١يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْأَنْفَالِ ۖ قُلِ الْأَنْفَالُ لِلَّهِ وَالرَّسُولِ ۖ فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَصْلِحُوا ذَاتَ بَيْنِكُمْ ۖ وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ
1Të pyesin ty (o Muhamed) për plaçkën e luftës. Thuaju: "Plaçka e luftës i takon Allahut dhe të Dërguarit. Pra, kini frikë Allahun, rregulloni marrëdhëniet midis jush dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë."
٢إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ
2Besimtarët e vërtetë janë ata, zemrat e të cilëve drithërohen kur përmendet Allahu dhe kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet imani dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten,
٣الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنْفِقُونَ
3të cilët falin namazin dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
٤أُولَٰئِكَ هُمُ الْمُؤْمِنُونَ حَقًّا ۚ لَهُمْ دَرَجَاتٌ عِنْدَ رَبِّهِمْ وَمَغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ
4Pikërisht këta janë besimtarët e vërtetë. Ata do të kenë shkallë të larta te Zoti i tyre dhe falje e furnizim bujar.
٥كَمَا أَخْرَجَكَ رَبُّكَ مِنْ بَيْتِكَ بِالْحَقِّ وَإِنَّ فَرِيقًا مِنَ الْمُؤْمِنِينَ لَكَارِهُونَ
5Zoti yt të nxori nga shtëpia jote me të vërtetën, edhe pse këtë e urrenin një grup besimtarësh.
٦يُجَادِلُونَكَ فِي الْحَقِّ بَعْدَمَا تَبَيَّنَ كَأَنَّمَا يُسَاقُونَ إِلَى الْمَوْتِ وَهُمْ يَنْظُرُونَ
6Ata fjalëtoheshin me ty për të vërtetën pasi u bë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes duke e parë.
٧وَإِذْ يَعِدُكُمُ اللَّهُ إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ أَنَّهَا لَكُمْ وَتَوَدُّونَ أَنَّ غَيْرَ ذَاتِ الشَّوْكَةِ تَكُونُ لَكُمْ وَيُرِيدُ اللَّهُ أَنْ يُحِقَّ الْحَقَّ بِكَلِمَاتِهِ وَيَقْطَعَ دَابِرَ الْكَافِرِينَ
7Kujtoni kur Allahu ju premtoi që njëri nga dy grupet do të jetë juaji, ndërkohë që ju dëshironit që ai pa fuqi luftarake të ishte juaji, por Allahu dëshironte ta jetësonte të vërtetën me Fjalët e Tij dhe t'i shfaroste jobesimtarët,
٨لِيُحِقَّ الْحَقَّ وَيُبْطِلَ الْبَاطِلَ وَلَوْ كَرِهَ الْمُجْرِمُونَ
8për të bërë të Vërtetën ngadhënjyese dhe për të shuar të pavërtetën, edhe pse këtë e urrejnë keqbërësit.
٩إِذْ تَسْتَغِيثُونَ رَبَّكُمْ فَاسْتَجَابَ لَكُمْ أَنِّي مُمِدُّكُمْ بِأَلْفٍ مِنَ الْمَلَائِكَةِ مُرْدِفِينَ
9Kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj (në Bedër) e Ai ju përgjigj: "Unë do t'ju mbështes me një mijë melekë që vijnë njëri pas tjetrit."
١٠وَمَا جَعَلَهُ اللَّهُ إِلَّا بُشْرَىٰ وَلِتَطْمَئِنَّ بِهِ قُلُوبُكُمْ ۚ وَمَا النَّصْرُ إِلَّا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
10Allahu e bëri këtë vetëm si përgëzim dhe për t'i qetësuar zemrat tuaja. Fitorja vjen vetëm nga Allahu. Vërtet, Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Urtë.
١١إِذْ يُغَشِّيكُمُ النُّعَاسَ أَمَنَةً مِنْهُ وَيُنَزِّلُ عَلَيْكُمْ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً لِيُطَهِّرَكُمْ بِهِ وَيُذْهِبَ عَنْكُمْ رِجْزَ الشَّيْطَانِ وَلِيَرْبِطَ عَلَىٰ قُلُوبِكُمْ وَيُثَبِّتَ بِهِ الْأَقْدَامَ
11Kujtoni kur Ai bëri që të bini në dremitje si siguri prej Tij dhe dërgoi shi nga qielli për t'ju pastruar, për t'jua hequr ndyrësinë e shejtanit, për t'jua forcuar zemrat dhe për t'jua bërë të qëndrueshme këmbët.
١٢إِذْ يُوحِي رَبُّكَ إِلَى الْمَلَائِكَةِ أَنِّي مَعَكُمْ فَثَبِّتُوا الَّذِينَ آمَنُوا ۚ سَأُلْقِي فِي قُلُوبِ الَّذِينَ كَفَرُوا الرُّعْبَ فَاضْرِبُوا فَوْقَ الْأَعْنَاقِ وَاضْرِبُوا مِنْهُمْ كُلَّ بَنَانٍ
12Kur Zoti yt i frymëzoi melekët: "Unë jam me ju, andaj forconi ata që besojnë. Unë do të shtie tmerrin në zemrat e jobesimtarëve, prandaj goditini në qafa dhe goditini në të gjithë gishtërinjtë."
١٣ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ شَاقُّوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۚ وَمَنْ يُشَاقِقِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَإِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
13Kjo, se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. E kushdo që i kundërvihet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, le ta dijë se Allahu është i rreptë në ndëshkim.
١٤ذَٰلِكُمْ فَذُوقُوهُ وَأَنَّ لِلْكَافِرِينَ عَذَابَ النَّارِ
14Kjo është për ju, prandaj shijojeni atë, e për jobesimtarët do të ketë dënim me Zjarr.
١٥يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمُ الَّذِينَ كَفَرُوا زَحْفًا فَلَا تُوَلُّوهُمُ الْأَدْبَارَ
15O besimtarë, kur të ndesheni me jobesimtarët në betejë, mos ua ktheni shpinën.
١٦وَمَنْ يُوَلِّهِمْ يَوْمَئِذٍ دُبُرَهُ إِلَّا مُتَحَرِّفًا لِقِتَالٍ أَوْ مُتَحَيِّزًا إِلَىٰ فِئَةٍ فَقَدْ بَاءَ بِغَضَبٍ مِنَ اللَّهِ وَمَأْوَاهُ جَهَنَّمُ ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ
16Kushdo që ua kthen shpinën atyre atë ditë, – përveçse si taktikë e luftës a për t’iu bashkuar një grupi tjetër, – ai do të marrë zemërimin e Allahut dhe vendbanimi i tij do të jetë Xhehenemi. Eh, sa përfundim i keq që është ai!
١٧فَلَمْ تَقْتُلُوهُمْ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ قَتَلَهُمْ ۚ وَمَا رَمَيْتَ إِذْ رَمَيْتَ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ رَمَىٰ ۚ وَلِيُبْلِيَ الْمُؤْمِنِينَ مِنْهُ بَلَاءً حَسَنًا ۚ إِنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
17Nuk ishit ju që i vratë ata, por ishte Allahu Ai që i vrau, as ishe ti (o Muhamed) ai që i gjuajti, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t'i sprovonte besimtarët me një dhuratë të mirë. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
١٨ذَٰلِكُمْ وَأَنَّ اللَّهَ مُوهِنُ كَيْدِ الْكَافِرِينَ
18Kjo (ishte sprova juaj) dhe dijeni se Allahu dobëson kurthet e jobesimtarëve!
١٩إِنْ تَسْتَفْتِحُوا فَقَدْ جَاءَكُمُ الْفَتْحُ ۖ وَإِنْ تَنْتَهُوا فَهُوَ خَيْرٌ لَكُمْ ۖ وَإِنْ تَعُودُوا نَعُدْ وَلَنْ تُغْنِيَ عَنْكُمْ فِئَتُكُمْ شَيْئًا وَلَوْ كَثُرَتْ وَأَنَّ اللَّهَ مَعَ الْمُؤْمِنِينَ
19Nëse ju (jobesimtarë) po kërkoni vendimin, vendimi (i fitores kundër jush) erdhi tashmë. E, nëse ndaloni, është më mirë për ju. Por, nëse ju ktheheni (për të luftuar besimtarët), kthehemi edhe Ne (për t'i ndihmuar ata kundër jush). Turma juaj nuk do t'ju bëjë dobi aspak, edhe po qenë shumë, sepse Allahu është me besimtarët!
٢٠يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَا تَوَلَّوْا عَنْهُ وَأَنْتُمْ تَسْمَعُونَ
20O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij e mos ia ktheni shpinën, ndërkohë që ju dëgjoni (Kuranin).
٢١وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ قَالُوا سَمِعْنَا وَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ
21Dhe mos u bëni si ata që thonë: "Dëgjuam", ndërsa në të vërtetë nuk dëgjojnë.
٢٢إِنَّ شَرَّ الدَّوَابِّ عِنْدَ اللَّهِ الصُّمُّ الْبُكْمُ الَّذِينَ لَا يَعْقِلُونَ
22Krijesat më të këqija tek Allahu janë ata që janë të shurdhër dhe memecë (ndaj së vërtetës), të cilët nuk kuptojnë.
٢٣وَلَوْ عَلِمَ اللَّهُ فِيهِمْ خَيْرًا لَأَسْمَعَهُمْ ۖ وَلَوْ أَسْمَعَهُمْ لَتَوَلَّوْا وَهُمْ مُعْرِضُونَ
23Po të dinte Allahu ndonjë të mirë tek ata, do t'i bënte të dëgjonin. Por, edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të shmangeshin duke kthyer shpinën.
٢٤يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَجِيبُوا لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ لِمَا يُحْيِيكُمْ ۖ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَحُولُ بَيْنَ الْمَرْءِ وَقَلْبِهِ وَأَنَّهُ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ
24O besimtarë! Përgjigjiuni Allahut e të Dërguarit kur ju thërret në atë që ju jep jetë, dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut e zemrës së tij dhe vetëm tek Ai do të tuboheni të gjithë.
٢٥وَاتَّقُوا فِتْنَةً لَا تُصِيبَنَّ الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْكُمْ خَاصَّةً ۖ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
25Ruajuni dënimit, i cili nuk i godet vetëm keqbërësit nga mesi juaj dhe dijeni se Allahu është i rreptë në ndëshkim!
٢٦وَاذْكُرُوا إِذْ أَنْتُمْ قَلِيلٌ مُسْتَضْعَفُونَ فِي الْأَرْضِ تَخَافُونَ أَنْ يَتَخَطَّفَكُمُ النَّاسُ فَآوَاكُمْ وَأَيَّدَكُمْ بِنَصْرِهِ وَرَزَقَكُمْ مِنَ الطَّيِّبَاتِ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
26Dhe kujtoni kur ishit të paktë në numër dhe të pafuqishëm në tokë e frikoheshit se njerëzit do t'ju gllabëronin. Pastaj Ai ju strehoi e ju forcoi me ndihmën e Tij dhe ju begatoi me të mira, që të falënderoni.
٢٧يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَخُونُوا اللَّهَ وَالرَّسُولَ وَتَخُونُوا أَمَانَاتِكُمْ وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ
27O ju që besoni! Mos e tradhtoni Allahun e të Dërguarin dhe mos i tradhtoni amanetet tuaja me vetëdije.
٢٨وَاعْلَمُوا أَنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلَادُكُمْ فِتْنَةٌ وَأَنَّ اللَّهَ عِنْدَهُ أَجْرٌ عَظِيمٌ
28Dijeni se pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë dhe se tek Allahu është shpërblimi i madh.
٢٩يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تَتَّقُوا اللَّهَ يَجْعَلْ لَكُمْ فُرْقَانًا وَيُكَفِّرْ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ۗ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ
29O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t'ju japë aftësinë për të dalluar të vërtetën nga e kota, do t'jua shlyejë gjynahet dhe do t'ju falë. Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.
٣٠وَإِذْ يَمْكُرُ بِكَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِيُثْبِتُوكَ أَوْ يَقْتُلُوكَ أَوْ يُخْرِجُوكَ ۚ وَيَمْكُرُونَ وَيَمْكُرُ اللَّهُ ۖ وَاللَّهُ خَيْرُ الْمَاكِرِينَ
30Kujto kur jobesimtarët thurnin kurthe kundër teje: për të të zënë rob, për të të vrarë ose për të të dëbuar. Ata ngrenë kurthe, por edhe Allahu ngre kurthe (kundër tyre), e Allahu më së miri di të ngrejë kurthe.
٣١وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا قَالُوا قَدْ سَمِعْنَا لَوْ نَشَاءُ لَقُلْنَا مِثْلَ هَٰذَا ۙ إِنْ هَٰذَا إِلَّا أَسَاطِيرُ الْأَوَّلِينَ
31Kur u lexohen ajetet Tona, ata thonë: "I kemi dëgjuar tashmë. Po të donim, edhe ne do të mund të thoshim diçka të tillë. Por këto nuk janë gjë tjetër, veçse trillime të të parëve."
٣٢وَإِذْ قَالُوا اللَّهُمَّ إِنْ كَانَ هَٰذَا هُوَ الْحَقَّ مِنْ عِنْدِكَ فَأَمْطِرْ عَلَيْنَا حِجَارَةً مِنَ السَّمَاءِ أَوِ ائْتِنَا بِعَذَابٍ أَلِيمٍ
32Dhe (kujto) kur ata thanë: "O Allah, nëse kjo është e vërteta nga ana Jote, atëherë na lësho rrebesh gurësh nga qielli ose na sill një dënim të dhembshëm."
٣٣وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُعَذِّبَهُمْ وَأَنْتَ فِيهِمْ ۚ وَمَا كَانَ اللَّهُ مُعَذِّبَهُمْ وَهُمْ يَسْتَغْفِرُونَ
33Por, Allahu nuk do t'i dënojë ata përderisa ti (o Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t'i dënojë ata përderisa kërkojnë falje.
٣٤وَمَا لَهُمْ أَلَّا يُعَذِّبَهُمُ اللَّهُ وَهُمْ يَصُدُّونَ عَنِ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَمَا كَانُوا أَوْلِيَاءَهُ ۚ إِنْ أَوْلِيَاؤُهُ إِلَّا الْمُتَّقُونَ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
34E përse të mos i dënojë Allahu, kur ata pengojnë (njerëzit) nga Xhamia e Shenjtë, edhe pse nuk janë kujdestarët e saj?! Kujdestarët e saj të vërtetë janë vetëm ata që i frikësohen Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.
٣٥وَمَا كَانَ صَلَاتُهُمْ عِنْدَ الْبَيْتِ إِلَّا مُكَاءً وَتَصْدِيَةً ۚ فَذُوقُوا الْعَذَابَ بِمَا كُنْتُمْ تَكْفُرُونَ
35Lutja e tyre në Shtëpinë e Shenjtë nuk ishte gjë tjetër veçse fishkëllimë dhe rrahje duarsh. Prandaj, shijojeni dënimin për shkak se nuk besonit!
٣٦إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ لِيَصُدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ ۚ فَسَيُنْفِقُونَهَا ثُمَّ تَكُونُ عَلَيْهِمْ حَسْرَةً ثُمَّ يُغْلَبُونَ ۗ وَالَّذِينَ كَفَرُوا إِلَىٰ جَهَنَّمَ يُحْشَرُونَ
36Jobesimtarët e shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar (njerëzit) nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë atë, por në fund do të jetë dëshpërim për ta, e pastaj do të mposhten. Ata që nuk besojnë në Xhehenem, do të tubohen,
٣٧لِيَمِيزَ اللَّهُ الْخَبِيثَ مِنَ الطَّيِّبِ وَيَجْعَلَ الْخَبِيثَ بَعْضَهُ عَلَىٰ بَعْضٍ فَيَرْكُمَهُ جَمِيعًا فَيَجْعَلَهُ فِي جَهَنَّمَ ۚ أُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ
37në mënyrë që Allahu t'i ndajë të këqijtë nga të mirët e t'i mbledhë të këqijtë një mbi një e pastaj t'i hedhë të gjithë në Xhehenem. Këta janë të humburit.
٣٨قُلْ لِلَّذِينَ كَفَرُوا إِنْ يَنْتَهُوا يُغْفَرْ لَهُمْ مَا قَدْ سَلَفَ وَإِنْ يَعُودُوا فَقَدْ مَضَتْ سُنَّتُ الْأَوَّلِينَ
38Thuaju atyre që nuk besojnë se, nëse heqin dorë (nga mosbesimi), do t'u falet e kaluara, por, nëse vazhdojnë, atëherë le ta kujtojnë dënimin e të mëparshmëve.
٣٩وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ الدِّينُ كُلُّهُ لِلَّهِ ۚ فَإِنِ انْتَهَوْا فَإِنَّ اللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
39Luftojini ata derisa të mos ketë më fitne (mosbesim) dhe tërë feja t'i kushtohet vetëm Allahut. E, nëse heqin dorë, atëherë Allahu sheh çdo gjë që bëjnë ata.
٤٠وَإِنْ تَوَلَّوْا فَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ مَوْلَاكُمْ ۚ نِعْمَ الْمَوْلَىٰ وَنِعْمَ النَّصِيرُ
40Por, nëse ata kthejnë shpinën, atëherë dijeni se Allahu është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i shkëlqyer që është Ai!
٤١وَاعْلَمُوا أَنَّمَا غَنِمْتُمْ مِنْ شَيْءٍ فَأَنَّ لِلَّهِ خُمُسَهُ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَىٰ وَالْيَتَامَىٰ وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ إِنْ كُنْتُمْ آمَنْتُمْ بِاللَّهِ وَمَا أَنْزَلْنَا عَلَىٰ عَبْدِنَا يَوْمَ الْفُرْقَانِ يَوْمَ الْتَقَى الْجَمْعَانِ ۗ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
41Dijeni se çfarëdo që fitoni nga plaçka e luftës, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të tij, jetimëve, skamnorëve dhe udhëtarit të mbetur rrugës, nëse njëmend e besoni Allahun dhe atë që ia shpallëm robit Tonë në ditën e dallimit (të së vërtetës nga e kota), ditën kur u ndeshën dy ushtritë (në Bedër). Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
٤٢إِذْ أَنْتُمْ بِالْعُدْوَةِ الدُّنْيَا وَهُمْ بِالْعُدْوَةِ الْقُصْوَىٰ وَالرَّكْبُ أَسْفَلَ مِنْكُمْ ۚ وَلَوْ تَوَاعَدْتُمْ لَاخْتَلَفْتُمْ فِي الْمِيعَادِ ۙ وَلَٰكِنْ لِيَقْضِيَ اللَّهُ أَمْرًا كَانَ مَفْعُولًا لِيَهْلِكَ مَنْ هَلَكَ عَنْ بَيِّنَةٍ وَيَحْيَىٰ مَنْ حَيَّ عَنْ بَيِّنَةٍ ۗ وَإِنَّ اللَّهَ لَسَمِيعٌ عَلِيمٌ
42Kur ju ishit në anën e afërt të Luginës (së Bedrit) e ata në anën e largët, kurse karvani ishte poshtë jush, edhe sikur të kishit caktuar një takim, nuk do të mund të takoheshit në kohën e caktuar, por (kjo ndodhi) me qëllim që Allahu të përmbushë një ngjarje që ishte e caktuar dhe në mënyrë që kush vdiq të vdiste pas provave të qarta dhe të jetonte ai që mbeti gjallë pas provave të qarta. Vërtet, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
٤٣إِذْ يُرِيكَهُمُ اللَّهُ فِي مَنَامِكَ قَلِيلًا ۖ وَلَوْ أَرَاكَهُمْ كَثِيرًا لَفَشِلْتُمْ وَلَتَنَازَعْتُمْ فِي الْأَمْرِ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ سَلَّمَ ۗ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ
43(Kujto) kur Allahu t'i tregoi ata në ëndërr pak në numër. Sikur t'jua tregonte ata shumë, ju do të humbisnit guximin e do të kundërshtoheshit lidhur me atë çështje, por Allahu ju ruajti. Pa dyshim, Allahu e di mirë çfarë ka në gjokse.
٤٤وَإِذْ يُرِيكُمُوهُمْ إِذِ الْتَقَيْتُمْ فِي أَعْيُنِكُمْ قَلِيلًا وَيُقَلِّلُكُمْ فِي أَعْيُنِهِمْ لِيَقْضِيَ اللَّهُ أَمْرًا كَانَ مَفْعُولًا ۗ وَإِلَى اللَّهِ تُرْجَعُ الْأُمُورُ
44Kur u ndeshët, Ai bëri që ata të dukeshin pak në sytë tuaj dhe ju të dukeshit pak në sytë e tyre, në mënyrë që Allahu të përmbushte atë që tashmë ishte caktuar. E, tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
٤٥يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَاثْبُتُوا وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
45O ju që besoni, kur të ndesheni me ndonjë grup (në betejë), qëndroni të patundur dhe përmendeni Allahun shumë, që të fitoni.
٤٦وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ ۖ وَاصْبِرُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ
46Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij e mos u grindni me njëri-tjetrin, se do të humbni guximin e do t'ju lërë fuqia. Dhe jini të qëndrueshëm, se, pa dyshim, Allahu është me durimtarët.
٤٧وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ خَرَجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ بَطَرًا وَرِئَاءَ النَّاسِ وَيَصُدُّونَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ ۚ وَاللَّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌ
47E mos u bëni si ata që dolën nga shtëpitë e tyre duke u krekosur e për t'u dukur para njerëzve, duke dashur t'i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut, sepse Allahu e di mirë çfarë bëjnë ata.
٤٨وَإِذْ زَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ الْيَوْمَ مِنَ النَّاسِ وَإِنِّي جَارٌ لَكُمْ ۖ فَلَمَّا تَرَاءَتِ الْفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ وَقَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِنْكُمْ إِنِّي أَرَىٰ مَا لَا تَرَوْنَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ ۚ وَاللَّهُ شَدِيدُ الْعِقَابِ
48Shejtani ua hijeshoi punët e tyre (të këqija) dhe u tha: "Sot nuk do të mund t'ju mposhtë askush dhe unë jam mbrojtës juaji." Por, kur u ndeshën dy ushtritë, ai iku duke thënë: "Unë s'kam të bëj asgjë me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni. Njëmend, unë i frikësohem Allahut, se Allahu është i rreptë në ndëshkim."
٤٩إِذْ يَقُولُ الْمُنَافِقُونَ وَالَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ غَرَّ هَٰؤُلَاءِ دِينُهُمْ ۗ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَإِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
49Dyfytyrëshit dhe ata që kishin sëmundje në zemrat e tyre, thanë: "Këta i ka mashtruar feja e tyre." Por, kushdo që i mbështetet Allahut, le ta dijë se, me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
٥٠وَلَوْ تَرَىٰ إِذْ يَتَوَفَّى الَّذِينَ كَفَرُوا ۙ الْمَلَائِكَةُ يَضْرِبُونَ وُجُوهَهُمْ وَأَدْبَارَهُمْ وَذُوقُوا عَذَابَ الْحَرِيقِ
50Eh, sikur t'i shihje melekët kur ua marrin shpirtrat jobesimtarëve, duke i goditur në fytyrë e në kurriz (e duke u thënë): "Shijoni dënimin e Zjarrit flakërues!
٥١ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيكُمْ وَأَنَّ اللَّهَ لَيْسَ بِظَلَّامٍ لِلْعَبِيدِ
51Këtë (dënim) e keni për shkak të asaj që bëtë me duart tuaja, se Allahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të Vet."
٥٢كَدَأْبِ آلِ فِرْعَوْنَ ۙ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّهِ فَأَخَذَهُمُ اللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ قَوِيٌّ شَدِيدُ الْعِقَابِ
52Ashtu siç u ndodhi njerëzve të Faraonit dhe atyre që ishin para tyre, të cilët i mohuan ajetet (shpalljet dhe shenjat) e Allahut, ndërkohë që Allahu i shkatërroi për gjynahet që bënë. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm dhe i rreptë në ndëshkim.
٥٣ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ لَمْ يَكُ مُغَيِّرًا نِعْمَةً أَنْعَمَهَا عَلَىٰ قَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ ۙ وَأَنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
53Kjo, për shkak se Allahu nuk ndryshon kurrë bekimet që ia ka dhuruar një populli derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në vetvete. Me të vërtetë, Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
٥٤كَدَأْبِ آلِ فِرْعَوْنَ ۙ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ كَذَّبُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ فَأَهْلَكْنَاهُمْ بِذُنُوبِهِمْ وَأَغْرَقْنَا آلَ فِرْعَوْنَ ۚ وَكُلٌّ كَانُوا ظَالِمِينَ
54Kështu u ndodhi njerëzve të Faraonit dhe atyre që ishin para tyre, të cilët përgënjeshtruan ajetet e Zotit të tyre, prandaj i shkatërruam për shkak të gjynaheve të tyre, ndërkaq njerëzit e Faraonit i fundosëm. Ata ishin të gjithë keqbërës.
٥٥إِنَّ شَرَّ الدَّوَابِّ عِنْدَ اللَّهِ الَّذِينَ كَفَرُوا فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ
55Krijesat më të këqija tek Allahu janë ata që mohojnë e nuk besojnë,
٥٦الَّذِينَ عَاهَدْتَ مِنْهُمْ ثُمَّ يَنْقُضُونَ عَهْدَهُمْ فِي كُلِّ مَرَّةٍ وَهُمْ لَا يَتَّقُونَ
56ata me të cilët ke lidhur marrëveshje, por që e thyejnë marrëveshjen çdoherë dhe nuk i frikësohen Allahut.
٥٧فَإِمَّا تَثْقَفَنَّهُمْ فِي الْحَرْبِ فَشَرِّدْ بِهِمْ مَنْ خَلْفَهُمْ لَعَلَّهُمْ يَذَّكَّرُونَ
57Nëse i has në luftë, shpartalloji përmes tyre edhe ata që u qëndrojnë pas, që të marrin mësim.
٥٨وَإِمَّا تَخَافَنَّ مِنْ قَوْمٍ خِيَانَةً فَانْبِذْ إِلَيْهِمْ عَلَىٰ سَوَاءٍ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْخَائِنِينَ
58Nëse i frikësohesh tradhtisë së ndonjë populli, atëherë prishe marrëveshjen haptazi që ta kuptojnë edhe ata, sepse Allahu nuk i do tradhtarët.
٥٩وَلَا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا سَبَقُوا ۚ إِنَّهُمْ لَا يُعْجِزُونَ
59Kurrsesi le të mos kujtojnë jobesimtarët se kanë arritur të ikin (nga dënimi), se, në të vërtetë, ata nuk mund të shpëtojnë.
٦٠وَأَعِدُّوا لَهُمْ مَا اسْتَطَعْتُمْ مِنْ قُوَّةٍ وَمِنْ رِبَاطِ الْخَيْلِ تُرْهِبُونَ بِهِ عَدُوَّ اللَّهِ وَعَدُوَّكُمْ وَآخَرِينَ مِنْ دُونِهِمْ لَا تَعْلَمُونَهُمُ اللَّهُ يَعْلَمُهُمْ ۚ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ شَيْءٍ فِي سَبِيلِ اللَّهِ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنْتُمْ لَا تُظْلَمُونَ
60Përgatituni kundër tyre sa të keni mundësi me forcë e kuaj, që t'i tmerroni kështu armiqtë e Allahut dhe armiqtë tuaj, si dhe disa të tjerë përveç tyre, të cilët ju nuk i njihni, por Allahu i di ata. Çfarëdo që jepni në rrugën e Allahut, do t'ju shpërblehet plotësisht dhe nuk do t'ju bëhet padrejtësi.
٦١وَإِنْ جَنَحُوا لِلسَّلْمِ فَاجْنَحْ لَهَا وَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
61Nëse ata anojnë drejt paqes, atëherë ano edhe ti drejt saj dhe mbështetju Allahut, se, pa dyshim, Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
٦٢وَإِنْ يُرِيدُوا أَنْ يَخْدَعُوكَ فَإِنَّ حَسْبَكَ اللَّهُ ۚ هُوَ الَّذِي أَيَّدَكَ بِنَصْرِهِ وَبِالْمُؤْمِنِينَ
62Por, nëse ata duan të të mashtrojnë, atëherë ty të mjafton Allahu. Ai është që të mbështeti me ndihmën e Tij dhe me besimtarët
٦٣وَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ ۚ لَوْ أَنْفَقْتَ مَا فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا مَا أَلَّفْتَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ ۚ إِنَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
63dhe ua bashkoi zemrat. Sikur të shpenzoje gjithçka që gjendet në tokë, s'do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Me të vërtetë, Ai është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
٦٤يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ حَسْبُكَ اللَّهُ وَمَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ
64O Pejgamber! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të ndjekin.
٦٥يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ حَرِّضِ الْمُؤْمِنِينَ عَلَى الْقِتَالِ ۚ إِنْ يَكُنْ مِنْكُمْ عِشْرُونَ صَابِرُونَ يَغْلِبُوا مِائَتَيْنِ ۚ وَإِنْ يَكُنْ مِنْكُمْ مِائَةٌ يَغْلِبُوا أَلْفًا مِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَفْقَهُونَ
65O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë! Nëse ndër ju gjenden njëzet durimtarë, ata do të mposhtin dyqind (jobesimtarë); e, nëse ndër ju gjenden njëqind, ata do të mposhtin një mijë jobesimtarë, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.
٦٦الْآنَ خَفَّفَ اللَّهُ عَنْكُمْ وَعَلِمَ أَنَّ فِيكُمْ ضَعْفًا ۚ فَإِنْ يَكُنْ مِنْكُمْ مِائَةٌ صَابِرَةٌ يَغْلِبُوا مِائَتَيْنِ ۚ وَإِنْ يَكُنْ مِنْكُمْ أَلْفٌ يَغْلِبُوا أَلْفَيْنِ بِإِذْنِ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ مَعَ الصَّابِرِينَ
66Tash Allahu jua lehtësoi, meqë e dinte se keni ligështi. Pra, nëse gjenden nga ju njëqind durimtarë, ata do të mposhtin dyqind (jobesimtarë); e, nëse ndër ju gjenden një mijë, ata do të mposhtin dy mijë (jobesimtarë), me lejen e Allahut. Allahu është me durimtarët.
٦٧مَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَنْ يَكُونَ لَهُ أَسْرَىٰ حَتَّىٰ يُثْخِنَ فِي الْأَرْضِ ۚ تُرِيدُونَ عَرَضَ الدُّنْيَا وَاللَّهُ يُرِيدُ الْآخِرَةَ ۗ وَاللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
67Nuk i takon një pejgamberi të ketë robër derisa të fuqizohet në tokë. Ju dëshironi mirësitë e kësaj bote, por Allahu dëshiron (për ju) botën tjetër. Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
٦٨لَوْلَا كِتَابٌ مِنَ اللَّهِ سَبَقَ لَمَسَّكُمْ فِيمَا أَخَذْتُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ
68Sikur të mos ishte një vendim paraprak nga Allahu (që lejonte prenë e luftës), do t'ju godiste një dënim i madh për atë që morët.
٦٩فَكُلُوا مِمَّا غَنِمْتُمْ حَلَالًا طَيِّبًا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
69Gëzojeni pra prenë e luftës që fituat si diçka të lejuar e të mirë dhe kijeni frikë Allahun, se Allahu është vërtet Falës i madh e Mëshirëplotë.
٧٠يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُلْ لِمَنْ فِي أَيْدِيكُمْ مِنَ الْأَسْرَىٰ إِنْ يَعْلَمِ اللَّهُ فِي قُلُوبِكُمْ خَيْرًا يُؤْتِكُمْ خَيْرًا مِمَّا أُخِذَ مِنْكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
70O Pejgamber! Thuaju robërve që janë në duart tuaja: "Nëse Allahu di ndonjë të mirë në zemrat tuaja, do t'ju japë diçka më të mirë sesa ajo që ju është marrë dhe do t'ju falë, se Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë."
٧١وَإِنْ يُرِيدُوا خِيَانَتَكَ فَقَدْ خَانُوا اللَّهَ مِنْ قَبْلُ فَأَمْكَنَ مِنْهُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
71Por, nëse ata duan të të tradhtojnë, ata e kanë tradhtuar Allahun më parë dhe Allahu ta mundësoi të ngadhënjesh kundër tyre. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
٧٢إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَهَاجَرُوا وَجَاهَدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنْفُسِهِمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالَّذِينَ آوَوْا وَنَصَرُوا أُولَٰئِكَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۚ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يُهَاجِرُوا مَا لَكُمْ مِنْ وَلَايَتِهِمْ مِنْ شَيْءٍ حَتَّىٰ يُهَاجِرُوا ۚ وَإِنِ اسْتَنْصَرُوكُمْ فِي الدِّينِ فَعَلَيْكُمُ النَّصْرُ إِلَّا عَلَىٰ قَوْمٍ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ مِيثَاقٌ ۗ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
72Me të vërtetë, ata që besuan, mërguan dhe luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut, si dhe ata që u dhanë strehim e ndihmë, janë miq të njëri-tjetrit. E, sa u përket atyre që besuan, por nuk mërguan, ju nuk jeni përgjegjës për mbrojtjen e tyre derisa të mërgojnë. Por, nëse ata kërkojnë ndihmën tuaj në çështjen e fesë, atëherë e keni për detyrë t'u ndihmoni, përveç kundër atyre me të cilët keni marrëveshje. Allahu sheh mirë gjithçka që bëni.
٧٣وَالَّذِينَ كَفَرُوا بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۚ إِلَّا تَفْعَلُوهُ تَكُنْ فِتْنَةٌ فِي الْأَرْضِ وَفَسَادٌ كَبِيرٌ
73Ndërkaq, ata që nuk besuan janë miq të njëri-tjetrit. Nëse ju (besimtarët) nuk veproni njëjtë (duke u bërë miq të njëri-tjetrit), do të ketë tundime e çrregullime të mëdha në Tokë.
٧٤وَالَّذِينَ آمَنُوا وَهَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَالَّذِينَ آوَوْا وَنَصَرُوا أُولَٰئِكَ هُمُ الْمُؤْمِنُونَ حَقًّا ۚ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ
74Ata që besuan, mërguan dhe luftuan në rrugën e Allahut dhe ata që u dhanë strehim e ndihmë, janë besimtarë të vërtetë; për ta do të ketë falje e furnizim bujar.
٧٥وَالَّذِينَ آمَنُوا مِنْ بَعْدُ وَهَاجَرُوا وَجَاهَدُوا مَعَكُمْ فَأُولَٰئِكَ مِنْكُمْ ۚ وَأُولُو الْأَرْحَامِ بَعْضُهُمْ أَوْلَىٰ بِبَعْضٍ فِي كِتَابِ اللَّهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
75Edhe ata që besuan më vonë dhe mërguan e luftuan bashkë me ju, janë prej jush. Por ata (besimtarë) që kanë lidhje gjaku janë më të afërt me njëri-tjetrin (në çështjen e trashëgimisë) sipas Librit të Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.