وَالْمُرْسَلَاتِ عُرْفًا
Betohem në erërat që dërgohen njëra pas tjetrës,
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
وَالْمُرْسَلَاتِ عُرْفًا
Betohem në erërat që dërgohen njëra pas tjetrës,
فَالْعَاصِفَاتِ عَصْفًا
në ato që fryjnë furishëm,
وَالنَّاشِرَاتِ نَشْرًا
në ato që shpërndajnë (shiun) gjithandej,
فَالْفَارِقَاتِ فَرْقًا
në ato që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta),
فَالْمُلْقِيَاتِ ذِكْرًا
dhe në ata (melekë) që përcjellin shpalljet,
عُذْرًا أَوْ نُذْرًا
si arsyetim ose paralajmërim!
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَاقِعٌ
Me të vërtetë, ajo që ju premtohet do të ndodhë patjetër.
فَإِذَا النُّجُومُ طُمِسَتْ
Kur yjet të shuhen,
وَإِذَا السَّمَاءُ فُرِجَتْ
kur qielli të çahet,
وَإِذَا الْجِبَالُ نُسِفَتْ
kur malet të thërrmohen
وَإِذَا الرُّسُلُ أُقِّتَتْ
dhe kur të dërguarve t’u caktohet koha (për të dëshmuar),
لِأَيِّ يَوْمٍ أُجِّلَتْ
e për cilën ditë është shtyrë kjo?
لِيَوْمِ الْفَصْلِ
Për Ditën e Vendimit Përfundimtar.
وَمَا أَدْرَاكَ مَا يَوْمُ الْفَصْلِ
E ç’të bën ty të dish se ç’është Dita e Vendimit Përfundimtar?
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Atë Ditë mjerë përgënjeshtruesit!
أَلَمْ نُهْلِكِ الْأَوَّلِينَ
A nuk i shkatërruam të hershmit?
ثُمَّ نُتْبِعُهُمُ الْآخِرِينَ
Pastaj do t'i shkatërrojmë edhe të mëvonshmit.
كَذَٰلِكَ نَفْعَلُ بِالْمُجْرِمِينَ
Kështu veprojmë Ne me keqbërësit.
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Atë Ditë mjerë përgënjeshtruesit!
أَلَمْ نَخْلُقْكُمْ مِنْ مَاءٍ مَهِينٍ
A nuk ju krijuam prej një lëngu të përbuzur,
فَجَعَلْنَاهُ فِي قَرَارٍ مَكِينٍ
të cilin e vumë në një vend të sigurt (në mitër),
إِلَىٰ قَدَرٍ مَعْلُومٍ
deri në një kohë të caktuar?
فَقَدَرْنَا فَنِعْمَ الْقَادِرُونَ
Pra, Ne e përcaktuam; sa përcaktues të shkëlqyer që jemi!
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Atë Ditë mjerë përgënjeshtruesit!
أَلَمْ نَجْعَلِ الْأَرْضَ كِفَاتًا
A nuk e bëmë Tokën vend që mban
أَحْيَاءً وَأَمْوَاتًا
të gjallë e të vdekur
وَجَعَلْنَا فِيهَا رَوَاسِيَ شَامِخَاتٍ وَأَسْقَيْنَاكُمْ مَاءً فُرَاتًا
dhe në të vendosëm male të larta e ju dhamë të pini ujë të këndshëm?
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Atë Ditë mjerë përgënjeshtruesit!
انْطَلِقُوا إِلَىٰ مَا كُنْتُمْ بِهِ تُكَذِّبُونَ
"Nisuni drejt asaj që përgënjeshtronit!
انْطَلِقُوا إِلَىٰ ظِلٍّ ذِي ثَلَاثِ شُعَبٍ
Nisuni drejt një hijeje (tymi) tridegëshe,
لَا ظَلِيلٍ وَلَا يُغْنِي مِنَ اللَّهَبِ
që nuk bën hije freskuese, as ju mbron nga flaka.
إِنَّهَا تَرْمِي بِشَرَرٍ كَالْقَصْرِ
Ajo hedh shkëndija të mëdha si kulla,
كَأَنَّهُ جِمَالَتٌ صُفْرٌ
si të ishin deve të zeza!
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Atë Ditë mjerë përgënjeshtruesit!
هَٰذَا يَوْمُ لَا يَنْطِقُونَ
Kjo është Dita kur ata nuk do të mund të flasin
وَلَا يُؤْذَنُ لَهُمْ فَيَعْتَذِرُونَ
e as do t'u jepet leje për t'u shfajësuar.
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Atë Ditë mjerë përgënjeshtruesit!
هَٰذَا يَوْمُ الْفَصْلِ ۖ جَمَعْنَاكُمْ وَالْأَوَّلِينَ
Kjo është Dita e Vendimit Përfundimtar, ku do t'ju tubojmë ju dhe të parët tuaj.
فَإِنْ كَانَ لَكُمْ كَيْدٌ فَكِيدُونِ
Po patët ndonjë dredhi, atëherë përdoreni kundrejt Nesh!
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Atë Ditë mjerë përgënjeshtruesit!
إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي ظِلَالٍ وَعُيُونٍ
Të devotshmit do të jenë në hije dhe mes burimesh
وَفَوَاكِهَ مِمَّا يَشْتَهُونَ
e frutash që ua ka ëndja.
كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ
"Hani e pini me kënaqësi, (si shpërblim) për atë që keni bërë!"
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ
Kështu i shpërblejmë Ne punëmbarët.
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Atë Ditë mjerë përgënjeshtruesit!
كُلُوا وَتَمَتَّعُوا قَلِيلًا إِنَّكُمْ مُجْرِمُونَ
Hani e kënaquni për pak kohë, se ju jeni vërtet keqbërës!
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Atë Ditë mjerë përgënjeshtruesit!
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ارْكَعُوا لَا يَرْكَعُونَ
E kur u thuhet atyre: "Përkuluni (në namaz)", ata nuk përkulen.
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِلْمُكَذِّبِينَ
Atë Ditë mjerë përgënjeshtruesit!
فَبِأَيِّ حَدِيثٍ بَعْدَهُ يُؤْمِنُونَ
Atëherë, cilën fjalë pas këtij (Kurani) do ta besojnë?!