قُلْ أُوحِيَ إِلَيَّ أَنَّهُ اسْتَمَعَ نَفَرٌ مِنَ الْجِنِّ فَقَالُوا إِنَّا سَمِعْنَا قُرْآنًا عَجَبًا
Thuaj: "Mua më është shpallur se disa xhinë dëgjuan me vëmendje (Kuranin) dhe thanë: "Me të vërtetë, ne dëgjuam një Kuran të mahnitshëm,
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
قُلْ أُوحِيَ إِلَيَّ أَنَّهُ اسْتَمَعَ نَفَرٌ مِنَ الْجِنِّ فَقَالُوا إِنَّا سَمِعْنَا قُرْآنًا عَجَبًا
Thuaj: "Mua më është shpallur se disa xhinë dëgjuan me vëmendje (Kuranin) dhe thanë: "Me të vërtetë, ne dëgjuam një Kuran të mahnitshëm,
يَهْدِي إِلَى الرُّشْدِ فَآمَنَّا بِهِ ۖ وَلَنْ نُشْرِكَ بِرَبِّنَا أَحَدًا
që udhëzon drejt së vërtetës, prandaj ne i besuam atij dhe kurrë më nuk do t'i shoqërojmë Zotit tonë askënd (në adhurim).
وَأَنَّهُ تَعَالَىٰ جَدُّ رَبِّنَا مَا اتَّخَذَ صَاحِبَةً وَلَا وَلَدًا
Ai, Zoti ynë i Lartmadhërishëm, nuk ka marrë grua e as fëmijë,
وَأَنَّهُ كَانَ يَقُولُ سَفِيهُنَا عَلَى اللَّهِ شَطَطًا
por mendjelehtët nga ne thoshin të pavërteta për Allahun,
وَأَنَّا ظَنَنَّا أَنْ لَنْ تَقُولَ الْإِنْسُ وَالْجِنُّ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا
ndërsa ne mendonim se as njerëzit e as xhinët nuk do të thoshin gënjeshtra për Allahun.
وَأَنَّهُ كَانَ رِجَالٌ مِنَ الْإِنْسِ يَعُوذُونَ بِرِجَالٍ مِنَ الْجِنِّ فَزَادُوهُمْ رَهَقًا
Madje, disa burra nga njerëzit kërkonin mbrojtje prej disa burrave xhinë e ata vetëm ua shtonin paudhësinë.
وَأَنَّهُمْ ظَنُّوا كَمَا ظَنَنْتُمْ أَنْ لَنْ يَبْعَثَ اللَّهُ أَحَدًا
Ata mendonin, siç mendonit edhe ju, se Allahu nuk do të ringjallë askënd.
وَأَنَّا لَمَسْنَا السَّمَاءَ فَوَجَدْنَاهَا مُلِئَتْ حَرَسًا شَدِيدًا وَشُهُبًا
Ne mësymë qiellin, por e gjetëm përplot me rojtarë të fuqishëm e me shigjeta flakëruese.
وَأَنَّا كُنَّا نَقْعُدُ مِنْهَا مَقَاعِدَ لِلسَّمْعِ ۖ فَمَنْ يَسْتَمِعِ الْآنَ يَجِدْ لَهُ شِهَابًا رَصَدًا
Ndërkaq, më parë uleshim nëpër vende të caktuara të qiellit për të dëgjuar, por ai që përgjon tani, gjen një shigjetë flakëruese që i rri në pritë.
وَأَنَّا لَا نَدْرِي أَشَرٌّ أُرِيدَ بِمَنْ فِي الْأَرْضِ أَمْ أَرَادَ بِهِمْ رَبُّهُمْ رَشَدًا
Ndërkohë, ne nuk e dimë nëse është për qëllim diçka e keqe për ata që janë në Tokë apo Zoti i tyre dëshiron t'i udhëzojë.
وَأَنَّا مِنَّا الصَّالِحُونَ وَمِنَّا دُونَ ذَٰلِكَ ۖ كُنَّا طَرَائِقَ قِدَدًا
Ndër ne ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të tillë; ne jemi të ndarë në rrugë të ndryshme.
وَأَنَّا ظَنَنَّا أَنْ لَنْ نُعْجِزَ اللَّهَ فِي الْأَرْضِ وَلَنْ نُعْجِزَهُ هَرَبًا
Ne e kuptuam se nuk mund t’i shpëtojmë Allahut në Tokë e as mund t’i shmangemi duke ikur.
وَأَنَّا لَمَّا سَمِعْنَا الْهُدَىٰ آمَنَّا بِهِ ۖ فَمَنْ يُؤْمِنْ بِرَبِّهِ فَلَا يَخَافُ بَخْسًا وَلَا رَهَقًا
Sapo e dëgjuam udhëzimin, i besuam atij. E kush e beson Zotin e vet, nuk do të ketë frikë nga kurrfarë dëmtimi e as padrejtësie.
وَأَنَّا مِنَّا الْمُسْلِمُونَ وَمِنَّا الْقَاسِطُونَ ۖ فَمَنْ أَسْلَمَ فَأُولَٰئِكَ تَحَرَّوْا رَشَدًا
Ndër ne ka muslimanë (të nënshtruar ndaj Zotit), por ka edhe të padrejtë. E ata që pranuan Islamin, janë ata që e mësynë rrugën e drejtë.
وَأَمَّا الْقَاسِطُونَ فَكَانُوا لِجَهَنَّمَ حَطَبًا
Ndërkaq, të padrejtët do të jenë lëndë djegëse të Xhehenemit."
وَأَنْ لَوِ اسْتَقَامُوا عَلَى الطَّرِيقَةِ لَأَسْقَيْنَاهُمْ مَاءً غَدَقًا
E sikur të qëndronin në rrugën e drejtë, Ne do t'u jepnim ujë me bollëk,
لِنَفْتِنَهُمْ فِيهِ ۚ وَمَنْ يُعْرِضْ عَنْ ذِكْرِ رَبِّهِ يَسْلُكْهُ عَذَابًا صَعَدًا
për t'i sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën këshillës së Zotit të vet, Ai do ta fusë në një dënim të rëndë.
وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا
Me të vërtetë, xhamitë janë vetëm për Allahun, prandaj mos iu falni askujt krahas Allahut!
وَأَنَّهُ لَمَّا قَامَ عَبْدُ اللَّهِ يَدْعُوهُ كَادُوا يَكُونُونَ عَلَيْهِ لِبَدًا
Kur robi i Allahut (Muhamedi) u ngrit t’i falej Atij, ata veç sa nuk hipën mbi njëri-tjetrin (për ta dëgjuar Kuranin).
قُلْ إِنَّمَا أَدْعُو رَبِّي وَلَا أُشْرِكُ بِهِ أَحَدًا
Thuaj: "Unë i falem vetëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd (në adhurim)."
قُلْ إِنِّي لَا أَمْلِكُ لَكُمْ ضَرًّا وَلَا رَشَدًا
Thuaj: "Unë nuk kam në dorë t’ju sjell dëm e as dobi."
قُلْ إِنِّي لَنْ يُجِيرَنِي مِنَ اللَّهِ أَحَدٌ وَلَنْ أَجِدَ مِنْ دُونِهِ مُلْتَحَدًا
Thuaj: "Askush nuk mund të më mbrojë nga Allahu dhe kurrë nuk do të gjej ndonjë strehë askund, përveçse tek Ai."
إِلَّا بَلَاغًا مِنَ اللَّهِ وَرِسَالَاتِهِ ۚ وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَإِنَّ لَهُ نَارَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا
Unë kam për detyrë vetëm të përcjell të vërtetën që më vjen nga Allahu dhe mesazhet e Tij. E kush i kundërvihet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, për të do të jetë Zjarri i Xhehenemit, ku do të qëndrojë përgjithmonë.
حَتَّىٰ إِذَا رَأَوْا مَا يُوعَدُونَ فَسَيَعْلَمُونَ مَنْ أَضْعَفُ نَاصِرًا وَأَقَلُّ عَدَدًا
Kur të shohin atë që u është premtuar, atëherë do ta marrin vesh se kush ka ndihmës më të dobët dhe numër më të vogël.
قُلْ إِنْ أَدْرِي أَقَرِيبٌ مَا تُوعَدُونَ أَمْ يَجْعَلُ لَهُ رَبِّي أَمَدًا
Thuaj: "Unë nuk e di a është afër ajo që ju premtohet apo Zoti im e ka lënë për më vonë."
عَالِمُ الْغَيْبِ فَلَا يُظْهِرُ عَلَىٰ غَيْبِهِ أَحَدًا
Ai është Njohësi i së fshehtës dhe askujt nuk ia zbulon të fshehtën e Tij,
إِلَّا مَنِ ارْتَضَىٰ مِنْ رَسُولٍ فَإِنَّهُ يَسْلُكُ مِنْ بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ رَصَدًا
përveç ndonjë të dërguari që Ai e zgjedh. Përpara dhe prapa tij Ai vë roja mbrojtëse,
لِيَعْلَمَ أَنْ قَدْ أَبْلَغُوا رِسَالَاتِ رَبِّهِمْ وَأَحَاطَ بِمَا لَدَيْهِمْ وَأَحْصَىٰ كُلَّ شَيْءٍ عَدَدًا
që të bëhet e ditur se ata (të dërguarit) kanë kumtuar mesazhet e Zotit të tyre. Ai di gjithçka që ata kanë dhe Ai di numrin e çdo gjëje.