The Reality · al-Haqqah · سورة الحاقة · 52 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

الْحَاقَّةُ

E Vërteta e Pashmangshme (Kiameti)!

مَا الْحَاقَّةُ

Ç'është e Vërteta e Pashmangshme?

وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحَاقَّةُ

E ç'të bën ty të dish se ç'është e Vërteta e Pashmangshme?

كَذَّبَتْ ثَمُودُ وَعَادٌ بِالْقَارِعَةِ

Themudët dhe adët e përgënjeshtruan Ndodhinë tronditëse (Kiametin).

فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهْلِكُوا بِالطَّاغِيَةِ

Sa u përket themudëve, ata u shkatërruan nga një gjëmim i tmerrshëm,

وَأَمَّا عَادٌ فَأُهْلِكُوا بِرِيحٍ صَرْصَرٍ عَاتِيَةٍ

ndërsa adët u shkatërruan nga një erë e ftohtë dhe e tërbuar,

سَخَّرَهَا عَلَيْهِمْ سَبْعَ لَيَالٍ وَثَمَانِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومًا فَتَرَى الْقَوْمَ فِيهَا صَرْعَىٰ كَأَنَّهُمْ أَعْجَازُ نَخْلٍ خَاوِيَةٍ

të cilën Allahu e dërgoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë radhazi; e mund t'i shihje njerëzit të rrëzuar si të ishin trungje hurmash të zbrazëta.

فَهَلْ تَرَىٰ لَهُمْ مِنْ بَاقِيَةٍ

A sheh ndonjë gjurmë të tyre?

وَجَاءَ فِرْعَوْنُ وَمَنْ قَبْلَهُ وَالْمُؤْتَفِكَاتُ بِالْخَاطِئَةِ

Edhe Faraoni, ata që ishin para tij dhe vendbanimet e përmbysura bënë gjynahe të rënda.

فَعَصَوْا رَسُولَ رَبِّهِمْ فَأَخَذَهُمْ أَخْذَةً رَابِيَةً

Ata e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, kështu që Ai i ndëshkoi me një dënim të ashpër.

إِنَّا لَمَّا طَغَى الْمَاءُ حَمَلْنَاكُمْ فِي الْجَارِيَةِ

Kur vërshoi uji, Ne ju ngarkuam në anije,

لِنَجْعَلَهَا لَكُمْ تَذْكِرَةً وَتَعِيَهَا أُذُنٌ وَاعِيَةٌ

për ta bërë atë mësim për ju dhe që ta mbajë mend çdo vesh i mprehtë.

فَإِذَا نُفِخَ فِي الصُّورِ نَفْخَةٌ وَاحِدَةٌ

E kur të fryhet në sur një herë të vetme,

وَحُمِلَتِ الْأَرْضُ وَالْجِبَالُ فَدُكَّتَا دَكَّةً وَاحِدَةً

dhe toka e malet të ngrihen e të thërrmohen me një goditje të vetme,

فَيَوْمَئِذٍ وَقَعَتِ الْوَاقِعَةُ

atëherë do të ndodhë Ngjarja e Pashmangshme (Kiameti).

وَانْشَقَّتِ السَّمَاءُ فَهِيَ يَوْمَئِذٍ وَاهِيَةٌ

Atë Ditë, qielli do të çahet dhe do të jetë i brishtë.

وَالْمَلَكُ عَلَىٰ أَرْجَائِهَا ۚ وَيَحْمِلُ عَرْشَ رَبِّكَ فَوْقَهُمْ يَوْمَئِذٍ ثَمَانِيَةٌ

Melekët do të jenë në skajet e tij e Arshin e Zotit tënd, atë Ditë, do ta mbajnë tetë nga ata.

يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لَا تَخْفَىٰ مِنْكُمْ خَافِيَةٌ

Atë Ditë, ju do të paraqiteni (para Zotit) dhe asnjë fshehtësi juaja nuk do të mbetet e fshehur.

فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَيَقُولُ هَاؤُمُ اقْرَءُوا كِتَابِيَهْ

Sa për atë që do ta marrë librin e vet me të djathtën, do të thotë: "Ja, lexojeni librin tim!

إِنِّي ظَنَنْتُ أَنِّي مُلَاقٍ حِسَابِيَهْ

Unë isha i bindur se do të jepja llogari."

فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَاضِيَةٍ

Ai do të ketë një jetë të kënaqshme,

فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٍ

në një kopsht të lartë Xheneti,

قُطُوفُهَا دَانِيَةٌ

frutat e të cilit do t’i ketë afër.

كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا أَسْلَفْتُمْ فِي الْأَيَّامِ الْخَالِيَةِ

(Atyre do t’u thuhet:) "Hani e pini me kënaqësi, (si shpërblim) për atë që keni bërë në ditët e kaluara!"

وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِشِمَالِهِ فَيَقُولُ يَا لَيْتَنِي لَمْ أُوتَ كِتَابِيَهْ

E, sa i përket atij që do ta marrë librin e vet me të majtën, do të thotë: "Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im

وَلَمْ أَدْرِ مَا حِسَابِيَهْ

e të mos e kisha ditur se ç’është llogaria ime!

يَا لَيْتَهَا كَانَتِ الْقَاضِيَةَ

Ah, sikur ajo (vdekja) të kishte qenë fundi im!

مَا أَغْنَىٰ عَنِّي مَالِيَهْ ۜ

Pasuria ime s’më bëri asnjë dobi

هَلَكَ عَنِّي سُلْطَانِيَهْ

dhe u zhduk nga unë fuqia ime."

خُذُوهُ فَغُلُّوهُ

(Do t'u thuhet melekëve): “Kapeni atë e lidheni në pranga!

ثُمَّ الْجَحِيمَ صَلُّوهُ

Pastaj futeni në Zjarrin flakërues!

ثُمَّ فِي سِلْسِلَةٍ ذَرْعُهَا سَبْعُونَ ذِرَاعًا فَاسْلُكُوهُ

Mandej futeni në zinxhirë shtatëdhjetë kutesh të gjatë,

إِنَّهُ كَانَ لَا يُؤْمِنُ بِاللَّهِ الْعَظِيمِ

sepse ai nuk e besonte Allahun e Madhërishëm

وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ الْمِسْكِينِ

dhe nuk nxitte për të ushqyer të varfrit.

فَلَيْسَ لَهُ الْيَوْمَ هَاهُنَا حَمِيمٌ

Prandaj, sot, ai nuk do të ketë këtu as mik të ngushtë

وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنْ غِسْلِينٍ

e as ushqim tjetër përveç qelbit,

لَا يَأْكُلُهُ إِلَّا الْخَاطِئُونَ

që s’e ha kush pos gjynahqarëve

فَلَا أُقْسِمُ بِمَا تُبْصِرُونَ

Betohem në gjithçka që ju shihni

وَمَا لَا تُبْصِرُونَ

dhe në gjithçka që nuk e shihni,

إِنَّهُ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ

se ky (Kuran) është fjalë e (kumtuar prej) një të dërguari fisnik

وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَاعِرٍ ۚ قَلِيلًا مَا تُؤْمِنُونَ

e jo fjalë e ndonjë poeti. Sa pak që besoni!

وَلَا بِقَوْلِ كَاهِنٍ ۚ قَلِيلًا مَا تَذَكَّرُونَ

As fjalë e ndonjë falltari. Sa pak që mendoni!

تَنْزِيلٌ مِنْ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Ai është shpallje prej Zotit të botëve.

وَلَوْ تَقَوَّلَ عَلَيْنَا بَعْضَ الْأَقَاوِيلِ

Në qoftë se ai (Muhamedi) do të na kishte veshur ndonjë fjalë,

لَأَخَذْنَا مِنْهُ بِالْيَمِينِ

Ne do ta kapnim atë me të djathtën,

ثُمَّ لَقَطَعْنَا مِنْهُ الْوَتِينَ

e pastaj do t’ia këputnim damarin e qafës

فَمَا مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ عَنْهُ حَاجِزِينَ

dhe askush prej jush s'do të mund ta mbronte.

وَإِنَّهُ لَتَذْكِرَةٌ لِلْمُتَّقِينَ

Me të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë për të devotshmit.

وَإِنَّا لَنَعْلَمُ أَنَّ مِنْكُمْ مُكَذِّبِينَ

Ne e dimë mirë se ndër ju ka përgënjeshtrues.

وَإِنَّهُ لَحَسْرَةٌ عَلَى الْكَافِرِينَ

Por, në të vërtetë, ai është dëshpërim për jobesimtarët

وَإِنَّهُ لَحَقُّ الْيَقِينِ

dhe ai është njëmend e vërteta e sigurt.

فَسَبِّحْ بِاسْمِ رَبِّكَ الْعَظِيمِ

Prandaj, lartësoje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm.