The Spreaders · adh-Dhariyat · سورة الذاريات · 60 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

وَالذَّارِيَاتِ ذَرْوًا

Betohem në erërat që çojnë pluhurin,

فَالْحَامِلَاتِ وِقْرًا

pastaj në retë e ngarkuara rëndë,

فَالْجَارِيَاتِ يُسْرًا

pastaj në ato (anije) që lundrojnë me lehtësi,

فَالْمُقَسِّمَاتِ أَمْرًا

si dhe në ata (melekë) që ndajnë çështjet,

إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٌ

se, me të vërtetë, është e sigurt ajo që ju premtohet

وَإِنَّ الدِّينَ لَوَاقِعٌ

dhe se gjykimi do të ndodhë patjetër!

وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الْحُبُكِ

Betohem në qiellin plot shtigje,

إِنَّكُمْ لَفِي قَوْلٍ مُخْتَلِفٍ

se njëmend ju thoni fjalë të ndryshme (lidhur me Kuranin).

يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ

Prej tij largohet ai që është shmangur.

قُتِلَ الْخَرَّاصُونَ

Mallkuar qofshin gënjeshtarët,

الَّذِينَ هُمْ فِي غَمْرَةٍ سَاهُونَ

të cilët janë të zhytur në pakujdesi!

يَسْأَلُونَ أَيَّانَ يَوْمُ الدِّينِ

Ata pyesin: "Kur do të jetë Dita e Gjykimit?"

يَوْمَ هُمْ عَلَى النَّارِ يُفْتَنُونَ

Ditën kur do të digjen në Zjarr.

ذُوقُوا فِتْنَتَكُمْ هَٰذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَسْتَعْجِلُونَ

(do t'u thuhet:) "Shijoni dënimin tuaj. Kjo është ajo që kërkonit të shpejtohej!"

إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ

Me të vërtetë, të devotshmit do të jenë në kopshte të Xhenetit, pranë burimeve,

آخِذِينَ مَا آتَاهُمْ رَبُّهُمْ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَٰلِكَ مُحْسِنِينَ

duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, sepse, më parë ata qenë njëmend punëmbarë.

كَانُوا قَلِيلًا مِنَ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ

Ata flinin pak natën,

وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ

ndërkaq në agim kërkonin falje.

وَفِي أَمْوَالِهِمْ حَقٌّ لِلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ

Në pasuritë e tyre kishte hise për lypësin e të privuarin.

وَفِي الْأَرْضِ آيَاتٌ لِلْمُوقِنِينَ

Në Tokë ka shenja për të bindurit,

وَفِي أَنْفُسِكُمْ ۚ أَفَلَا تُبْصِرُونَ

por, edhe në vetet tuaja. A nuk shihni?

وَفِي السَّمَاءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ

Në qiell është rrizku juaj dhe ajo që ju premtohet.

فَوَرَبِّ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ إِنَّهُ لَحَقٌّ مِثْلَ مَا أَنَّكُمْ تَنْطِقُونَ

Betohem në Zotin e qiellit e të Tokës, se kjo është e vërtetë siç është të folurit tuaj.

هَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ ضَيْفِ إِبْرَاهِيمَ الْمُكْرَمِينَ

A e ke dëgjuar ndodhinë e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit?

إِذْ دَخَلُوا عَلَيْهِ فَقَالُوا سَلَامًا ۖ قَالَ سَلَامٌ قَوْمٌ مُنْكَرُونَ

Kur hynë tek ai e i thanë: "Selam (paqe)!", ai ua ktheu: "Selam! Njerëz të panjohur!"

فَرَاغَ إِلَىٰ أَهْلِهِ فَجَاءَ بِعِجْلٍ سَمِينٍ

Pastaj, pa u vënë re, shkoi te familja e tij dhe solli një viç të majmë.

فَقَرَّبَهُ إِلَيْهِمْ قَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ

Mandej, ua afroi atyre e u tha: "A nuk po hani?"

فَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً ۖ قَالُوا لَا تَخَفْ ۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَامٍ عَلِيمٍ

Atëherë, ai ndjeu frikë prej tyre. Ata i thanë: "Mos ki frikë!" i dhanë myzhde për një djalë të ditur!

فَأَقْبَلَتِ امْرَأَتُهُ فِي صَرَّةٍ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيمٌ

Atëherë, gruaja e tij bërtiti dhe rrahu fytyrën e tha: "(Si mund të lind unë duke qenë) një plakë shterpë!"

قَالُوا كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِ ۖ إِنَّهُ هُوَ الْحَكِيمُ الْعَلِيمُ

Ata thanë: "Kështu ka thënë Zoti yt. Pa dyshim, Ai është i Urti, i Gjithëdijshmi."

قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا الْمُرْسَلُونَ

Ai (Ibrahimi) tha: "Për çfarë pune keni ardhur, o të dërguar?"

قَالُوا إِنَّا أُرْسِلْنَا إِلَىٰ قَوْمٍ مُجْرِمِينَ

Ata thanë: "Ne jemi dërguar te një popull keqbërës,

لِنُرْسِلَ عَلَيْهِمْ حِجَارَةً مِنْ طِينٍ

për të hedhur mbi ta gurë balte të pjekur,

مُسَوَّمَةً عِنْدَ رَبِّكَ لِلْمُسْرِفِينَ

të shënuar te Zoti yt për ata që i kalojnë kufijtë."

فَأَخْرَجْنَا مَنْ كَانَ فِيهَا مِنَ الْمُؤْمِنِينَ

Ne nxorëm prej andej besimtarët që ishin në atë vend,

فَمَا وَجَدْنَا فِيهَا غَيْرَ بَيْتٍ مِنَ الْمُسْلِمِينَ

por aty gjetëm vetëm një shtëpi me muslimanë.

وَتَرَكْنَا فِيهَا آيَةً لِلَّذِينَ يَخَافُونَ الْعَذَابَ الْأَلِيمَ

Ne lamë aty shenjë për ata që i frikësohen dënimit të dhembshëm.

وَفِي مُوسَىٰ إِذْ أَرْسَلْنَاهُ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ بِسُلْطَانٍ مُبِينٍ

Edhe në tregimin e Musait (ka mësim), kur e dërguam te Faraoni me dëshmi të qartë.

فَتَوَلَّىٰ بِرُكْنِهِ وَقَالَ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ

Por ai ktheu shpinën bashkë me forcën e tij dhe tha (për Musain): "Magjistar ose i çmendur!"

فَأَخَذْنَاهُ وَجُنُودَهُ فَنَبَذْنَاهُمْ فِي الْيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٌ

Prandaj, Ne e kapëm atë e ushtrinë e tij dhe i hodhëm në det, meqë ai ishte fajtor.

وَفِي عَادٍ إِذْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ الرِّيحَ الْعَقِيمَ

Edhe tek adët (ka mësim), kur dërguam mbi ta erën shkretuese,

مَا تَذَرُ مِنْ شَيْءٍ أَتَتْ عَلَيْهِ إِلَّا جَعَلَتْهُ كَالرَّمِيمِ

e cila nuk linte asgjë që prekte pa e bërë si pluhur.

وَفِي ثَمُودَ إِذْ قِيلَ لَهُمْ تَمَتَّعُوا حَتَّىٰ حِينٍ

Edhe te themudët (ka mësim), kur iu tha atyre: "Kënaquni për një kohë të caktuar!"

فَعَتَوْا عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ فَأَخَذَتْهُمُ الصَّاعِقَةُ وَهُمْ يَنْظُرُونَ

Por, ata u treguan mendjemëdhenj kundrejt urdhrit të Zotit të tyre, prandaj i goditi rrufeja teksa shikonin.

فَمَا اسْتَطَاعُوا مِنْ قِيَامٍ وَمَا كَانُوا مُنْتَصِرِينَ

Kështu, as mundën të ngriheshin e as të mbroheshin.

وَقَوْمَ نُوحٍ مِنْ قَبْلُ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ

Edhe popullin e Nuhut (e shkatërruam) më parë. Ai ishte njëmend popull i pabindur.

وَالسَّمَاءَ بَنَيْنَاهَا بِأَيْدٍ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ

Qiellin e kemi ndërtuar me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.

وَالْأَرْضَ فَرَشْنَاهَا فَنِعْمَ الْمَاهِدُونَ

E Tokën e kemi shtruar. Sa shtrues të mirë që jemi!

وَمِنْ كُلِّ شَيْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

Dhe nga çdo gjë kemi krijuar çifte, që të merrni mësim.

فَفِرُّوا إِلَى اللَّهِ ۖ إِنِّي لَكُمْ مِنْهُ نَذِيرٌ مُبِينٌ

(Thuaj:) "Prandaj, ikni drejt Allahut, se, me të vërtetë, unë jam dërguar nga Ai si paralajmërues i qartë për ju!

وَلَا تَجْعَلُوا مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ ۖ إِنِّي لَكُمْ مِنْهُ نَذِيرٌ مُبِينٌ

Dhe, krahas Allahut, mos adhuroni askënd tjetër, se, me të vërtetë, unë jam dërguar nga Ai si paralajmërues i qartë për ju!

كَذَٰلِكَ مَا أَتَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ مِنْ رَسُولٍ إِلَّا قَالُوا سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُونٌ

Kështu, sa herë që u vente atyre që ishin para këtyre ndonjë i dërguar, thoshin: "Është magjistar", ose: "Është i çmendur!"

أَتَوَاصَوْا بِهِ ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ طَاغُونَ

Vallë, a ia lanë këtë gjë amanet njëri-tjetrit?! Jo, por ata janë njerëz që kalojnë kufijtë.

فَتَوَلَّ عَنْهُمْ فَمَا أَنْتَ بِمَلُومٍ

Prandaj, largohu prej tyre, sepse nuk ke për t'u qortuar!

وَذَكِّرْ فَإِنَّ الذِّكْرَىٰ تَنْفَعُ الْمُؤْمِنِينَ

Dhe këshillo, se, pa dyshim, këshilla u bën dobi besimtarëve!

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.

مَا أُرِيدُ مِنْهُمْ مِنْ رِزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَنْ يُطْعِمُونِ

Unë nuk kërkoj prej tyre kurrfarë rizku e as dëshiroj që të më ushqejnë.

إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ

Pa dyshim, Allahu është Furnizuesi i Vërtetë, Zotëruesi i fuqisë së madhe.

فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا ذَنُوبًا مِثْلَ ذَنُوبِ أَصْحَابِهِمْ فَلَا يَسْتَعْجِلُونِ

Gjithsesi, ata që kanë bërë padrejtësi do të kenë një hise dënimi si hisja e shokëve të tyre, prandaj të mos e kërkojnë përshpejtimin e tij.

فَوَيْلٌ لِلَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ يَوْمِهِمُ الَّذِي يُوعَدُونَ

Mjerë mohuesit në atë Ditë që u është premtuar!