سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Allahun e lartëson çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Allahun e lartëson çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفْعَلُونَ
O ju që besoni! Përse e thoni atë që nuk e bëni?
كَبُرَ مَقْتًا عِنْدَ اللَّهِ أَنْ تَقُولُوا مَا لَا تَفْعَلُونَ
Është shumë e urryer tek Allahu të thoni atë që nuk e bëni.
إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِهِ صَفًّا كَأَنَّهُمْ بُنْيَانٌ مَرْصُوصٌ
Njëmend, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar si të ishin ndërtesë e fortifikuar.
وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ لِمَ تُؤْذُونَنِي وَقَدْ تَعْلَمُونَ أَنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ ۖ فَلَمَّا زَاغُوا أَزَاغَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ ۚ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
Kujto kur Musai i tha popullit të vet: "O populli im, përse më lëndoni duke e ditur se unë jam i dërguari i Allahut për ju?!" Por, kur ata u shmangën, Allahu ua shmangu zemrat (nga e vërteta). Allahu nuk e udhëzon popullin e pabindur.
وَإِذْ قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ مُصَدِّقًا لِمَا بَيْنَ يَدَيَّ مِنَ التَّوْرَاةِ وَمُبَشِّرًا بِرَسُولٍ يَأْتِي مِنْ بَعْدِي اسْمُهُ أَحْمَدُ ۖ فَلَمَّا جَاءَهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ قَالُوا هَٰذَا سِحْرٌ مُبِينٌ
Kujto edhe kur Isai, i biri i Merjemes, tha: "O bij të Israilit, unë jam i dërguari i Allahut për ju. Jam vërtetues i asaj që erdhi para meje në Teurat dhe përgëzues për ardhjen e një të Dërguari, emri i të cilit është Ahmed." Por, kur ai u erdhi me prova të qarta, ata thanë: "Kjo është një magji e qartë."
وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ وَهُوَ يُدْعَىٰ إِلَى الْإِسْلَامِ ۚ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun, ndërkohë që i bëhet thirrje për të hyrë në Islam?! Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.
يُرِيدُونَ لِيُطْفِئُوا نُورَ اللَّهِ بِأَفْوَاهِهِمْ وَاللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ
Ata duan të shuajnë dritën e Allahut me gojën e tyre, kurse Allahu e plotëson dritën e Vet, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët.
هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَىٰ وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُشْرِكُونَ
Është Ai që e çoi të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, që ta bëjë mbizotëruese mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejnë idhujtarët.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَىٰ تِجَارَةٍ تُنْجِيكُمْ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ
O ju që besoni! A t'ju tregoj për një tregti që ju shpëton nga një dënim i dhembshëm?
تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ بِأَمْوَالِكُمْ وَأَنْفُسِكُمْ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ
Të besoni Allahun e të Dërguarin e Tij dhe të luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën tuaj. – Kjo është më mirë për ju, sikur ta dinit. –
يَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَيُدْخِلْكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ وَمَسَاكِنَ طَيِّبَةً فِي جَنَّاتِ عَدْنٍ ۚ ذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
Që Allahu t'jua falë gjynahet dhe t'ju fusë në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, dhe në pallate të këndshme në Xhenetin e Adnit. Kjo është fitorja e madhe.
وَأُخْرَىٰ تُحِبُّونَهَا ۖ نَصْرٌ مِنَ اللَّهِ وَفَتْحٌ قَرِيبٌ ۗ وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ
Ai do t'ju dhurojë edhe diçka tjetër që e dëshironi: ndihmën e Allahut dhe një çlirim të afërt. Andaj, përgëzoji besimtarët!
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُونُوا أَنْصَارَ اللَّهِ كَمَا قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ لِلْحَوَارِيِّينَ مَنْ أَنْصَارِي إِلَى اللَّهِ ۖ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنْصَارُ اللَّهِ ۖ فَآمَنَتْ طَائِفَةٌ مِنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ وَكَفَرَتْ طَائِفَةٌ ۖ فَأَيَّدْنَا الَّذِينَ آمَنُوا عَلَىٰ عَدُوِّهِمْ فَأَصْبَحُوا ظَاهِرِينَ
O ju që besoni! Bëhuni ndihmëtarë (të fesë së) Allahut, ashtu siç u tha Isai nxënësve të tij: "Cilët janë ndihmëtarët e mi në rrugën e Allahut?" Nxënësit e tij thanë: "Ne jemi ndihmëtarët e Allahut." Atëherë, një pjesë e bijve të Israilit besuan e një pjesë mohuan. Prandaj, Ne i mbështetëm ata që besuan kundrejt armikut të tyre dhe kështu u bënë ngadhënjimtarë.