The Spider · al-'Ankabut · سورة العنكبوت · 69 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

الم

Elif, lam, mim.

أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ

A mendojnë njerëzit se do të lihen të thonë: "Besuam" pa u sprovuar?!

وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۖ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ

Në të vërtetë, Ne i kemi sprovuar edhe ata që ishin para tyre. Pra, sigurisht Allahu do t'i zbulojë ata që thonë të vërtetën dhe Ai do t'i zbulojë gënjeshtarët.

أَمْ حَسِبَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ السَّيِّئَاتِ أَنْ يَسْبِقُونَا ۚ سَاءَ مَا يَحْكُمُونَ

A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se mund të shpëtojnë prej Nesh (pa u dënuar)? Sa mbrapsht që gjykojnë!

مَنْ كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ اللَّهِ فَإِنَّ أَجَلَ اللَّهِ لَآتٍ ۚ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

Kushdo që shpreson takimin me Allahun, le ta dijë se afati i Allahut do të vijë me siguri. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.

وَمَنْ جَاهَدَ فَإِنَّمَا يُجَاهِدُ لِنَفْسِهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَغَنِيٌّ عَنِ الْعَالَمِينَ

E kush përpiqet, në të vërtetë, përpiqet për të mirën e vet. Pa dyshim, Allahu nuk ka nevojë për krijesat.

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَنُكَفِّرَنَّ عَنْهُمْ سَيِّئَاتِهِمْ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَحْسَنَ الَّذِي كَانُوا يَعْمَلُونَ

Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne, pa dyshim, do t'ua shlyejmë të këqijat dhe do t'ua japim shpërblimin sipas punëve më të mira që kanë bërë.

وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حُسْنًا ۖ وَإِنْ جَاهَدَاكَ لِتُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا ۚ إِلَيَّ مَرْجِعُكُمْ فَأُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ

Ne e kemi porositur njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet. Por, nëse ata të shtyjnë të më shoqërosh diçka në adhurim, për të cilën ti nuk di asgjë, atëherë mos iu bind atyre! Tek Unë është kthimi juaj e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَنُدْخِلَنَّهُمْ فِي الصَّالِحِينَ

Ndërkaq, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim, do t'i futim në mesin e të mirëve.

وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَقُولُ آمَنَّا بِاللَّهِ فَإِذَا أُوذِيَ فِي اللَّهِ جَعَلَ فِتْنَةَ النَّاسِ كَعَذَابِ اللَّهِ وَلَئِنْ جَاءَ نَصْرٌ مِنْ رَبِّكَ لَيَقُولُنَّ إِنَّا كُنَّا مَعَكُمْ ۚ أَوَلَيْسَ اللَّهُ بِأَعْلَمَ بِمَا فِي صُدُورِ الْعَالَمِينَ

Disa njerëz thonë: "Ne e besojmë Allahun", por kur lëndohen në rrugën e Allahut, torturimin e njerëzve e barazojnë me dënimin e Allahut. E, kur vjen ndonjë fitore nga Zoti yt, ata thonë: "Në të vërtetë, ne ishim me ju." A nuk e di Allahu më së miri se çfarë ka në zemrat e njerëzve?!

وَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْمُنَافِقِينَ

Allahu, me siguri, do t'i zbulojë ata që besojnë dhe Ai do t'i zbulojë dyfytyrëshit.

وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ آمَنُوا اتَّبِعُوا سَبِيلَنَا وَلْنَحْمِلْ خَطَايَاكُمْ وَمَا هُمْ بِحَامِلِينَ مِنْ خَطَايَاهُمْ مِنْ شَيْءٍ ۖ إِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ

Ata që nuk besojnë u thonë besimtarëve: "Ndiqni rrugën tonë, se ne do t'i mbartim gjynahet tuaja." Por, ata nuk do të mbartin asnjë gjynah të tyre. S'ka dyshim se ata janë gënjeshtarë.

وَلَيَحْمِلُنَّ أَثْقَالَهُمْ وَأَثْقَالًا مَعَ أَثْقَالِهِمْ ۖ وَلَيُسْأَلُنَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَمَّا كَانُوا يَفْتَرُونَ

Në të vërtetë, ata do të bartin barrët e veta e barrë të tjera bashkë me barrët e tyre dhe ata do të pyeten në Ditën e Kiametit për atë që trillonin.

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِ فَلَبِثَ فِيهِمْ أَلْفَ سَنَةٍ إِلَّا خَمْسِينَ عَامًا فَأَخَذَهُمُ الطُّوفَانُ وَهُمْ ظَالِمُونَ

Ne e dërguam Nuhun te populli i tij. Ai qëndroi në mesin e tyre një mijë vjet, pa pesëdhjetë, por ata i përfshiu përmbytja, duke qenë zullumqarë.

فَأَنْجَيْنَاهُ وَأَصْحَابَ السَّفِينَةِ وَجَعَلْنَاهَا آيَةً لِلْعَالَمِينَ

Pastaj, Ne e shpëtuam atë e njerëzit e anijes dhe e bëmë mësim për njerëzit.

وَإِبْرَاهِيمَ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاتَّقُوهُ ۖ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ

Kujto Ibrahimin, kur i tha popullit të vet: "Adhurojeni Allahun dhe frikësojuni Atij! Kjo është më mirë për ju, sikur ta dinit.

إِنَّمَا تَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَوْثَانًا وَتَخْلُقُونَ إِفْكًا ۚ إِنَّ الَّذِينَ تَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ لَا يَمْلِكُونَ لَكُمْ رِزْقًا فَابْتَغُوا عِنْدَ اللَّهِ الرِّزْقَ وَاعْبُدُوهُ وَاشْكُرُوا لَهُ ۖ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

Ju adhuroni në vend të Allahut vetëm idhuj dhe trilloni gënjeshtra. Në të vërtetë, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut nuk kanë kanë mundësi t'ju furnizojnë. Pra, kërkojeni furnizimin prej Allahut dhe adhurojeni e falënderojeni vetëm Atë, sepse tek Ai do të ktheheni.

وَإِنْ تُكَذِّبُوا فَقَدْ كَذَّبَ أُمَمٌ مِنْ قَبْلِكُمْ ۖ وَمَا عَلَى الرَّسُولِ إِلَّا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ

Nëse ju përgënjeshtroni, dijeni se kanë përgënjeshtruar edhe popujt e mëparshëm, por i Dërguari ka për detyrë vetëm kumtimin e qartë.

أَوَلَمْ يَرَوْا كَيْفَ يُبْدِئُ اللَّهُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ

A nuk e shohin ata se si e nis Allahu krijimin e më pas e përsërit atë? S'ka dyshim se kjo për Allahun është e lehtë.

قُلْ سِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانْظُرُوا كَيْفَ بَدَأَ الْخَلْقَ ۚ ثُمَّ اللَّهُ يُنْشِئُ النَّشْأَةَ الْآخِرَةَ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shihni se si Ai e nisi krijimin. Pastaj Allahu do ta bëjë krijimin e dytë. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

يُعَذِّبُ مَنْ يَشَاءُ وَيَرْحَمُ مَنْ يَشَاءُ ۖ وَإِلَيْهِ تُقْلَبُونَ

Ai dënon kë të dojë e mëshiron kë të dojë dhe tek Ai do të ktheheni.

وَمَا أَنْتُمْ بِمُعْجِزِينَ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ ۖ وَمَا لَكُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ مِنْ وَلِيٍّ وَلَا نَصِيرٍ

Ju nuk mund t'i ikni (dënimit të Tij) as në Tokë e as në qiell dhe, pos Allahut, nuk keni mbrojtës e as ndihmës."

وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّهِ وَلِقَائِهِ أُولَٰئِكَ يَئِسُوا مِنْ رَحْمَتِي وَأُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

Ata që mohojnë ajetet e Allahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën në mëshirën Time dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.

فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَنْ قَالُوا اقْتُلُوهُ أَوْ حَرِّقُوهُ فَأَنْجَاهُ اللَّهُ مِنَ النَّارِ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ

Përgjigjja e vetme që i dha populli i tij ishte: "Vriteni ose digjeni!" Por, Allahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Njëmend, në këtë ka mësime për njerëzit që besojnë.

وَقَالَ إِنَّمَا اتَّخَذْتُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَوْثَانًا مَوَدَّةَ بَيْنِكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ ثُمَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكْفُرُ بَعْضُكُمْ بِبَعْضٍ وَيَلْعَنُ بَعْضُكُمْ بَعْضًا وَمَأْوَاكُمُ النَّارُ وَمَا لَكُمْ مِنْ نَاصِرِينَ

Ai (Ibrahimi) tha: "Në të vërtetë, ju keni marrë idhuj për t'i adhuruar në vend të Allahut, për të shtuar dashurinë ndërmjet jush në jetën e kësaj bote. Por, në Ditën e Kiametit ju do të mohoni e do të mallkoni njëri-tjetrin. Vendstrehimi juaj do të jetë Zjarri dhe për ju s'do të ketë ndihmëtarë."

فَآمَنَ لَهُ لُوطٌ ۘ وَقَالَ إِنِّي مُهَاجِرٌ إِلَىٰ رَبِّي ۖ إِنَّهُ هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ

Luti i besoi atij, ndërsa ai (Ibrahimi) tha: "Unë do të mërgoj te Zoti im. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti."

وَوَهَبْنَا لَهُ إِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَجَعَلْنَا فِي ذُرِّيَّتِهِ النُّبُوَّةَ وَالْكِتَابَ وَآتَيْنَاهُ أَجْرَهُ فِي الدُّنْيَا ۖ وَإِنَّهُ فِي الْآخِرَةِ لَمِنَ الصَّالِحِينَ

Ne ia dhamë atij Ishakun e Jakubin, ndërsa pasardhësve të tij ua dhamë pejgamberinë dhe Librin. Ne i dhamë atij shpërblim në këtë botë, kurse në botën tjetër ai do të jetë, pa dyshim, prej të mirëve.

وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ إِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ مَا سَبَقَكُمْ بِهَا مِنْ أَحَدٍ مِنَ الْعَالَمِينَ

Kujto Lutin, kur i tha popullit të vet: "Ju bëni fëlliqësi që nuk ka bërë askush në botë para jush?

أَئِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ الرِّجَالَ وَتَقْطَعُونَ السَّبِيلَ وَتَأْتُونَ فِي نَادِيكُمُ الْمُنْكَرَ ۖ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَنْ قَالُوا ائْتِنَا بِعَذَابِ اللَّهِ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ

Si mund t'u qaseni meshkujve me epsh, t'ua zini pritën në rrugë e të bëni punë të ndyra në tubimet tuaja?" Por, përgjigjja e vetme që i dha populli i tij ishte: "Na e sill dënimin e Allahut, nëse e thua të vërtetën!"

قَالَ رَبِّ انْصُرْنِي عَلَى الْقَوْمِ الْمُفْسِدِينَ

Ai tha: "Zoti im, më ndihmo kundër njerëzve të mbrapshtë!"

وَلَمَّا جَاءَتْ رُسُلُنَا إِبْرَاهِيمَ بِالْبُشْرَىٰ قَالُوا إِنَّا مُهْلِكُو أَهْلِ هَٰذِهِ الْقَرْيَةِ ۖ إِنَّ أَهْلَهَا كَانُوا ظَالِمِينَ

E, pasi të dërguarit Tanë (melekë) i sollën myzhden Ibrahimit, i thanë: "Ne do t'i shkatërrojmë banorët e këtij qyteti, sepse banorët e tij janë vërtet keqbërës."

قَالَ إِنَّ فِيهَا لُوطًا ۚ قَالُوا نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَنْ فِيهَا ۖ لَنُنَجِّيَنَّهُ وَأَهْلَهُ إِلَّا امْرَأَتَهُ كَانَتْ مِنَ الْغَابِرِينَ

Ai tha: "Por Luti është atje." Ata i thanë: "Ne e dimë më mirë se kush është atje. Ne, pa dyshim, do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij; ajo është nga ata që do të mbesin pas (e do të dënohen)."

وَلَمَّا أَنْ جَاءَتْ رُسُلُنَا لُوطًا سِيءَ بِهِمْ وَضَاقَ بِهِمْ ذَرْعًا وَقَالُوا لَا تَخَفْ وَلَا تَحْزَنْ ۖ إِنَّا مُنَجُّوكَ وَأَهْلَكَ إِلَّا امْرَأَتَكَ كَانَتْ مِنَ الْغَابِرِينَ

E, kur të dërguarit Tanë vajtën te Luti, ai u shqetësua për ta dhe iu ngushtua gjoksi. Ata thanë: "Mos u frikëso dhe mos u brengos, sepse ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate: ajo është nga ata që do të mbesin pas.

إِنَّا مُنْزِلُونَ عَلَىٰ أَهْلِ هَٰذِهِ الْقَرْيَةِ رِجْزًا مِنَ السَّمَاءِ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ

Ne do të zbresim mbi banorët e këtij qyteti një dënim nga qielli, për shkak të mosbindjes së tyre.

وَلَقَدْ تَرَكْنَا مِنْهَا آيَةً بَيِّنَةً لِقَوْمٍ يَعْقِلُونَ

Ne e lamë atë si një shenjë të qartë për njerëzit që kuptojnë.

وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًا فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَارْجُوا الْيَوْمَ الْآخِرَ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ

E në Medjen Ne dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, shpresoni në Ditën e Fundit dhe mos bëni çrregullime në Tokë!"

فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَتْهُمُ الرَّجْفَةُ فَأَصْبَحُوا فِي دَارِهِمْ جَاثِمِينَ

Por, ata e përgënjeshtruan atë, kështu që i kapi një tërmet i rëndë dhe u gdhinë përmbys të pajetë në vendin e tyre.

وَعَادًا وَثَمُودَ وَقَدْ تَبَيَّنَ لَكُمْ مِنْ مَسَاكِنِهِمْ ۖ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ فَصَدَّهُمْ عَنِ السَّبِيلِ وَكَانُوا مُسْتَبْصِرِينَ

Ne shkatërruam edhe adët e themudët, gjë që ju është bërë e qartë prej (gjurmëve të) vendbanimeve të tyre. Shejtani ua kishte hijeshuar veprat dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse e shihnin qartë atë.

وَقَارُونَ وَفِرْعَوْنَ وَهَامَانَ ۖ وَلَقَدْ جَاءَهُمْ مُوسَىٰ بِالْبَيِّنَاتِ فَاسْتَكْبَرُوا فِي الْأَرْضِ وَمَا كَانُوا سَابِقِينَ

Shkatërruam edhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin. Musai u erdhi atyre me prova të qarta, por ata u treguan mendjemëdhenj në Tokë, prandaj nuk mundën të shpëtonin (nga dënimi).

فَكُلًّا أَخَذْنَا بِذَنْبِهِ ۖ فَمِنْهُمْ مَنْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِ حَاصِبًا وَمِنْهُمْ مَنْ أَخَذَتْهُ الصَّيْحَةُ وَمِنْهُمْ مَنْ خَسَفْنَا بِهِ الْأَرْضَ وَمِنْهُمْ مَنْ أَغْرَقْنَا ۚ وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَٰكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

Secilin e dënuam për gjynahun e vet: disave u lëshuam rrebesh gurësh, disa i mori gjëmimi i tmerrshëm, disa i bëmë që t'i gëlltiste toka e disa i përmbytëm. Nuk ishte Allahu që u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.

مَثَلُ الَّذِينَ اتَّخَذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ أَوْلِيَاءَ كَمَثَلِ الْعَنْكَبُوتِ اتَّخَذَتْ بَيْتًا ۖ وَإِنَّ أَوْهَنَ الْبُيُوتِ لَبَيْتُ الْعَنْكَبُوتِ ۖ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ

Ata që marrin mbrojtës të tjerë në vend të Allahut i shëmbëllejnë merimangës, e cila thur një shtëpi për vete, por nuk ka dyshim se shtëpia më e brishtë është ajo e merimangës. Veç sikur ta dinin!

إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ مِنْ شَيْءٍ ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ

Në të vërtetë, Allahu di çfarë adhurojnë ata në vend të Tij. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.

وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ ۖ وَمَا يَعْقِلُهَا إِلَّا الْعَالِمُونَ

Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, por ata i kuptojnë vetëm të diturit.

خَلَقَ اللَّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِلْمُؤْمِنِينَ

Allahu krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. Vërtet, në këtë ka shenja për besimtarët.

اتْلُ مَا أُوحِيَ إِلَيْكَ مِنَ الْكِتَابِ وَأَقِمِ الصَّلَاةَ ۖ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ ۗ وَلَذِكْرُ اللَّهِ أَكْبَرُ ۗ وَاللَّهُ يَعْلَمُ مَا تَصْنَعُونَ

Lexo atë që të shpallet nga Libri (o Muhamed) dhe fale namazin! Vërtet, namazi pengon nga veprat e shëmtuara e të këqija. Ndërkaq, përmendja e Allahut është njëmend më e madhja. Allahu di çfarë bëni.

وَلَا تُجَادِلُوا أَهْلَ الْكِتَابِ إِلَّا بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِلَّا الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْهُمْ ۖ وَقُولُوا آمَنَّا بِالَّذِي أُنْزِلَ إِلَيْنَا وَأُنْزِلَ إِلَيْكُمْ وَإِلَٰهُنَا وَإِلَٰهُكُمْ وَاحِدٌ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ

Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm në mënyrën më të mirë, me përjashtim të atyre që tregohen të padrejtë, dhe thoni: "Ne besojmë në atë që na është shpallur neve dhe në atë që ju është shpallur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një dhe ne i jemi dorëzuar Atij.

وَكَذَٰلِكَ أَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ ۚ فَالَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يُؤْمِنُونَ بِهِ ۖ وَمِنْ هَٰؤُلَاءِ مَنْ يُؤْمِنُ بِهِ ۚ وَمَا يَجْحَدُ بِآيَاتِنَا إِلَّا الْكَافِرُونَ

Kështu pra, Ne ta zbritëm ty Librin. Ata të cilëve ua dhamë Librin, besojnë në të, por edhe nga këta (mekasit) ka disa që besojnë në të. Ajetet Tona i mohojnë vetëm jobesimtarët.

وَمَا كُنْتَ تَتْلُو مِنْ قَبْلِهِ مِنْ كِتَابٍ وَلَا تَخُطُّهُ بِيَمِينِكَ ۖ إِذًا لَارْتَابَ الْمُبْطِلُونَ

Ti nuk ke lexuar më parë kurrfarë libri, as ke shkruar diçka me dorën tënde të djathtë. Përndryshe, do të dyshonin ndjekësit e së kotës.

بَلْ هُوَ آيَاتٌ بَيِّنَاتٌ فِي صُدُورِ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ ۚ وَمَا يَجْحَدُ بِآيَاتِنَا إِلَّا الظَّالِمُونَ

Përkundrazi, ato janë ajete të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dija. Ajetet Tona i mohojnë vetëm të padrejtët.

وَقَالُوا لَوْلَا أُنْزِلَ عَلَيْهِ آيَاتٌ مِنْ رَبِّهِ ۖ قُلْ إِنَّمَا الْآيَاتُ عِنْدَ اللَّهِ وَإِنَّمَا أَنَا نَذِيرٌ مُبِينٌ

Ata thonë: "Përse nuk i kanë zbritur atij mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaju: "Mrekullitë janë vetëm tek Allahu, ndërsa unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."

أَوَلَمْ يَكْفِهِمْ أَنَّا أَنْزَلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ يُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَرَحْمَةً وَذِكْرَىٰ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ

A nuk u mjafton atyre që Ne ta zbritëm ty Librin që u lexohet? Vërtet, në të ka mëshirë dhe këshillë për njerëzit që besojnë.

قُلْ كَفَىٰ بِاللَّهِ بَيْنِي وَبَيْنَكُمْ شَهِيدًا ۖ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَالَّذِينَ آمَنُوا بِالْبَاطِلِ وَكَفَرُوا بِاللَّهِ أُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ

Thuaj: "Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje dhe jush. Ai di çka ka në qiej e në Tokë, kurse ata që besojnë të pavërtetën dhe e mohojnë Allahun, pikërisht ata janë të humburit."

وَيَسْتَعْجِلُونَكَ بِالْعَذَابِ ۚ وَلَوْلَا أَجَلٌ مُسَمًّى لَجَاءَهُمُ الْعَذَابُ وَلَيَأْتِيَنَّهُمْ بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ

Ata kërkojnë që t'ua përshpejtosh dënimin. Sikur të mos ishte një afat i caktuar, me siguri do t'u vinte dënimi. Por, patjetër që ai do t'u vijë atyre papritur, pa e vënë re.

يَسْتَعْجِلُونَكَ بِالْعَذَابِ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةٌ بِالْكَافِرِينَ

Ata kërkojnë që t'ua përshpejtosh dënimin, por, me të vërtetë, Xhehenemi do t'i përfshijë jobesimtarët.

يَوْمَ يَغْشَاهُمُ الْعَذَابُ مِنْ فَوْقِهِمْ وَمِنْ تَحْتِ أَرْجُلِهِمْ وَيَقُولُ ذُوقُوا مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ

Ditën kur do t'i mbulojë dënimi prej së larti dhe poshtë këmbëve të tyre, Ai do t'u thotë: "Shijoni dënimin për atë që keni bërë!"

يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ أَرْضِي وَاسِعَةٌ فَإِيَّايَ فَاعْبُدُونِ

O robërit e Mi që keni besuar! Me të vërtetë, Toka Ime është e gjerë, andaj vetëm Mua adhuromëni!

كُلُّ نَفْسٍ ذَائِقَةُ الْمَوْتِ ۖ ثُمَّ إِلَيْنَا تُرْجَعُونَ

Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen dhe pastaj te Ne do të ktheheni.

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَنُبَوِّئَنَّهُمْ مِنَ الْجَنَّةِ غُرَفًا تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ نِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ

Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t'i strehojmë në pallate të Xhenetit, nën të cilat rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i mirë që është shpërblimi i punëmbarëve,

الَّذِينَ صَبَرُوا وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

të cilët bëjnë durim dhe që vetëm Zoti të tyre i mbështeten.

وَكَأَيِّنْ مِنْ دَابَّةٍ لَا تَحْمِلُ رِزْقَهَا اللَّهُ يَرْزُقُهَا وَإِيَّاكُمْ ۚ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

Sa shumë gjallesa ka që nuk mund të sigurojnë ushqim për vete! Allahu është Ai që i furnizon ato dhe ju. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.

وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ ۖ فَأَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ

Nëse do t'i pyesje ata se kush i krijoi qiejt e Tokën dhe i nënshtroi Diellin e Hënën, ata, me siguri, do të thonë: "Allahu!" Përse largohen atëherë?!

اللَّهُ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَيَقْدِرُ لَهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

Allahu ia shton rizkun kujt të dojë prej robërve të Tij dhe ia pakon kujt të dojë. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ نَزَّلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَحْيَا بِهِ الْأَرْضَ مِنْ بَعْدِ مَوْتِهَا لَيَقُولُنَّ اللَّهُ ۚ قُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ

Nëse do t'i pyesje ata se kush e lëshon shiun nga qielli, me të cilin gjallëron tokën pasi të jetë tharë, ata, me siguri, do të thonë: "Allahu!" Thuaj: "Lavdërimi i takon Allahut", por shumica e tyre nuk kuptojnë.

وَمَا هَٰذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا لَهْوٌ وَلَعِبٌ ۚ وَإِنَّ الدَّارَ الْآخِرَةَ لَهِيَ الْحَيَوَانُ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ

Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër veçse dëfrim e lojë, kurse jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë. Veç sikur ta dinin!

فَإِذَا رَكِبُوا فِي الْفُلْكِ دَعَوُا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ فَلَمَّا نَجَّاهُمْ إِلَى الْبَرِّ إِذَا هُمْ يُشْرِكُونَ

Kur hipin në anije, ata i luten Allahut, duke ia kushtuar adhurimin çiltërisht Atij. Por, sapo i shpëton duke i sjellë në tokë, ata i veshin ortakë në adhurim,

لِيَكْفُرُوا بِمَا آتَيْنَاهُمْ وَلِيَتَمَتَّعُوا ۖ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ

për të mohuar kështu të mirat që ua kemi dhënë dhe për t'u kënaqur (për pak kohë), por së shpejti do ta kuptojnë!

أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّا جَعَلْنَا حَرَمًا آمِنًا وَيُتَخَطَّفُ النَّاسُ مِنْ حَوْلِهِمْ ۚ أَفَبِالْبَاطِلِ يُؤْمِنُونَ وَبِنِعْمَةِ اللَّهِ يَكْفُرُونَ

A nuk e shohin ata se Ne kemi bërë (Mekën) një vend të shenjtë e të sigurt, ndërkohë që njerëzit rreth tyre rrëmbehen? Vallë, të pavërtetën e besojnë, ndërsa dhuntitë e Allahut i mohojnë?!

وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِالْحَقِّ لَمَّا جَاءَهُ ۚ أَلَيْسَ فِي جَهَنَّمَ مَثْوًى لِلْكَافِرِينَ

E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose e përgënjeshtron të vërtetën pasi t'i ketë ardhur? A nuk është në Xhehenem vendi i jobesimtarëve?!

وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ

Ndërkaq, ata që bëjnë përpjekje për Ne, do t'i udhëzojmë në rrugët Tona. Me të vërtetë, Allahu është me punëmirët.