوا إِخْوَانَ الشَّيَاطِينِ ۖ وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِرَبِّهِ كَفُورًا
27Në të vërtetë, shpërdoruesit janë vëllezërit e shejtanëve, ndërsa shejtani është shumë mosmirënjohës ndaj Zotit të vet.
٢٨وَإِمَّا تُعْرِضَنَّ عَنْهُمُ ابْتِغَاءَ رَحْمَةٍ مِنْ رَبِّكَ تَرْجُوهَا فَقُلْ لَهُمْ قَوْلًا مَيْسُورًا
28Por, kur të largohesh prej tyre, duke shpresuar mëshirën nga Zoti yt, thuaju atyre fjalë të buta!
٢٩وَلَا تَجْعَلْ يَدَكَ مَغْلُولَةً إِلَىٰ عُنُقِكَ وَلَا تَبْسُطْهَا كُلَّ الْبَسْطِ فَتَقْعُدَ مَلُومًا مَحْسُورًا
29Mos u bëj shumë dorështrënguar, as mos u bëj krejt dorëlëshuar, që të mos mbetesh i qortuar e i mjerë.
٣٠إِنَّ رَبَّكَ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَقْدِرُ ۚ إِنَّهُ كَانَ بِعِبَادِهِ خَبِيرًا بَصِيرًا
30Zoti yt ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë. Me të vërtetë, Ai i di dhe i sheh mirë robërit e Vet.
٣١وَلَا تَقْتُلُوا أَوْلَادَكُمْ خَشْيَةَ إِمْلَاقٍ ۖ نَحْنُ نَرْزُقُهُمْ وَإِيَّاكُمْ ۚ إِنَّ قَتْلَهُمْ كَانَ خِطْئًا كَبِيرًا
31Mos i vritni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, sepse Ne i furnizojmë ata dhe ju. S'ka dyshim se vrasja e tyre është gjynah i madh.
٣٢وَلَا تَقْرَبُوا الزِّنَا ۖ إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاءَ سَبِيلًا
32Dhe mos iu afroni kurvërisë, se, pa dyshim, ajo është punë e turpshme dhe rrugë e shëmtuar!
٣٣وَلَا تَقْتُلُوا النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ ۗ وَمَنْ قُتِلَ مَظْلُومًا فَقَدْ جَعَلْنَا لِوَلِيِّهِ سُلْطَانًا فَلَا يُسْرِفْ فِي الْقَتْلِ ۖ إِنَّهُ كَانَ مَنْصُورًا
33Mos vritni askënd që e ka ndaluar Allahu të vritet, përveçse me të drejtë. Nëse dikush vritet padrejtësisht, Ne i kemi dhënë trashëgimtarit të tij pushtet (për shpagim), por ai nuk duhet të kalojë kufijtë në vrasje, sepse ai tashmë është i ndihmuar.
٣٤وَلَا تَقْرَبُوا مَالَ الْيَتِيمِ إِلَّا بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ حَتَّىٰ يَبْلُغَ أَشُدَّهُ ۚ وَأَوْفُوا بِالْعَهْدِ ۖ إِنَّ الْعَهْدَ كَانَ مَسْئُولًا
34Mos iu afroni pasurisë së jetimit, përveçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë dhe përmbushni zotimet, se për zotimet do të merreni gjithsesi në pyetje.
٣٥وَأَوْفُوا الْكَيْلَ إِذَا كِلْتُمْ وَزِنُوا بِالْقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا
35Kur matni, kryeni matjen me përpikëri dhe peshoni me peshore të saktë! Kjo është më mirë për ju dhe përfundimi më i bukur.
٣٦وَلَا تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ ۚ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولَٰئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْئُولًا
36Mos ndiq atë për të cilën nuk ke njohuri, se vërtet për dëgjimin, shikimin dhe zemrën, për të gjitha këto do të merreni në përgjegjësi.
٣٧وَلَا تَمْشِ فِي الْأَرْضِ مَرَحًا ۖ إِنَّكَ لَنْ تَخْرِقَ الْأَرْضَ وَلَنْ تَبْلُغَ الْجِبَالَ طُولًا
37Mos ec në tokë me mendjemadhësi, se ti, me siguri, s'do të mund ta çash tokën e as do të mund të arrish majat e maleve.
٣٨كُلُّ ذَٰلِكَ كَانَ سَيِّئُهُ عِنْدَ رَبِّكَ مَكْرُوهًا
38E keqja e të gjitha këtyre është e urryer te Zoti yt.
٣٩ذَٰلِكَ مِمَّا أَوْحَىٰ إِلَيْكَ رَبُّكَ مِنَ الْحِكْمَةِ ۗ وَلَا تَجْعَلْ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ فَتُلْقَىٰ فِي جَهَنَّمَ مَلُومًا مَدْحُورًا
39Kjo është nga urtësia që ta ka shpallur ty Zoti yt. Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të hidhesh në Xhehenem i qortuar e i përzënë (nga mëshira e Tij).
٤٠أَفَأَصْفَاكُمْ رَبُّكُمْ بِالْبَنِينَ وَاتَّخَذَ مِنَ الْمَلَائِكَةِ إِنَاثًا ۚ إِنَّكُمْ لَتَقُولُونَ قَوْلًا عَظِيمًا
40Mos zgjodhi Zoti juaj djem për ju e për vete mori melekët për vajza?! Ju, me të vërtetë, thoni një fjalë të rëndë.
٤١وَلَقَدْ صَرَّفْنَا فِي هَٰذَا الْقُرْآنِ لِيَذَّكَّرُوا وَمَا يَزِيدُهُمْ إِلَّا نُفُورًا
41Ne kemi bërë shpjegime të hollësishme në këtë Kuran, në mënyrë që ata të marrin mësim. Megjithatë, kjo vetëm ua shtoi largimin.
٤٢قُلْ لَوْ كَانَ مَعَهُ آلِهَةٌ كَمَا يَقُولُونَ إِذًا لَابْتَغَوْا إِلَىٰ ذِي الْعَرْشِ سَبِيلًا
42Thuaj: "Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, siç thonë ata, atëherë, ata gjithsesi do të kërkonin rrugë për te Zoti i Arshit."
٤٣سُبْحَانَهُ وَتَعَالَىٰ عَمَّا يَقُولُونَ عُلُوًّا كَبِيرًا
43Plotësisht i patëmeta dhe i Lartësuar është Allahu mbi atë që thonë ata!
٤٤تُسَبِّحُ لَهُ السَّمَاوَاتُ السَّبْعُ وَالْأَرْضُ وَمَنْ فِيهِنَّ ۚ وَإِنْ مِنْ شَيْءٍ إِلَّا يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ وَلَٰكِنْ لَا تَفْقَهُونَ تَسْبِيحَهُمْ ۗ إِنَّهُ كَانَ حَلِيمًا غَفُورًا
44Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe të gjithë ata që janë në to. Nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë me lavdërim, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Me të vërtetë, Ai është shumë i Butë dhe Falës i Madh.
٤٥وَإِذَا قَرَأْتَ الْقُرْآنَ جَعَلْنَا بَيْنَكَ وَبَيْنَ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ حِجَابًا مَسْتُورًا
45Kur ti lexon Kuranin, Ne vendosim një perde mbuluese mes teje dhe atyre që nuk besojnë në botën tjetër.
٤٦وَجَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَنْ يَفْقَهُوهُ وَفِي آذَانِهِمْ وَقْرًا ۚ وَإِذَا ذَكَرْتَ رَبَّكَ فِي الْقُرْآنِ وَحْدَهُ وَلَّوْا عَلَىٰ أَدْبَارِهِمْ نُفُورًا
46Ne kemi vënë mbulesë në zemrat e tyre që ata të mos e kuptojnë atë (Kuranin) dhe ua kemi shurdhuar veshët. Kur ti përmend Zotin tënd në Kuran si një Zot të Vetëm (duke mos i përmendur idhujt e tyre), ata largohen me neveri.
٤٧نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَسْتَمِعُونَ بِهِ إِذْ يَسْتَمِعُونَ إِلَيْكَ وَإِذْ هُمْ نَجْوَىٰ إِذْ يَقُولُ الظَّالِمُونَ إِنْ تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلًا مَسْحُورًا
47Ne e dimë mirë se çfarë dëshirojnë të dëgjojnë kur të dëgjojnë ty, dhe çfarë thonë kur bisedojnë në fshehtësi, kur zullumqarët thonë: "Ju jeni duke ndjekur vetëm një njeri të magjepsur."
٤٨انْظُرْ كَيْفَ ضَرَبُوا لَكَ الْأَمْثَالَ فَضَلُّوا فَلَا يَسْتَطِيعُونَ سَبِيلًا
48Shih se çfarë përngjasimesh të bëjnë ata ty! Ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë.
٤٩وَقَالُوا أَإِذَا كُنَّا عِظَامًا وَرُفَاتًا أَإِنَّا لَمَبْعُوثُونَ خَلْقًا جَدِيدًا
49Ata thonë: "A thua, kur të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi në një krijim të ri?!"
٥٠قُلْ كُونُوا حِجَارَةً أَوْ حَدِيدًا
50Thuaju: "Po, edhe sikur të bëheshit gurë a hekur,
٥١أَوْ خَلْقًا مِمَّا يَكْبُرُ فِي صُدُورِكُمْ ۚ فَسَيَقُولُونَ مَنْ يُعِيدُنَا ۖ قُلِ الَّذِي فَطَرَكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ ۚ فَسَيُنْغِضُونَ إِلَيْكَ رُءُوسَهُمْ وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هُوَ ۖ قُلْ عَسَىٰ أَنْ يَكُونَ قَرِيبًا
51ose çfarëdo krijesë që ju duket e madhe!" Atëherë do të thonë: "Kush do të na kthejë (në jetë)?" Thuaj: "Ai që ju krijoi herën e parë." Ata do të tundin kokën e do të thonë: "E kur do të ndodhë kjo?" Thuaj: "Ndoshta së shpejti."
٥٢يَوْمَ يَدْعُوكُمْ فَتَسْتَجِيبُونَ بِحَمْدِهِ وَتَظُنُّونَ إِنْ لَبِثْتُمْ إِلَّا قَلِيلًا
52Ditën kur Ai do t'ju thërrasë e ju do të përgjigjeni duke e lavdëruar Atë dhe duke menduar se nuk keni qëndruar (në Tokë) përveçse pak.
٥٣وَقُلْ لِعِبَادِي يَقُولُوا الَّتِي هِيَ أَحْسَنُ ۚ إِنَّ الشَّيْطَانَ يَنْزَغُ بَيْنَهُمْ ۚ إِنَّ الشَّيْطَانَ كَانَ لِلْإِنْسَانِ عَدُوًّا مُبِينًا
53Thuaju robërve të Mi që të thonë atë që është më e mira, sepse shejtani mbjell përçarje mes tyre! Në të vërtetë, shejtani është armik i hapur i njeriut.
٥٤رَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِكُمْ ۖ إِنْ يَشَأْ يَرْحَمْكُمْ أَوْ إِنْ يَشَأْ يُعَذِّبْكُمْ ۚ وَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ وَكِيلًا
54Zoti juaj ju njeh më së miri. Nëse do, Ai ju mëshiron, por nëse do, ju ndëshkon. Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed) si mbikëqyrës të tyre.
٥٥وَرَبُّكَ أَعْلَمُ بِمَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَلَقَدْ فَضَّلْنَا بَعْضَ النَّبِيِّينَ عَلَىٰ بَعْضٍ ۖ وَآتَيْنَا دَاوُودَ زَبُورًا
55Zoti yt i di më së miri të gjithë ata që janë në qiej dhe në Tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë ndaj të tjerëve dhe Davudit i kemi dhënë Zeburin.
٥٦قُلِ ادْعُوا الَّذِينَ زَعَمْتُمْ مِنْ دُونِهِ فَلَا يَمْلِكُونَ كَشْفَ الضُّرِّ عَنْكُمْ وَلَا تَحْوِيلًا
56Thuaj: "Thirrni ata që ju i quanit zota pos Tij! Ata as mund t'jua heqin fatkeqësinë e as ta zhvendosin atë."
٥٧أُولَٰئِكَ الَّذِينَ يَدْعُونَ يَبْتَغُونَ إِلَىٰ رَبِّهِمُ الْوَسِيلَةَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ وَيَرْجُونَ رَحْمَتَهُ وَيَخَافُونَ عَذَابَهُ ۚ إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ كَانَ مَحْذُورًا
57Vetë ata të cilëve u luten këta, kërkojnë të afrohen te Zoti i tyre, duke garuar për të qenë sa më afër, dhe shpresojnë mëshirën e Tij, si dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, nga dënimi i Zotit tënd duhet ruajtur.
٥٨وَإِنْ مِنْ قَرْيَةٍ إِلَّا نَحْنُ مُهْلِكُوهَا قَبْلَ يَوْمِ الْقِيَامَةِ أَوْ مُعَذِّبُوهَا عَذَابًا شَدِيدًا ۚ كَانَ ذَٰلِكَ فِي الْكِتَابِ مَسْطُورًا
58Nuk ka asnjë qytet që Ne nuk do ta shkatërrojmë para Ditës së Kiametit ose që nuk do t'i japim dënim të ashpër. Kjo është e shkruar në Libër.
٥٩وَمَا مَنَعَنَا أَنْ نُرْسِلَ بِالْآيَاتِ إِلَّا أَنْ كَذَّبَ بِهَا الْأَوَّلُونَ ۚ وَآتَيْنَا ثَمُودَ النَّاقَةَ مُبْصِرَةً فَظَلَمُوا بِهَا ۚ وَمَا نُرْسِلُ بِالْآيَاتِ إِلَّا تَخْوِيفًا
59Asgjë nuk na pengon të dërgojmë shenja, por të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë themudëve devenë si shenjë të qartë, por ata u treguan të padrejtë kundrejt saj. Ne i dërgojmë shenjat vetëm për t'ju frikësuar.
٦٠وَإِذْ قُلْنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِالنَّاسِ ۚ وَمَا جَعَلْنَا الرُّؤْيَا الَّتِي أَرَيْنَاكَ إِلَّا فِتْنَةً لِلنَّاسِ وَالشَّجَرَةَ الْمَلْعُونَةَ فِي الْقُرْآنِ ۚ وَنُخَوِّفُهُمْ فَمَا يَزِيدُهُمْ إِلَّا طُغْيَانًا كَبِيرًا
60Kujto kur të thamë: "Zoti yt i përfshin të gjithë njerëzit (me fuqinë e Tij)." Pamjen që ta treguam ty e bëmë vetëm si sprovë për njerëzit, e edhe pemën e mallkuar (të përmendur) në Kuran. Ne i frikësojmë ata, por kjo vetëm ua shton atyre mosbindjen.
٦١وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ قَالَ أَأَسْجُدُ لِمَنْ خَلَقْتَ طِينًا
61Dhe (kujto) kur Ne u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili tha: "Si t'i bie në sexhde atij që e ke krijuar prej baltës?!"
٦٢قَالَ أَرَأَيْتَكَ هَٰذَا الَّذِي كَرَّمْتَ عَلَيَّ لَئِنْ أَخَّرْتَنِ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ لَأَحْتَنِكَنَّ ذُرِّيَّتَهُ إِلَّا قَلِيلًا
62Pastaj tha: "E sheh këtë që e nderove mbi mua? Nëse më jep afat deri në Ditën e Kiametit, unë patjetër do t'i bëj për vete pasardhësit e tij, përveç një pakice."
٦٣قَالَ اذْهَبْ فَمَنْ تَبِعَكَ مِنْهُمْ فَإِنَّ جَهَنَّمَ جَزَاؤُكُمْ جَزَاءً مَوْفُورًا
63Allahu tha: "Ik! Kushdo prej tyre që të ndjek ty, Xhehenemi do të jetë ndëshkimi juaj, një ndëshkim i plotë.
٦٤وَاسْتَفْزِزْ مَنِ اسْتَطَعْتَ مِنْهُمْ بِصَوْتِكَ وَأَجْلِبْ عَلَيْهِمْ بِخَيْلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكْهُمْ فِي الْأَمْوَالِ وَالْأَوْلَادِ وَعِدْهُمْ ۚ وَمَا يَعِدُهُمُ الشَّيْطَانُ إِلَّا غُرُورًا
64Josh me zërin tënd këdo që mundesh nga ata; lësho kundër tyre gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde; bëhu pjesëtar në pasurinë e fëmijët e tyre, si dhe jepu premtime!" Por, shejtani nuk u premton gjë tjetër përveç mashtrimit.
٦٥إِنَّ عِبَادِي لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَانٌ ۚ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ وَكِيلًا
65"Ti nuk do të kesh kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi." Mjafton Zoti yt si Mbrojtës.
٦٦رَبُّكُمُ الَّذِي يُزْجِي لَكُمُ الْفُلْكَ فِي الْبَحْرِ لِتَبْتَغُوا مِنْ فَضْلِهِ ۚ إِنَّهُ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا
66Është Zoti juaj Ai që i bën anijet të lundrojnë për ju nëpër det, në mënyrë që të kërkoni begatitë e Tij. Vërtet, Ai është gjithnjë Mëshirëplotë ndaj jush.
٦٧وَإِذَا مَسَّكُمُ الضُّرُّ فِي الْبَحْرِ ضَلَّ مَنْ تَدْعُونَ إِلَّا إِيَّاهُ ۖ فَلَمَّا نَجَّاكُمْ إِلَى الْبَرِّ أَعْرَضْتُمْ ۚ وَكَانَ الْإِنْسَانُ كَفُورًا
67Kur t'ju godet vështirësia në det, ju i harroni ata që i adhuronit përveç Tij. Por, sapo ju shpëton duke ju sjellë në tokë, ju ktheni shpinën. Njeriu është shumë mosmirënjohës.
٦٨أَفَأَمِنْتُمْ أَنْ يَخْسِفَ بِكُمْ جَانِبَ الْبَرِّ أَوْ يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا ثُمَّ لَا تَجِدُوا لَكُمْ وَكِيلًا
68A ndiheni të sigurt se Ai nuk do ta bëjë tokën t'ju përpijë ose që nuk do të lëshojë kundër jush rrebesh gurësh? Atëherë nuk do të mund të gjeni asnjë mbrojtës.
٦٩أَمْ أَمِنْتُمْ أَنْ يُعِيدَكُمْ فِيهِ تَارَةً أُخْرَىٰ فَيُرْسِلَ عَلَيْكُمْ قَاصِفًا مِنَ الرِّيحِ فَيُغْرِقَكُمْ بِمَا كَفَرْتُمْ ۙ ثُمَّ لَا تَجِدُوا لَكُمْ عَلَيْنَا بِهِ تَبِيعًا
69Apo ndiheni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë përsëri në det dhe se nuk do t'ju dërgojë ndonjë stuhi të furishme e t'ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj? Atëherë nuk do të gjeni askënd që mund të na marrë në llogari.
٧٠وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ وَحَمَلْنَاهُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَرَزَقْنَاهُمْ مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَىٰ كَثِيرٍ مِمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلًا
70Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit, ua kemi mundësuar të udhëtojnë në tokë e në det, u kemi dhuruar ushqime të mira dhe i kemi dalluar mbi shumë prej atyre që i kemi krijuar.
٧١يَوْمَ نَدْعُو كُلَّ أُنَاسٍ بِإِمَامِهِمْ ۖ فَمَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَأُولَٰئِكَ يَقْرَءُونَ كِتَابَهُمْ وَلَا يُظْلَمُونَ فَتِيلًا
71(Kujto) Ditën kur Ne do të thërrasim çdo popull me prijësin e tyre. Ata që do ta marrin librin nga e djathta, do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do t'u bëhet padrejtësi asnjë fije.
٧٢وَمَنْ كَانَ فِي هَٰذِهِ أَعْمَىٰ فَهُوَ فِي الْآخِرَةِ أَعْمَىٰ وَأَضَلُّ سَبِيلًا
72Por, ai që ishte i verbër në këtë jetë, në botën tjetër do të jetë edhe më i verbër e më i humbur nga rruga e drejtë.
٧٣وَإِنْ كَادُوا لَيَفْتِنُونَكَ عَنِ الَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ لِتَفْتَرِيَ عَلَيْنَا غَيْرَهُ ۖ وَإِذًا لَاتَّخَذُوكَ خَلِيلًا
73Ata desh të shmangën nga ajo që ta shpallëm, që të sajoje në emrin Tonë diçka tjetër. Atëherë, me siguri, do të të merrnin për mik.
٧٤وَلَوْلَا أَنْ ثَبَّتْنَاكَ لَقَدْ كِدْتَ تَرْكَنُ إِلَيْهِمْ شَيْئًا قَلِيلًا
74Sikur të të mos kishim forcuar, ti do të kishe anuar pak nga ata.
٧٥إِذًا لَأَذَقْنَاكَ ضِعْفَ الْحَيَاةِ وَضِعْفَ الْمَمَاتِ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ عَلَيْنَا نَصِيرًا
75Atëherë, Ne do të bënim të shijoje dënim të dyfishtë, si në këtë jetë, ashtu dhe pas vdekjes. Pastaj nuk do të gjeje asnjë ndihmës kundër Nesh.
٧٦وَإِنْ كَادُوا لَيَسْتَفِزُّونَكَ مِنَ الْأَرْضِ لِيُخْرِجُوكَ مِنْهَا ۖ وَإِذًا لَا يَلْبَثُونَ خِلَافَكَ إِلَّا قَلِيلًا
76Ata ishin gati të të provokojnë për të të dëbuar nga vendi, por atëherë nuk do të kishin mbetur pas teje, përveç një kohe të shkurtër.
٧٧سُنَّةَ مَنْ قَدْ أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ مِنْ رُسُلِنَا ۖ وَلَا تَجِدُ لِسُنَّتِنَا تَحْوِيلًا
77Ky qe ligji Ynë me të dërguarit Tanë që i dërguam para teje, e ti nuk do të gjesh asnjë ndryshim në ligjin Tonë.
٧٨أَقِمِ الصَّلَاةَ لِدُلُوكِ الشَّمْسِ إِلَىٰ غَسَقِ اللَّيْلِ وَقُرْآنَ الْفَجْرِ ۖ إِنَّ قُرْآنَ الْفَجْرِ كَانَ مَشْهُودًا
78Fale namazin prej animit të Diellit (pas zenitit) deri në errësirën e natës dhe lexo Kuran në namazin e sabahut, sepse Kurani që lexohet në namazin e sabahut është i dëshmuar (nga melekët).
٧٩وَمِنَ اللَّيْلِ فَتَهَجَّدْ بِهِ نَافِلَةً لَكَ عَسَىٰ أَنْ يَبْعَثَكَ رَبُّكَ مَقَامًا مَحْمُودًا
79Dhe zgjohu e falu gjatë natës, duke e lexuar atë (Kuranin), si namaz shtesë për ty, që Zoti yt të të ngrejë në një vend të lavdëruar.
٨٠وَقُلْ رَبِّ أَدْخِلْنِي مُدْخَلَ صِدْقٍ وَأَخْرِجْنِي مُخْرَجَ صِدْقٍ وَاجْعَلْ لِي مِنْ لَدُنْكَ سُلْطَانًا نَصِيرًا
80Thuaj: "O Zoti im, më fut në një hyrje të nderuar, më nxirr nga një dalje e nderuar dhe më jep nga ana Jote një fuqi ndihmëse!"
٨١وَقُلْ جَاءَ الْحَقُّ وَزَهَقَ الْبَاطِلُ ۚ إِنَّ الْبَاطِلَ كَانَ زَهُوقًا
81Thuaj: "Erdhi e vërteta dhe u zhduk e pavërteta. Në të vërtetë, e pavërteta patjetër do të zhduket."
٨٢وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ ۙ وَلَا يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إِلَّا خَسَارًا
82Ne e shpallim Kuranin si shërim dhe mëshirë për besimtarët, ndërsa zullumqarëve ua shton vetëm humbjen.
٨٣وَإِذَا أَنْعَمْنَا عَلَى الْإِنْسَانِ أَعْرَضَ وَنَأَىٰ بِجَانِبِهِ ۖ وَإِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ كَانَ يَئُوسًا
83Kur Ne i japim mirësi njeriut, ai kthen shpinën e largohet, por, kur e godet e keqja, ai dëshpërohet plotësisht.
٨٤قُلْ كُلٌّ يَعْمَلُ عَلَىٰ شَاكِلَتِهِ فَرَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَنْ هُوَ أَهْدَىٰ سَبِيلًا
84Thuaj: "Secili vepron sipas mënyrës së vet, por Zoti yt e di më së miri se kush është në rrugën më të drejtë."
٨٥وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الرُّوحِ ۖ قُلِ الرُّوحُ مِنْ أَمْرِ رَبِّي وَمَا أُوتِيتُمْ مِنَ الْعِلْمِ إِلَّا قَلِيلًا
85Të pyesin ty për shpirtin. Thuaju: "Shpirti është çështje që i përket Zotit tim, ndërsa juve ju është dhënë vetëm pak dituri."
٨٦وَلَئِنْ شِئْنَا لَنَذْهَبَنَّ بِالَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ بِهِ عَلَيْنَا وَكِيلًا
86Po të dëshironim, do ta hiqnim atë që ta shpallëm ty, e pastaj nuk do të mund të gjeje asnjë mbrojtës kundër Nesh.
٨٧إِلَّا رَحْمَةً مِنْ رَبِّكَ ۚ إِنَّ فَضْلَهُ كَانَ عَلَيْكَ كَبِيرًا
87Por, nuk do ta heqim atë, për shkak të mëshirës së Zotit tënd. Vërtet, mirësia e Tij ndaj teje është e madhe.
٨٨قُلْ لَئِنِ اجْتَمَعَتِ الْإِنْسُ وَالْجِنُّ عَلَىٰ أَنْ يَأْتُوا بِمِثْلِ هَٰذَا الْقُرْآنِ لَا يَأْتُونَ بِمِثْلِهِ وَلَوْ كَانَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ ظَهِيرًا
88Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit e xhinët për të sjellë një Kuran të këtillë, ata nuk do të mund të sillnin një të ngjashëm me të, edhe sikur të ndihmonin njëri-tjetrin."
٨٩وَلَقَدْ صَرَّفْنَا لِلنَّاسِ فِي هَٰذَا الْقُرْآنِ مِنْ كُلِّ مَثَلٍ فَأَبَىٰ أَكْثَرُ النَّاسِ إِلَّا كُفُورًا
89Ne kemi shpjeguar çdo lloj shembulli për njerëzimin në këtë Kuran, megjithatë shumica e njerëzve këmbëngulin në mosbesim.
٩٠وَقَالُوا لَنْ نُؤْمِنَ لَكَ حَتَّىٰ تَفْجُرَ لَنَا مِنَ الْأَرْضِ يَنْبُوعًا
90Ata thonë: "Ne nuk do të të besojmë derisa të na nxjerrësh një burim nga toka;
٩١أَوْ تَكُونَ لَكَ جَنَّةٌ مِنْ نَخِيلٍ وَعِنَبٍ فَتُفَجِّرَ الْأَنْهَارَ خِلَالَهَا تَفْجِيرًا
91ose të kesh një kopsht me hurma e rrush, nëpër të cilin rrjedhin lumenjtë me bollëk;
٩٢أَوْ تُسْقِطَ السَّمَاءَ كَمَا زَعَمْتَ عَلَيْنَا كِسَفًا أَوْ تَأْتِيَ بِاللَّهِ وَالْمَلَائِكَةِ قَبِيلًا
92ose ta bësh qiellin të bjerë mbi ne copë-copë, siç thua, ose të na e sjellësh Allahun dhe melekët para nesh;
٩٣أَوْ يَكُونَ لَكَ بَيْتٌ مِنْ زُخْرُفٍ أَوْ تَرْقَىٰ فِي السَّمَاءِ وَلَنْ نُؤْمِنَ لِرُقِيِّكَ حَتَّىٰ تُنَزِّلَ عَلَيْنَا كِتَابًا نَقْرَؤُهُ ۗ قُلْ سُبْحَانَ رَبِّي هَلْ كُنْتُ إِلَّا بَشَرًا رَسُولًا
93ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh në qiell, por ne nuk do të të besojmë edhe nëse ngjitesh derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë!" Thuaj: "I patëmeta është Zoti im! A mos jam unë tjetër, përveçse njeri i dërguar?!"
٩٤وَمَا مَنَعَ النَّاسَ أَنْ يُؤْمِنُوا إِذْ جَاءَهُمُ الْهُدَىٰ إِلَّا أَنْ قَالُوا أَبَعَثَ اللَّهُ بَشَرًا رَسُولًا
94Asgjë nuk i pengoi njerëzit që të besojnë kur u erdhi udhëzimi, përveçse thoshin: "A thua, Allahu ka dërguar një njeri si të dërguar?!"
٩٥قُلْ لَوْ كَانَ فِي الْأَرْضِ مَلَائِكَةٌ يَمْشُونَ مُطْمَئِنِّينَ لَنَزَّلْنَا عَلَيْهِمْ مِنَ السَّمَاءِ مَلَكًا رَسُولًا
95Thuaj: "Sikur në Tokë të kishte melekë që ecin të qetë, Ne do t'u dërgonim atyre nga qielli një melek si të dërguar."
٩٦قُلْ كَفَىٰ بِاللَّهِ شَهِيدًا بَيْنِي وَبَيْنَكُمْ ۚ إِنَّهُ كَانَ بِعِبَادِهِ خَبِيرًا بَصِيرًا
96Thuaj: "Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje dhe jush. Me të vërtetë, Ai i di dhe i sheh mirë robërit e Vet."
٩٧وَمَنْ يَهْدِ اللَّهُ فَهُوَ الْمُهْتَدِ ۖ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلَنْ تَجِدَ لَهُمْ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِهِ ۖ وَنَحْشُرُهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَلَىٰ وُجُوهِهِمْ عُمْيًا وَبُكْمًا وَصُمًّا ۖ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ ۖ كُلَّمَا خَبَتْ زِدْنَاهُمْ سَعِيرًا
97Ai të cilin e udhëzon Allahu është vërtet i udhëzuar, ndërsa për atë që Allahu e humb nuk do të gjesh mbrojtës të tjerë pos Tij. Ditën e Kiametit, Ne do t'i tubojmë (duke i tërhequr zvarrë) me fytyra përmbys, të verbër, memecë e të shurdhër. Vendbanimi i tyre do të jetë Xhehenemi; sa herë zbehet zjarri, Ne ia shtojmë flakërimin.
٩٨ذَٰلِكَ جَزَاؤُهُمْ بِأَنَّهُمْ كَفَرُوا بِآيَاتِنَا وَقَالُوا أَإِذَا كُنَّا عِظَامًا وَرُفَاتًا أَإِنَّا لَمَبْعُوثُونَ خَلْقًا جَدِيدًا
98Ky është ndëshkimi i tyre, sepse ata i mohuan ajetet Tona dhe thanë: "A thua, kur të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi në një krijim të ri?!"
٩٩أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّ اللَّهَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ قَادِرٌ عَلَىٰ أَنْ يَخْلُقَ مِثْلَهُمْ وَجَعَلَ لَهُمْ أَجَلًا لَا رَيْبَ فِيهِ فَأَبَى الظَّالِمُونَ إِلَّا كُفُورًا
99A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën, është në gjendje të krijojë të ngjashëm me ta?! Ai u ka caktuar atyre një afat, për të cilin nuk ka dyshim, por keqbërësit këmbëngulin në mosbesim.
١٠٠قُلْ لَوْ أَنْتُمْ تَمْلِكُونَ خَزَائِنَ رَحْمَةِ رَبِّي إِذًا لَأَمْسَكْتُمْ خَشْيَةَ الْإِنْفَاقِ ۚ وَكَانَ الْإِنْسَانُ قَتُورًا
100Thuaj: "Edhe sikur t'i zotëronit thesaret e begative të Zotit tim, do të tregoheshit dorështrënguar nga frika se mos harxhohen. Njeriu është njëmend koprrac."
١٠١وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَىٰ تِسْعَ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ ۖ فَاسْأَلْ بَنِي إِسْرَائِيلَ إِذْ جَاءَهُمْ فَقَالَ لَهُ فِرْعَوْنُ إِنِّي لَأَظُنُّكَ يَا مُوسَىٰ مَسْحُورًا
101Në të vërtetë, Ne i patëm dhënë Musait nëntë mrekulli të qarta. Pra, pyeti bijtë e Israilit (për këtë)! Kur vajti tek ata, Faraoni i tha: "Unë mendoj se ti, o Musa, je i magjepsur."
١٠٢قَالَ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا أَنْزَلَ هَٰؤُلَاءِ إِلَّا رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ بَصَائِرَ وَإِنِّي لَأَظُنُّكَ يَا فِرْعَوْنُ مَثْبُورًا
102Ai (Musai) tha: "Ti e di tashmë se ato (mrekulli) nuk i ka zbritur askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës, si prova të qarta, ndërsa unë jam i bindur se ti, o Faraon, je i shkatërruar!"
١٠٣فَأَرَادَ أَنْ يَسْتَفِزَّهُمْ مِنَ الْأَرْضِ فَأَغْرَقْنَاهُ وَمَنْ مَعَهُ جَمِيعًا
103Ai deshi t'i dëbonte ata nga vendi, por Ne e fundosëm atë bashkë me të gjithë ata që ishin me të.
١٠٤وَقُلْنَا مِنْ بَعْدِهِ لِبَنِي إِسْرَائِيلَ اسْكُنُوا الْأَرْضَ فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ الْآخِرَةِ جِئْنَا بِكُمْ لَفِيفًا
104Pas kësaj, Ne u thamë bijve të Israilit: "Banoni në Tokë e, kur të vijë premtimi i fundit (Ditën e Gjykimit), Ne do t'ju sjellim të gjithë së bashku.
١٠٥وَبِالْحَقِّ أَنْزَلْنَاهُ وَبِالْحَقِّ نَزَلَ ۗ وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا مُبَشِّرًا وَنَذِيرًا
105Me të vërtetën e kemi shpallur atë (Kuranin) e me të vërtetën ka zbritur dhe Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si përgëzues dhe paralajmërues.
١٠٦وَقُرْآنًا فَرَقْنَاهُ لِتَقْرَأَهُ عَلَى النَّاسِ عَلَىٰ مُكْثٍ وَنَزَّلْنَاهُ تَنْزِيلًا
106Ky është një Kuran të cilin e kemi shtjelluar në hollësi, që t'ua lexosh njerëzve dalëngadalë dhe e kemi zbritur pjesë-pjesë.
١٠٧قُلْ آمِنُوا بِهِ أَوْ لَا تُؤْمِنُوا ۚ إِنَّ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ مِنْ قَبْلِهِ إِذَا يُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ يَخِرُّونَ لِلْأَذْقَانِ سُجَّدًا
107Thuaj: "Besoni në të (në Kuran) ose mos besoni! Ata që u është dhënë dituri para (shpalljes) së tij, kur u lexohet, bien me fytyrë në sexhde
١٠٨وَيَقُولُونَ سُبْحَانَ رَبِّنَا إِنْ كَانَ وَعْدُ رَبِّنَا لَمَفْعُولًا
108dhe thonë: "I patëmeta është Zoti ynë. Premtimi i Zotit tonë gjithsesi do të përmbushet."
١٠٩وَيَخِرُّونَ لِلْأَذْقَانِ يَبْكُونَ وَيَزِيدُهُمْ خُشُوعًا ۩
109Ata bien me fytyrë përtokë duke qarë dhe ai (Kurani) ua shton përulësinë."
١١٠قُلِ ادْعُوا اللَّهَ أَوِ ادْعُوا الرَّحْمَٰنَ ۖ أَيًّا مَا تَدْعُوا فَلَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ ۚ وَلَا تَجْهَرْ بِصَلَاتِكَ وَلَا تُخَافِتْ بِهَا وَابْتَغِ بَيْنَ ذَٰلِكَ سَبِيلًا
110Thuaj: "Thirrni: "O Allah", ose thirrni: "O Rrahman – i Gjithëmëshirshëm", me cilindo emër që ta lutni, Ai i ka emrat më të bukur." Mos e ngri zërin tepër gjatë namazit e as mos e ul shumë, por kërko një rrugë të mesme.
١١١وَقُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي لَمْ يَتَّخِذْ وَلَدًا وَلَمْ يَكُنْ لَهُ شَرِيكٌ فِي الْمُلْكِ وَلَمْ يَكُنْ لَهُ وَلِيٌّ مِنَ الذُّلِّ ۖ وَكَبِّرْهُ تَكْبِيرًا
111Thuaj: "Lavdërimi i takon Allahut, i Cili nuk ka fëmijë, nuk ka ortak në sundimin e Tij dhe nuk ka nevojë për ndonjë mbrojtës nga dobësia. Dhe madhëroje shumë Atë!"