The Poets · ash-Shu'ara' · سورة الشعراء · 227 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

طسم

Ta, sin, mim.

تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ الْمُبِينِ

Këto janë ajetet e Librit të qartë.

لَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَفْسَكَ أَلَّا يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ

Mos vallë ti (o Muhamed) do të shkatërrosh veten pse ata nuk bëhen besimtarë?

إِنْ نَشَأْ نُنَزِّلْ عَلَيْهِمْ مِنَ السَّمَاءِ آيَةً فَظَلَّتْ أَعْنَاقُهُمْ لَهَا خَاضِعِينَ

Sikur të donim, do t'u dërgonim atyre një shenjë nga qielli, para së cilës do të përuleshin qafat e tyre.

وَمَا يَأْتِيهِمْ مِنْ ذِكْرٍ مِنَ الرَّحْمَٰنِ مُحْدَثٍ إِلَّا كَانُوا عَنْهُ مُعْرِضِينَ

Sa herë që u vjen atyre ndonjë këshillë nga i Gjithëmëshirshmi, ata ia kthejnë shpinën.

فَقَدْ كَذَّبُوا فَسَيَأْتِيهِمْ أَنْبَاءُ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ

Ata përgënjeshtruan (të vërtetën), prandaj së shpejti do t'u vijnë atyre pasojat e asaj me të cilën talleshin.

أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَى الْأَرْضِ كَمْ أَنْبَتْنَا فِيهَا مِنْ كُلِّ زَوْجٍ كَرِيمٍ

A nuk e shohin ata tokën, sa e sa lloje bimësh të këndshme kemi mbjellë në të?

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ

Vërtet, në këtë ka shenja, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ

S'ka dyshim se Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.

وَإِذْ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰ أَنِ ائْتِ الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ

Kujto kur Zoti yt e thirri Musain: "Shko te populli zullumqar,

قَوْمَ فِرْعَوْنَ ۚ أَلَا يَتَّقُونَ

populli i Faraonit! A nuk frikësohen (prej Allahut)?"

قَالَ رَبِّ إِنِّي أَخَافُ أَنْ يُكَذِّبُونِ

Ai tha: "O Zoti im, kam frikë se do të më quajnë gënjeshtar,

وَيَضِيقُ صَدْرِي وَلَا يَنْطَلِقُ لِسَانِي فَأَرْسِلْ إِلَىٰ هَارُونَ

dhe se do të më ngushtohet gjoksi e do të më lidhet gjuha, prandaj dërgoje edhe Harunin (që të më ndihmojë).

وَلَهُمْ عَلَيَّ ذَنْبٌ فَأَخَافُ أَنْ يَقْتُلُونِ

Për më tepër, ata kanë një akuzë kundër meje, andaj kam frikë se do të më vrasin."

قَالَ كَلَّا ۖ فَاذْهَبَا بِآيَاتِنَا ۖ إِنَّا مَعَكُمْ مُسْتَمِعُونَ

Allahu tha: "Kurrsesi! Shkoni të dy me provat Tona! Ne jemi me ju dhe dëgjojmë çdo gjë.

فَأْتِيَا فِرْعَوْنَ فَقُولَا إِنَّا رَسُولُ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Shkoni te Faraoni dhe thoni: "Ne jemi të dërguar nga Zoti i botëve,

أَنْ أَرْسِلْ مَعَنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ

që t'i lejosh bijtë e Israilit të vijnë me ne."

قَالَ أَلَمْ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدًا وَلَبِثْتَ فِينَا مِنْ عُمُرِكَ سِنِينَ

Faraoni tha: "A nuk të rritëm në mesin tonë si fëmijë dhe qëndrove me ne shumë vjet të jetës sate?!

وَفَعَلْتَ فَعْلَتَكَ الَّتِي فَعَلْتَ وَأَنْتَ مِنَ الْكَافِرِينَ

E pastaj bëre veprën që bëre duke qenë mosmirënjohës?!"

قَالَ فَعَلْتُهَا إِذًا وَأَنَا مِنَ الضَّالِّينَ

Ai tha: "E bëra atëherë kur nuk isha i udhëzuar.

فَفَرَرْتُ مِنْكُمْ لَمَّا خِفْتُكُمْ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكْمًا وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُرْسَلِينَ

Pastaj ika prej jush, kur u frikësova nga ju. E më pas Zoti im më dha urtësi dhe më bëri një prej të dërguarve.

وَتِلْكَ نِعْمَةٌ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنْ عَبَّدْتَ بَنِي إِسْرَائِيلَ

A po ma përmend mua këtë të mirë, ndërkohë që ti i robërove bijtë e Israilit?

قَالَ فِرْعَوْنُ وَمَا رَبُّ الْعَالَمِينَ

Faraoni e pyeti: "E, cili është Zoti i botëve?"

قَالَ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِنْ كُنْتُمْ مُوقِنِينَ

Musai iu përgjigj: "Zoti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre, sikur të besonit me bindje."

قَالَ لِمَنْ حَوْلَهُ أَلَا تَسْتَمِعُونَ

Faraoni u tha atyre që ishin rreth tij: "A nuk po e dëgjoni?!"

قَالَ رَبُّكُمْ وَرَبُّ آبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ

Musai tha: "Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj."

قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ الَّذِي أُرْسِلَ إِلَيْكُمْ لَمَجْنُونٌ

Faraoni tha: "Njëmend, i dërguari që është dërguar te ju është vërtet i çmendur!"

قَالَ رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِنْ كُنْتُمْ تَعْقِلُونَ

Musai tha: "Zoti i Lindjes e i Perëndimit dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre, nëse kuptoni!"

قَالَ لَئِنِ اتَّخَذْتَ إِلَٰهًا غَيْرِي لَأَجْعَلَنَّكَ مِنَ الْمَسْجُونِينَ

Faraoni tha: "Nëse merr për zot dikë tjetër përveç meje, do të të fus në burg."

قَالَ أَوَلَوْ جِئْتُكَ بِشَيْءٍ مُبِينٍ

Musai tha: "Po nëse të sjell ndonjë provë të qartë?"

قَالَ فَأْتِ بِهِ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ

Faraoni tha: "Sille atë, nëse e thua të vërtetën!"

فَأَلْقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعْبَانٌ مُبِينٌ

Ai (Musai) hodhi shkopin e vet, sakaq ai u bë gjarpër i vërtetë.

وَنَزَعَ يَدَهُ فَإِذَا هِيَ بَيْضَاءُ لِلنَّاظِرِينَ

Pastaj nxori dorën dhe ja, ajo dukej e bardhë për shikuesit.

قَالَ لِلْمَلَإِ حَوْلَهُ إِنَّ هَٰذَا لَسَاحِرٌ عَلِيمٌ

Faraoni i tha parisë së tij: "Ky është vërtet një magjistar i ditur!

يُرِيدُ أَنْ يُخْرِجَكُمْ مِنْ أَرْضِكُمْ بِسِحْرِهِ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ

Ai dëshiron t'ju nxjerrë nga toka juaj me magjinë e tij. Pra, çfarë na këshilloni?"

قَالُوا أَرْجِهْ وَأَخَاهُ وَابْعَثْ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ

Ata thanë: "Lëre mënjanë atë e vëllanë e tij dhe dërgo lajmëtarë nëpër qytete,

يَأْتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٍ

që të të sjellin çdo magjistar të ditur."

فَجُمِعَ السَّحَرَةُ لِمِيقَاتِ يَوْمٍ مَعْلُومٍ

Atëherë, magjistarët u mblodhën në ditën e caktuar.

وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلْ أَنْتُمْ مُجْتَمِعُونَ

Edhe popullit iu tha: "A do të bashkoheni në tubim,

لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ السَّحَرَةَ إِنْ كَانُوا هُمُ الْغَالِبِينَ

që t'i pasojmë magjistarët, nëse ata do të dalin fitues?"

فَلَمَّا جَاءَ السَّحَرَةُ قَالُوا لِفِرْعَوْنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجْرًا إِنْ كُنَّا نَحْنُ الْغَالِبِينَ

Kur erdhën magjistarët, i thanë Faraonit: "A do të kemi shpërblim në qoftë se dalim fitimtarë?"

قَالَ نَعَمْ وَإِنَّكُمْ إِذًا لَمِنَ الْمُقَرَّبِينَ

Ai tha: "Po, madje ju do të jeni atëherë nga më të afërmit e mi."

قَالَ لَهُمْ مُوسَىٰ أَلْقُوا مَا أَنْتُمْ مُلْقُونَ

Musai u tha atyre: "Hidhni atë që keni për të hedhur!"

فَأَلْقَوْا حِبَالَهُمْ وَعِصِيَّهُمْ وَقَالُوا بِعِزَّةِ فِرْعَوْنَ إِنَّا لَنَحْنُ الْغَالِبُونَ

Ata hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: "Për madhërinë e Faraonit, pa dyshim, ne do të jemi fitimtarët!'

فَأَلْقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ

Pastaj Musai e hodhi shkopin e vet, kur ja, ai po gëlltiste ato që trilluan ata.

فَأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سَاجِدِينَ

Atëherë, magjistarët ranë në sexhde

قَالُوا آمَنَّا بِرَبِّ الْعَالَمِينَ

dhe thanë: "Ne besojmë në Zotin e botëve,

رَبِّ مُوسَىٰ وَهَارُونَ

Zotin e Musait dhe Harunit."

قَالَ آمَنْتُمْ لَهُ قَبْلَ أَنْ آذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّهُ لَكَبِيرُكُمُ الَّذِي عَلَّمَكُمُ السِّحْرَ فَلَسَوْفَ تَعْلَمُونَ ۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ مِنْ خِلَافٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ

Ai (Faraoni) tha: "Si guxoni ta besoni atë pa lejen time?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj që jua ka mësuar magjinë, por së shpejti do ta kuptoni. Do t'jua pres duart dhe këmbët këmbyerazi, pastaj do t'ju kryqëzoj të gjithë."

قَالُوا لَا ضَيْرَ ۖ إِنَّا إِلَىٰ رَبِّنَا مُنْقَلِبُونَ

Ata thanë: "S'ka dert; ne, me siguri, te Zoti ynë do të kthehemi.

إِنَّا نَطْمَعُ أَنْ يَغْفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَايَانَا أَنْ كُنَّا أَوَّلَ الْمُؤْمِنِينَ

Ne shpresojmë se Zoti ynë të na i falë gjynahet tona, meqë ishim të parët që besuan."

وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنْ أَسْرِ بِعِبَادِي إِنَّكُمْ مُتَّبَعُونَ

Ne i shpallëm Musait: "Udhëto natën me robërit e Mi, por do të ndiqeni."

فَأَرْسَلَ فِرْعَوْنُ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ

Atëherë, Faraoni dërgoi nëpër qytete lajmëtarë për të tubuar (njerëzit),

إِنَّ هَٰؤُلَاءِ لَشِرْذِمَةٌ قَلِيلُونَ

(duke u thënë:) "Këta janë vetëm një grup i vogël,

وَإِنَّهُمْ لَنَا لَغَائِظُونَ

që na kanë zemëruar,

وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَاذِرُونَ

por të gjithë jemi të përgatitur mirë."

فَأَخْرَجْنَاهُمْ مِنْ جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ

Kështu, Ne i nxorëm ata prej kopshteve e burimeve

وَكُنُوزٍ وَمَقَامٍ كَرِيمٍ

dhe prej thesareve e banesave të këndshme.

كَذَٰلِكَ وَأَوْرَثْنَاهَا بَنِي إِسْرَائِيلَ

Kështu ndodhi dhe Ne ua lamë ato në trashëgim bijve të Israilit.

فَأَتْبَعُوهُمْ مُشْرِقِينَ

Ata i arritën në lindje të diellit.

فَلَمَّا تَرَاءَى الْجَمْعَانِ قَالَ أَصْحَابُ مُوسَىٰ إِنَّا لَمُدْرَكُونَ

Kur të dyja grupet panë njëri-tjetrin, njerëzit e Musait thanë: "Me të vërtetë, na zunë!"

قَالَ كَلَّا ۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهْدِينِ

Musai tha: "Kurrsesi! Me mua është Zoti im. Ai do të më udhëzojë."

فَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنِ اضْرِبْ بِعَصَاكَ الْبَحْرَ ۖ فَانْفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرْقٍ كَالطَّوْدِ الْعَظِيمِ

Atëherë, Ne i shpallëm Musait: "Bjeri detit me shkopin tënd!" Deti u nda menjëherë dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh.

وَأَزْلَفْنَا ثَمَّ الْآخَرِينَ

Pastaj Ne i afruam aty të tjerët.

وَأَنْجَيْنَا مُوسَىٰ وَمَنْ مَعَهُ أَجْمَعِينَ

Ne shpëtuam Musain dhe gjithë ata që ishin me të.

ثُمَّ أَغْرَقْنَا الْآخَرِينَ

Pastaj i fundosëm të tjerët.

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ

Vërtet, në këtë ka shenja, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ

S'ka dyshim se Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.

وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ إِبْرَاهِيمَ

Ua trego atyre historinë e Ibrahimit,

إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَا تَعْبُدُونَ

kur i tha babait të vet dhe popullit: "Çfarë po adhuroni?"

قَالُوا نَعْبُدُ أَصْنَامًا فَنَظَلُّ لَهَا عَاكِفِينَ

Ata thanë: "Ne adhurojmë idhuj dhe u falemi atyre me përkushtim."

قَالَ هَلْ يَسْمَعُونَكُمْ إِذْ تَدْعُونَ

Ai tha: "A ju dëgjojnë ata kur u luteni?

أَوْ يَنْفَعُونَكُمْ أَوْ يَضُرُّونَ

Ose a mund t'ju bëjnë dobi ose dëm?"

قَالُوا بَلْ وَجَدْنَا آبَاءَنَا كَذَٰلِكَ يَفْعَلُونَ

Ata thanë: "Jo, por i kemi gjetur baballarët tanë duke vepruar kështu."

قَالَ أَفَرَأَيْتُمْ مَا كُنْتُمْ تَعْبُدُونَ

Ai tha: "A keni menduar lidhur me atë që adhuroni

أَنْتُمْ وَآبَاؤُكُمُ الْأَقْدَمُونَ

ju dhe të parët tuaj të lashtë?

فَإِنَّهُمْ عَدُوٌّ لِي إِلَّا رَبَّ الْعَالَمِينَ

Në të vërtetë, ata janë armiqtë e mi, por jo Zoti i botëve.

الَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهْدِينِ

i Cili më krijoi dhe më udhëzon.

وَالَّذِي هُوَ يُطْعِمُنِي وَيَسْقِينِ

Ai më ushqen dhe më jep të pi

وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ

dhe, kur sëmurem, Ai më shëron.

وَالَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحْيِينِ

Ai më bën të vdes dhe pastaj më ringjall.

وَالَّذِي أَطْمَعُ أَنْ يَغْفِرَ لِي خَطِيئَتِي يَوْمَ الدِّينِ

Dhe Ai është i vetmi tek i Cili shpresoj se do të m'i falë gabimet në Ditën e Gjykimit.

رَبِّ هَبْ لِي حُكْمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ

Zoti im! Më dhuro urtësi dhe më bashko me të mirët!

وَاجْعَلْ لِي لِسَانَ صِدْقٍ فِي الْآخِرِينَ

Bëj që të përmendem për të mirë tek ata që do të vijnë pas

وَاجْعَلْنِي مِنْ وَرَثَةِ جَنَّةِ النَّعِيمِ

dhe më bëj prej trashëgimtarëve të Xhenetit të begatë!

وَاغْفِرْ لِأَبِي إِنَّهُ كَانَ مِنَ الضَّالِّينَ

Fale babanë tim, sepse ai është nga të humburit

وَلَا تُخْزِنِي يَوْمَ يُبْعَثُونَ

dhe mos më turpëro në ditën kur të gjithë do të ringjallen,

يَوْمَ لَا يَنْفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ

Ditën kur nuk bën dobi as pasuria, as fëmijët,

إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ

përveç atij që vete tek Allahu me zemër të shëndoshë!"

وَأُزْلِفَتِ الْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ

Xheneti do t'u afrohet të devotshmëve,

وَبُرِّزَتِ الْجَحِيمُ لِلْغَاوِينَ

kurse Xhehenemi do t'u dëftohet të humburve

وَقِيلَ لَهُمْ أَيْنَ مَا كُنْتُمْ تَعْبُدُونَ

dhe atyre do t'u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit

مِنْ دُونِ اللَّهِ هَلْ يَنْصُرُونَكُمْ أَوْ يَنْتَصِرُونَ

në vend të Allahut? A mund t'ju ndihmojnë ata ose ta ndihmojnë veten?"

فَكُبْكِبُوا فِيهَا هُمْ وَالْغَاوُونَ

Pastaj ata do të hidhen në Xhehenem bashkë me ata që i çuan në humbje,

وَجُنُودُ إِبْلِيسَ أَجْمَعُونَ

si dhe ushtarët e Iblisit, që të gjithë.

قَالُوا وَهُمْ فِيهَا يَخْتَصِمُونَ

Ata do të grinden në të (në Xhehenem) e do të thonë:

تَاللَّهِ إِنْ كُنَّا لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ

"Betohemi në Allahun se ne, me të vërtetë, kemi qenë në humbje të qartë,

إِذْ نُسَوِّيكُمْ بِرَبِّ الْعَالَمِينَ

kur ju barazuam me Zotin e botëve.

وَمَا أَضَلَّنَا إِلَّا الْمُجْرِمُونَ

Askush nuk na çoi në humbje përveç keqbërësve.

فَمَا لَنَا مِنْ شَافِعِينَ

Tashmë ne s'kemi asnjë ndërmjetësues

وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٍ

e as ndonjë mik të ngushtë.

فَلَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ

Ah, sikur të mund të ktheheshim edhe një herë (në dunja) e të bëheshim besimtarë!"

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ

Vërtet, në këtë ka shenja, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ

S'ka dyshim se Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.

كَذَّبَتْ قَوْمُ نُوحٍ الْمُرْسَلِينَ

Populli i Nuhut i përgënjeshtroi të dërguarit

إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ

kur vëllai i tyre, Nuhu, u tha atyre: "A nuk i frikësoheni Allahut?

إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ

Pa dyshim, unë jam për ju një i dërguar besnik.

فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua!

وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Unë nuk kërkoj nga ju asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.

فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua!

قَالُوا أَنُؤْمِنُ لَكَ وَاتَّبَعَكَ الْأَرْذَلُونَ

Ata thanë: "E si të të besojmë ty kur ty të pasojnë më të ulëtit?"

قَالَ وَمَا عِلْمِي بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

Ai tha: "E nga ta di unë se çfarë kanë bërë ata?

إِنْ حِسَابُهُمْ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّي ۖ لَوْ تَشْعُرُونَ

Llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, nëse e kuptoni!

وَمَا أَنَا بِطَارِدِ الْمُؤْمِنِينَ

Unë nuk do t'i përzë besimtarët.

إِنْ أَنَا إِلَّا نَذِيرٌ مُبِينٌ

Unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."

قَالُوا لَئِنْ لَمْ تَنْتَهِ يَا نُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمَرْجُومِينَ

Ata thanë: "Nëse nuk ndalesh, o Nuh, do të të mbysim me gurë."

قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوْمِي كَذَّبُونِ

Ai tha: "O Zot, populli im më përgënjeshtroi!

فَافْتَحْ بَيْنِي وَبَيْنَهُمْ فَتْحًا وَنَجِّنِي وَمَنْ مَعِيَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ

Andaj, Ti gjyko mes meje e tyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!"

فَأَنْجَيْنَاهُ وَمَنْ مَعَهُ فِي الْفُلْكِ الْمَشْحُونِ

Kështu, Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anijen e ngarkuar.

ثُمَّ أَغْرَقْنَا بَعْدُ الْبَاقِينَ

Pastaj i fundosëm ata që mbetën pas.

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ

Vërtet, në këtë ka shenja, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ

S'ka dyshim se Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.

كَذَّبَتْ عَادٌ الْمُرْسَلِينَ

Edhe adët përgënjeshtruan të dërguarit,

إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ

kur vëllai i tyre, Hudi, u tha atyre: "A nuk e keni frikë Allahun?

إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ

Pa dyshim, unë jam për ju një i dërguar besnik.

فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua!

وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Unë nuk kërkoj nga ju asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.

أَتَبْنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ آيَةً تَعْبَثُونَ

Mos vallë në çdo kodrinë ndërtoni objekte kot,

وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمْ تَخْلُدُونَ

dhe ngrini pallate, sikur do të jetonit përgjithmonë?

وَإِذَا بَطَشْتُمْ بَطَشْتُمْ جَبَّارِينَ

Edhe kur sulmoni, ju sulmoni pamëshirshëm.

فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua!

وَاتَّقُوا الَّذِي أَمَدَّكُمْ بِمَا تَعْلَمُونَ

Frikësojuni Atij që ju dhuroi ato që i dini:

أَمَدَّكُمْ بِأَنْعَامٍ وَبَنِينَ

Ju dha bagëti dhe fëmijë,

وَجَنَّاتٍ وَعُيُونٍ

si dhe kopshte e burime.

إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ

Unë i frikësohem për ju dënimit të një Dite të madhe."

قَالُوا سَوَاءٌ عَلَيْنَا أَوَعَظْتَ أَمْ لَمْ تَكُنْ مِنَ الْوَاعِظِينَ

Ata thanë: "Për ne është krejt njësoj: si na këshillove, si nuk na këshillove.

إِنْ هَٰذَا إِلَّا خُلُقُ الْأَوَّلِينَ

Kjo s'është gjë tjetër veçse zakon i popujve të lashtë

وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ

dhe ne nuk do të ndëshkohemi kurrë."

فَكَذَّبُوهُ فَأَهْلَكْنَاهُمْ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ

Pra, ata e përgënjeshtruan atë, andaj Ne i shkatërruam. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ

S'ka dyshim se Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.

كَذَّبَتْ ثَمُودُ الْمُرْسَلِينَ

Edhe themudët përgënjeshtruan të dërguarit,

إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ صَالِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ

kur vëllai i tyre, Salihu, u tha atyre: "A nuk e keni frikë Allahun?

إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ

Pa dyshim, unë jam për ju një i dërguar besnik.

فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua!

وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Unë nuk kërkoj nga ju asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.

أَتُتْرَكُونَ فِي مَا هَاهُنَا آمِنِينَ

A mendoni se ju do të mbeteni (në këtë botë) të sigurt në këto që gjendeni,

فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ

mes kopshteve e burimeve

وَزُرُوعٍ وَنَخْلٍ طَلْعُهَا هَضِيمٌ

dhe mes të mbjellave dhe palmave me fruta të freskëta,

وَتَنْحِتُونَ مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا فَارِهِينَ

si dhe të gdhendni shtëpi në male me shumë mjeshtëri?

فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Prandaj, kijeni frikë Allahun e bindmuni mua

وَلَا تُطِيعُوا أَمْرَ الْمُسْرِفِينَ

dhe mos i dëgjoni urdhrat e atyre që kanë kaluar kufijtë

الَّذِينَ يُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ وَلَا يُصْلِحُونَ

të cilët bëjnë çrregullime në Tokë e nuk bëjnë përmirësime!"

قَالُوا إِنَّمَا أَنْتَ مِنَ الْمُسَحَّرِينَ

Ata thanë: "Në të vërtetë, ti je vetëm një i magjepsur.

مَا أَنْتَ إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُنَا فَأْتِ بِآيَةٍ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ

Ti je vetëm një njeri si ne, andaj na sill ndonjë mrekulli, nëse je duke e thënë të vërtetën!"

قَالَ هَٰذِهِ نَاقَةٌ لَهَا شِرْبٌ وَلَكُمْ شِرْبُ يَوْمٍ مَعْلُومٍ

Salihu tha: "Ja, kjo është një deve; ajo do të ketë radhën e saj për të pirë dhe ju do të keni radhën tuaj, në ditë të caktuara.

وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوءٍ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابُ يَوْمٍ عَظِيمٍ

Mos i bëni ndonjë të keqe, se ju kap dënimi i një Dite të madhe!"

فَعَقَرُوهَا فَأَصْبَحُوا نَادِمِينَ

Por, ata e therën atë e pastaj u penduan.

فَأَخَذَهُمُ الْعَذَابُ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ

Atëherë, ata i goditi dënimi. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ

S'ka dyshim se Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.

كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ الْمُرْسَلِينَ

Edhe populli i Lutit i përgënjeshtroi të dërguarit,

إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ

kur vëllai i tyre, Luti, u tha atyre: "A nuk e keni frikë Allahun?

إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ

Pa dyshim, unë jam për ju një i dërguar besnik.

فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua!

وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Unë nuk kërkoj nga ju asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.

أَتَأْتُونَ الذُّكْرَانَ مِنَ الْعَالَمِينَ

Vallë, si u qaseni meshkujve nga njerëzit

وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمْ رَبُّكُمْ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ ۚ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ عَادُونَ

e i lini gratë tuaja që Zoti juaj i ka krijuar për ju?! Ju, me të vërtetë, jeni një popull që kalon çdo kufi.

قَالُوا لَئِنْ لَمْ تَنْتَهِ يَا لُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمُخْرَجِينَ

Ata thanë: "Nëse nuk ndalesh, o Lut, do të jesh i dëbuar."

قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُمْ مِنَ الْقَالِينَ

Ai tha: "Vërtet, unë e urrej atë që bëni ju!

رَبِّ نَجِّنِي وَأَهْلِي مِمَّا يَعْمَلُونَ

Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!"

فَنَجَّيْنَاهُ وَأَهْلَهُ أَجْمَعِينَ

Atëherë, Ne e shpëtuam atë dhe gjithë familjen e tij,

إِلَّا عَجُوزًا فِي الْغَابِرِينَ

përveç një plake që ishte në mesin e atyre që mbetën pas.

ثُمَّ دَمَّرْنَا الْآخَرِينَ

Pastaj, i shkatërruam të tjerët.

وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِمْ مَطَرًا ۖ فَسَاءَ مَطَرُ الْمُنْذَرِينَ

Ne lëshuam mbi ta rrebesh (gurësh). Sa i tmerrshëm ishte rrebeshi i atyre që qenë paralajmëruar!

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ

Vërtet, në këtë ka shenja, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ

S'ka dyshim se Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.

كَذَّبَ أَصْحَابُ الْأَيْكَةِ الْمُرْسَلِينَ

Edhe banorët e Ejkës i përgënjeshtruan të dërguarit,

إِذْ قَالَ لَهُمْ شُعَيْبٌ أَلَا تَتَّقُونَ

kur Shuajbi u tha atyre: "A nuk e keni frikë Allahun?

إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ

Pa dyshim, unë jam për ju një i dërguar besnik.

فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua!

وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Unë nuk kërkoj nga ju asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.

أَوْفُوا الْكَيْلَ وَلَا تَكُونُوا مِنَ الْمُخْسِرِينَ

Jepni masën të plotë e mos u bëni nga ata që hanë (në matje)

وَزِنُوا بِالْقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ

dhe peshoni me peshore të saktë

وَلَا تَبْخَسُوا النَّاسَ أَشْيَاءَهُمْ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ

e mos ua pakoni njerëzve gjërat e tyre dhe mos bëni çrregullime në Tokë!

وَاتَّقُوا الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالْجِبِلَّةَ الْأَوَّلِينَ

Frikësojuni Atij që ju krijoi ju dhe brezat e mëparshëm!"

قَالُوا إِنَّمَا أَنْتَ مِنَ الْمُسَحَّرِينَ

Ata thanë: "Në të vërtetë, ti je vetëm një i magjepsur!

وَمَا أَنْتَ إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُنَا وَإِنْ نَظُنُّكَ لَمِنَ الْكَاذِبِينَ

Ti je vetëm një njeri si ne dhe ne mendojmë se ti je gënjeshtar.

فَأَسْقِطْ عَلَيْنَا كِسَفًا مِنَ السَّمَاءِ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ

Pra, lësho mbi ne një copë nga qielli, nëse je prej të sinqertëve!"

قَالَ رَبِّي أَعْلَمُ بِمَا تَعْمَلُونَ

Ai (Shuajbi) tha: "Zoti im di më së miri çdo gjë që bëni ju."

فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمْ عَذَابُ يَوْمِ الظُّلَّةِ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ

Por, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj i kaploi dënimi i ditës me re. Ai ishte vërtet dënimi i një dite të madhe.

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ

Vërtet, në këtë ka shenja, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ

S'ka dyshim se Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti.

وَإِنَّهُ لَتَنْزِيلُ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Pa dyshim, ky (Kuran) është shpallje e Zotit të botëve,

نَزَلَ بِهِ الرُّوحُ الْأَمِينُ

të cilën e zbriti Shpirti besnik (Xhibrili)

عَلَىٰ قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنَ الْمُنْذِرِينَ

në zemrën tënde (o Muhamed), që të bëhesh nga paralajmëruesit,

بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُبِينٍ

në gjuhën e pastër arabe.

وَإِنَّهُ لَفِي زُبُرِ الْأَوَّلِينَ

Në të vërtetë, ai është (përmendur) në Shkrimet e mëparshme.

أَوَلَمْ يَكُنْ لَهُمْ آيَةً أَنْ يَعْلَمَهُ عُلَمَاءُ بَنِي إِسْرَائِيلَ

A nuk ishte provë për ta, se atë e njihnin dijetarët e bijve të Israilit?

وَلَوْ نَزَّلْنَاهُ عَلَىٰ بَعْضِ الْأَعْجَمِينَ

Sikur t'ia zbritnim atë ndonjë joarabi

فَقَرَأَهُ عَلَيْهِمْ مَا كَانُوا بِهِ مُؤْمِنِينَ

e ai t'ua lexonte atyre, ata nuk do t'i besonin.

كَذَٰلِكَ سَلَكْنَاهُ فِي قُلُوبِ الْمُجْرِمِينَ

Ja, kështu e ngulitim Ne atë (mosbesimin) në zemrat e keqbërësve.

لَا يُؤْمِنُونَ بِهِ حَتَّىٰ يَرَوُا الْعَذَابَ الْأَلِيمَ

Ata nuk do ta besojnë atë derisa të shohin dënimin e dhembshëm.

فَيَأْتِيَهُمْ بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ

Ai do t'u vijë papritmas, pa e vënë re ata.

فَيَقُولُوا هَلْ نَحْنُ مُنْظَرُونَ

E atëherë do të thonë: "A do të na jepet afat?"

أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ

Vallë, a mos po kërkojnë ata përshpejtimin e dënimit Tonë?

أَفَرَأَيْتَ إِنْ مَتَّعْنَاهُمْ سِنِينَ

Më thuaj, nëse do t'i linim të jetonin të kënaqur disa vjet

ثُمَّ جَاءَهُمْ مَا كَانُوا يُوعَدُونَ

e pastaj t'i godiste ajo për të cilën qenë paralajmëruar,

مَا أَغْنَىٰ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يُمَتَّعُونَ

çfarë dobie do t'u bënte atyre kënaqësia që kishin?

وَمَا أَهْلَكْنَا مِنْ قَرْيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنْذِرُونَ

Ne kurrë nuk shkatërruam asnjë qytet pa i dërguar më parë paralajmërues,

ذِكْرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَالِمِينَ

për t'i këshilluar ata, sepse Ne nuk jemi të padrejtë.

وَمَا تَنَزَّلَتْ بِهِ الشَّيَاطِينُ

Këtë (Kuran) nuk e kanë zbritur shejtanët,

وَمَا يَنْبَغِي لَهُمْ وَمَا يَسْتَطِيعُونَ

madje, atyre s'u takon të bëjnë një gjë të tillë e as që kanë mundësi,

إِنَّهُمْ عَنِ السَّمْعِ لَمَعْزُولُونَ

sepse ata janë të penguar nga dëgjimi (i Shpalljes).

فَلَا تَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ فَتَكُونَ مِنَ الْمُعَذَّبِينَ

Pra, mos lut zot tjetër krahas Allahut, që të mos bëhesh prej atyre që do të ndëshkohen!

وَأَنْذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ

Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm

وَاخْفِضْ جَنَاحَكَ لِمَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ

dhe ji i butë me besimtarët që të pasojnë!

فَإِنْ عَصَوْكَ فَقُلْ إِنِّي بَرِيءٌ مِمَّا تَعْمَلُونَ

E, nëse ata (farefisi yt) të kundërshtojnë, thuaju: "Unë nuk do të jap llogari për atë që bëni ju."

وَتَوَكَّلْ عَلَى الْعَزِيزِ الرَّحِيمِ

Dhe mbështetju të Gjithëfuqishmit, Mëshirëplotit,

الَّذِي يَرَاكَ حِينَ تَقُومُ

i Cili të sheh kur ngrihesh (për namaz),

وَتَقَلُّبَكَ فِي السَّاجِدِينَ

si dhe lëvizjet e tua (të namazit) në mesin e atyre që bëjnë sexhde.

إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

Me të vërtetë, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.

هَلْ أُنَبِّئُكُمْ عَلَىٰ مَنْ تَنَزَّلُ الشَّيَاطِينُ

A t'ju tregoj se kujt i zbresin shejtanët?

تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍ

Ata i zbresin çdo gënjeshtari të mbushur me gjynahe.

يُلْقُونَ السَّمْعَ وَأَكْثَرُهُمْ كَاذِبُونَ

Ata u pëshpëritin atyre atë që dëgjojnë vjedhurazi, por shumica e tyre janë gënjeshtarë.

وَالشُّعَرَاءُ يَتَّبِعُهُمُ الْغَاوُونَ

Ndërkaq, poetët ndiqen nga të humburit.

أَلَمْ تَرَ أَنَّهُمْ فِي كُلِّ وَادٍ يَهِيمُونَ

A nuk e sheh se ata bredhin në çdo anë

وَأَنَّهُمْ يَقُولُونَ مَا لَا يَفْعَلُونَ

dhe thonë atë që nuk e bëjnë?

إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَذَكَرُوا اللَّهَ كَثِيرًا وَانْتَصَرُوا مِنْ بَعْدِ مَا ظُلِمُوا ۗ وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنْقَلَبٍ يَنْقَلِبُونَ

Përveç atyre që besojnë, që bëjnë vepra të mira, që e përmendin shumë Allahun dhe që mbrohen kur u bëhet padrejtësi. Ndërkaq, ata që bëjnë zullum, do ta kuptojnë se çfarë fundi i pret ata.