إِذَا وَقَعَتِ الْوَاقِعَةُ
Kur të ndodhë ngjarja (e Kiametit),
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
إِذَا وَقَعَتِ الْوَاقِعَةُ
Kur të ndodhë ngjarja (e Kiametit),
لَيْسَ لِوَقْعَتِهَا كَاذِبَةٌ
s’ka kush që do ta mohojë ndodhinë e saj.
خَافِضَةٌ رَافِعَةٌ
Disa do t'i poshtërojë e disa do t'i lartësojë.
إِذَا رُجَّتِ الْأَرْضُ رَجًّا
Kur Toka të tronditet fort,
وَبُسَّتِ الْجِبَالُ بَسًّا
dhe malet të thërrmohen
فَكَانَتْ هَبَاءً مُنْبَثًّا
e të bëhen si pluhur i shpërndarë,
وَكُنْتُمْ أَزْوَاجًا ثَلَاثَةً
ju do të ndaheni në tri grupe:
فَأَصْحَابُ الْمَيْمَنَةِ مَا أَصْحَابُ الْمَيْمَنَةِ
Njerëzit e së djathtës – vallë, ç'janë njerëzit e së djathtës!
وَأَصْحَابُ الْمَشْأَمَةِ مَا أَصْحَابُ الْمَشْأَمَةِ
Njerëzit e së majtës – vallë, ç'janë njerëzit e së majtës!
وَالسَّابِقُونَ السَّابِقُونَ
dhe prijatarët – prijatarët!
أُولَٰئِكَ الْمُقَرَّبُونَ
Ata janë të afruarit (tek Allahu),
فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ
në Kopshtet e Lumturisë,
ثُلَّةٌ مِنَ الْأَوَّلِينَ
një shumicë prej të hershmëve,
وَقَلِيلٌ مِنَ الْآخِرِينَ
e një pakicë prej të mëvonshmëve,
عَلَىٰ سُرُرٍ مَوْضُونَةٍ
në divane të stolisura me ar,
مُتَّكِئِينَ عَلَيْهَا مُتَقَابِلِينَ
të mbështetur në to, përballë njëri-tjetrit.
يَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَانٌ مُخَلَّدُونَ
Atyre do t'u shërbejnë djelmosha të përhershëm,
بِأَكْوَابٍ وَأَبَارِيقَ وَكَأْسٍ مِنْ مَعِينٍ
me kupa, ibrikë e gota me pije nga burimi,
لَا يُصَدَّعُونَ عَنْهَا وَلَا يُنْزِفُونَ
prej së cilës nuk u dhemb koka e as dehen,
وَفَاكِهَةٍ مِمَّا يَتَخَيَّرُونَ
e me fruta që do t'i zgjedhin vetë
وَلَحْمِ طَيْرٍ مِمَّا يَشْتَهُونَ
dhe mish shpendësh që ua ka ëndja.
وَحُورٌ عِينٌ
Për ta ka edhe hyri symëdha,
كَأَمْثَالِ اللُّؤْلُؤِ الْمَكْنُونِ
porsi margaritarë të ruajtur mirë,
جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
si shpërblim për atë që vepruan.
لَا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلَا تَأْثِيمًا
Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota e as fjalë gjynahesh,
إِلَّا قِيلًا سَلَامًا سَلَامًا
por vetëm fjalët: “Paqe! Paqe!”
وَأَصْحَابُ الْيَمِينِ مَا أَصْحَابُ الْيَمِينِ
E njerëzit e së djathtës - vallë, ç'janë njerëzit e së djathtës!
فِي سِدْرٍ مَخْضُودٍ
Ata do të qëndrojnë mes lotusëve pa gjemba,
وَطَلْحٍ مَنْضُودٍ
dhe bananesh palë-palë,
وَظِلٍّ مَمْدُودٍ
në hije të gjera,
وَمَاءٍ مَسْكُوبٍ
pranë ujit që rrjedh,
وَفَاكِهَةٍ كَثِيرَةٍ
dhe frutave të shumta,
لَا مَقْطُوعَةٍ وَلَا مَمْنُوعَةٍ
të cilat nuk sosen, as janë të ndaluara,
وَفُرُشٍ مَرْفُوعَةٍ
dhe në shtroja të ngritura.
إِنَّا أَنْشَأْنَاهُنَّ إِنْشَاءً
Ne i kemi krijuar ato (gratë e Xhenetit) me një krijim të veçantë
فَجَعَلْنَاهُنَّ أَبْكَارًا
dhe i kemi bërë të virgjra,
عُرُبًا أَتْرَابًا
të dashura dhe të një moshe,
لِأَصْحَابِ الْيَمِينِ
për njerëzit e së djathtës.
ثُلَّةٌ مِنَ الْأَوَّلِينَ
Një shumicë e tyre janë prej të hershmëve,
وَثُلَّةٌ مِنَ الْآخِرِينَ
e një shumicë prej të mëvonshmëve.
وَأَصْحَابُ الشِّمَالِ مَا أَصْحَابُ الشِّمَالِ
Po njerëzit e së majtës - vallë, ç'janë njerëzit e së majtës!
فِي سَمُومٍ وَحَمِيمٍ
Ata do të jenë mes erës së zjarrtë dhe ujit të valë,
وَظِلٍّ مِنْ يَحْمُومٍ
në hije tymi të zi,
لَا بَارِدٍ وَلَا كَرِيمٍ
as të freskët, as të këndshme.
إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَٰلِكَ مُتْرَفِينَ
Ata, para kësaj, ishin të dhënë pas luksit,
وَكَانُوا يُصِرُّونَ عَلَى الْحِنْثِ الْعَظِيمِ
këmbëngulnin në gjynahun e rëndë
وَكَانُوا يَقُولُونَ أَئِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَامًا أَإِنَّا لَمَبْعُوثُونَ
dhe thoshin: “Vallë, kur të vdesim e të bëhemi pluhur e eshtra, atëherë do të ringjallemi?!
أَوَآبَاؤُنَا الْأَوَّلُونَ
A edhe të parët tanë të lashtë?!"
قُلْ إِنَّ الْأَوَّلِينَ وَالْآخِرِينَ
Thuaju: "Po, të parët dhe të mbramët,
لَمَجْمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَاتِ يَوْمٍ مَعْلُومٍ
do të tubohen në një Ditë të caktuar.
ثُمَّ إِنَّكُمْ أَيُّهَا الضَّالُّونَ الْمُكَذِّبُونَ
E pastaj, ju, o të humbur e përgënjeshtrues,
لَآكِلُونَ مِنْ شَجَرٍ مِنْ زَقُّومٍ
me siguri do të hani nga pema e zekumit,
فَمَالِئُونَ مِنْهَا الْبُطُونَ
prej së cilës do të mbushni barqet.
فَشَارِبُونَ عَلَيْهِ مِنَ الْحَمِيمِ
Pastaj do të pini ujë të vluar,
فَشَارِبُونَ شُرْبَ الْهِيمِ
do të pini si deve të etura."
هَٰذَا نُزُلُهُمْ يَوْمَ الدِّينِ
Kjo është gostia e tyre në Ditën e Gjykimit.
نَحْنُ خَلَقْنَاكُمْ فَلَوْلَا تُصَدِّقُونَ
Ne ju kemi krijuar. Atëherë, pse nuk besoni?
أَفَرَأَيْتُمْ مَا تُمْنُونَ
A e keni parë farën (e njeriut) që e hidhni?
أَأَنْتُمْ تَخْلُقُونَهُ أَمْ نَحْنُ الْخَالِقُونَ
A mos e krijoni ju apo Ne jemi Krijuesit?
نَحْنُ قَدَّرْنَا بَيْنَكُمُ الْمَوْتَ وَمَا نَحْنُ بِمَسْبُوقِينَ
Ne e kemi caktuar vdekjen tuaj dhe askush s'mund të na pengojë
عَلَىٰ أَنْ نُبَدِّلَ أَمْثَالَكُمْ وَنُنْشِئَكُمْ فِي مَا لَا تَعْلَمُونَ
për t’ju zëvendësuar me të tjerë si ju dhe për t’ju rikrijuar ashtu si nuk e dini.
وَلَقَدْ عَلِمْتُمُ النَّشْأَةَ الْأُولَىٰ فَلَوْلَا تَذَكَّرُونَ
Në të vërtetë, ju e dini krijimin e parë, pse atëherë nuk merrni mësim?
أَفَرَأَيْتُمْ مَا تَحْرُثُونَ
A e keni parë atë që mbillni?
أَأَنْتُمْ تَزْرَعُونَهُ أَمْ نَحْنُ الزَّارِعُونَ
A mos e bëni ju të mbijë apo Ne jemi që e bëjmë të mbijë?
لَوْ نَشَاءُ لَجَعَلْنَاهُ حُطَامًا فَظَلْتُمْ تَفَكَّهُونَ
Sikur të donim, do ta bënim byk e ju do të çuditeshit (e do të thoshit):
إِنَّا لَمُغْرَمُونَ
“Me të vërtetë jemi dëmtuar,
بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ
madje, jemi privuar plotësisht!”
أَفَرَأَيْتُمُ الْمَاءَ الَّذِي تَشْرَبُونَ
A e keni parë ujin që pini?
أَأَنْتُمْ أَنْزَلْتُمُوهُ مِنَ الْمُزْنِ أَمْ نَحْنُ الْمُنْزِلُونَ
A mos e zbritni ju nga retë apo jemi Ne që e zbresim?
لَوْ نَشَاءُ جَعَلْنَاهُ أُجَاجًا فَلَوْلَا تَشْكُرُونَ
Sikur të donim, do ta bënim të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?!
أَفَرَأَيْتُمُ النَّارَ الَّتِي تُورُونَ
A e keni parë zjarrin që ndizni?
أَأَنْتُمْ أَنْشَأْتُمْ شَجَرَتَهَا أَمْ نَحْنُ الْمُنْشِئُونَ
A mos e krijuat ju drurin e tij apo Ne jemi që e krijuam?
نَحْنُ جَعَلْنَاهَا تَذْكِرَةً وَمَتَاعًا لِلْمُقْوِينَ
Ne e bëmë atë kujtesë (për zjarrin e Xhehenemit) dhe dobi për udhëtarët.
فَسَبِّحْ بِاسْمِ رَبِّكَ الْعَظِيمِ
Prandaj, lartëso emrin e Zotit tënd të Madhërishëm.
فَلَا أُقْسِمُ بِمَوَاقِعِ النُّجُومِ
Betohem në vendndodhjen e yjeve,
وَإِنَّهُ لَقَسَمٌ لَوْ تَعْلَمُونَ عَظِيمٌ
– e ky është një betim i madh, veç sikur ta dinit, –
إِنَّهُ لَقُرْآنٌ كَرِيمٌ
se, me të vërtetë, ky është një Kuran i nderuar,
فِي كِتَابٍ مَكْنُونٍ
në një Libër të ruajtur,
لَا يَمَسُّهُ إِلَّا الْمُطَهَّرُونَ
të cilin e prekin vetëm të pastrit.
تَنْزِيلٌ مِنْ رَبِّ الْعَالَمِينَ
Ai është shpallje prej Zotit të botëve.
أَفَبِهَٰذَا الْحَدِيثِ أَنْتُمْ مُدْهِنُونَ
Vallë, këtë fjalë (Kuranin) po e përgënjeshtroni
وَتَجْعَلُونَ رِزْقَكُمْ أَنَّكُمْ تُكَذِّبُونَ
dhe në vend se të falënderoni për rizkun tuaj, ju po mohoni?!
فَلَوْلَا إِذَا بَلَغَتِ الْحُلْقُومَ
E pse atëherë, kur shpirti arrin në fyt,
وَأَنْتُمْ حِينَئِذٍ تَنْظُرُونَ
e ju në atë çast vetëm shikoni,
وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْكُمْ وَلَٰكِنْ لَا تُبْصِرُونَ
ndërkohë që Ne jemi më afër tij sesa ju, por ju nuk shihni?
فَلَوْلَا إِنْ كُنْتُمْ غَيْرَ مَدِينِينَ
E pse pra, nëse nuk do të gjykoheni (në botën e amshuar),
تَرْجِعُونَهَا إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
nuk ia ktheni shpirtin, nëse thoni të vërtetën?
فَأَمَّا إِنْ كَانَ مِنَ الْمُقَرَّبِينَ
Nëse ai është nga të afruarit (tek Allahu),
فَرَوْحٌ وَرَيْحَانٌ وَجَنَّتُ نَعِيمٍ
do të ketë prehje, erë të këndshme dhe Xhenet plot mirësi.
وَأَمَّا إِنْ كَانَ مِنْ أَصْحَابِ الْيَمِينِ
E nëse është nga njerëzit e së djathtës,
فَسَلَامٌ لَكَ مِنْ أَصْحَابِ الْيَمِينِ
atëherë (i thuhet:) "Paqe për ty" nga njerëzit e së djathtës.
وَأَمَّا إِنْ كَانَ مِنَ الْمُكَذِّبِينَ الضَّالِّينَ
Por, nëse është nga përgënjeshtruesit e humbur,
فَنُزُلٌ مِنْ حَمِيمٍ
atëherë atë e pret gostitja me ujë të vluar,
وَتَصْلِيَةُ جَحِيمٍ
dhe djegia në Zjarrin flakërues.
إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ الْيَقِينِ
Pa dyshim, kjo është e vërteta e sigurt!
فَسَبِّحْ بِاسْمِ رَبِّكَ الْعَظِيمِ
Prandaj, lartëso emrin e Zotit tënd të Madhërishëm.