The Most High · al-A'la · سورة الأعلى · 19 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ الْأَعْلَى

Lartësoje emrin e Zotit tënd, më të Lartit,

الَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ

i Cili krijoi dhe përsosi (çdo gjë),

وَالَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ

përcaktoi e udhëzoi,

وَالَّذِي أَخْرَجَ الْمَرْعَىٰ

dhe bëri të mbijnë kullotat

فَجَعَلَهُ غُثَاءً أَحْوَىٰ

e pastaj i bëri të thahen e të vyshken.

سَنُقْرِئُكَ فَلَا تَنْسَىٰ

Ne do ta lexojmë ty (Kuranin), kështu që nuk do të harrosh,

إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ ۚ إِنَّهُ يَعْلَمُ الْجَهْرَ وَمَا يَخْفَىٰ

përveç asaj që do Allahu. Ai e di të dukshmen dhe atë që fshihet.

وَنُيَسِّرُكَ لِلْيُسْرَىٰ

Ne do të ta lehtësojmë ty rrugën e lehtë,

فَذَكِّرْ إِنْ نَفَعَتِ الذِّكْرَىٰ

prandaj këshillo, nëse këshilla bën dobi,

سَيَذَّكَّرُ مَنْ يَخْشَىٰ

se do të përfitojë prej saj ai që ka frikë (Allahun)

وَيَتَجَنَّبُهَا الْأَشْقَى

dhe do t'i shmanget më i mjeri,

الَّذِي يَصْلَى النَّارَ الْكُبْرَىٰ

ai që do të digjet në Zjarrin e madh,

ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَىٰ

ku as do të vdesë, as do të jetojë.

قَدْ أَفْلَحَ مَنْ تَزَكَّىٰ

Ka fituar ai që pastrohet,

وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّىٰ

që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që falet.

بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا

Por ju i jepni përparësi jetës së kësaj bote,

وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ

ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe më e qëndrueshme.

إِنَّ هَٰذَا لَفِي الصُّحُفِ الْأُولَىٰ

Në të vërtetë, kjo gjendet në Fletët e hershme,

صُحُفِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ

në Fletët e Ibrahimit dhe të Musait.