Clot · al-'Alaq · سورة العلق · 19 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ

Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),

خَلَقَ الْإِنْسَانَ مِنْ عَلَقٍ

e krijoi njeriun prej një mpiksjeje gjaku.

اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ

Lexo! Zoti yt është më Bujari,

الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ

i Cili i mësoi me anë të penës,

عَلَّمَ الْإِنْسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ

i mësoi njeriut atë që nuk e dinte.

كَلَّا إِنَّ الْإِنْسَانَ لَيَطْغَىٰ

Me të vërtetë, njeriu i shkel kufijtë,

أَنْ رَآهُ اسْتَغْنَىٰ

kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.

إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ الرُّجْعَىٰ

Pa dyshim, te Zoti yt është kthimi.

أَرَأَيْتَ الَّذِي يَنْهَىٰ

A e ke parë atë që pengon

عَبْدًا إِذَا صَلَّىٰ

robin kur falet?!

أَرَأَيْتَ إِنْ كَانَ عَلَى الْهُدَىٰ

E si do të jetë puna nëse ai është në udhëzim

أَوْ أَمَرَ بِالتَّقْوَىٰ

ose urdhëron për devotshmëri?!

أَرَأَيْتَ إِنْ كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ

E si do të jetë puna nëse ky (penguesi) përgënjeshtron dhe kthen shpinën?!

أَلَمْ يَعْلَمْ بِأَنَّ اللَّهَ يَرَىٰ

A nuk e di ai se Allahu sheh?

كَلَّا لَئِنْ لَمْ يَنْتَهِ لَنَسْفَعًا بِالنَّاصِيَةِ

Përkundrazi! Nëse ai nuk ndalet, Ne do ta mbërthejmë për ballukesh,

نَاصِيَةٍ كَاذِبَةٍ خَاطِئَةٍ

për ballukesh gënjeshtare e mëkatare.

فَلْيَدْعُ نَادِيَهُ

Atëherë, le ta thërrasë ai kuvendin e vet,

سَنَدْعُ الزَّبَانِيَةَ

Ne do t'i thërrasim zebanijet (rojat e Xhehenemit).

كَلَّا لَا تُطِعْهُ وَاسْجُدْ وَاقْتَرِبْ ۩

Kurrsesi mos iu bind atij, por bëj sexhde dhe afrohu (me Allahun).