بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
١لَمْ يَكُنِ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ مُنْفَكِّينَ حَتَّىٰ تَأْتِيَهُمُ الْبَيِّنَةُ
1Ata që mohuan prej ithtarëve të Librit dhe prej idhujtarëve nuk do të ndaheshin (nga mosbesimi i tyre) derisa t’u vinte dëshmia e qartë:
٢رَسُولٌ مِنَ اللَّهِ يَتْلُو صُحُفًا مُطَهَّرَةً
2Një i Dërguar prej Allahut, që t'u lexonte faqe të pastra,
٣فِيهَا كُتُبٌ قَيِّمَةٌ
3në të cilat ka shkrime (ajete) të drejta.
٤وَمَا تَفَرَّقَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ إِلَّا مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَتْهُمُ الْبَيِّنَةُ
4Ata që u ishte dhënë Libri u përçanë vetëm pasi u erdhi dëshmia e qartë.
٥وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ ۚ وَذَٰلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ
5Ata nuk u urdhëruan për gjë tjetër përveçse ta adhuronin Allahun, duke ia kushtuar fenë vetëm Atij e duke qenë besimdrejtë, si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.
٦إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ أُولَٰئِكَ هُمْ شَرُّ الْبَرِيَّةِ
6Me të vërtetë, ata që nuk besojnë nga ithtarët e Librit dhe idhujtarët do të jenë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Pikërisht ata janë krijesat më të këqija.
٧إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أُولَٰئِكَ هُمْ خَيْرُ الْبَرِيَّةِ
7Ndërkaq, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pikërisht ata janë krijesat më të mira.
٨جَزَاؤُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۖ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ۚ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ
8Shpërblimi i tyre te Zoti i tyre janë Xhenetet e Përjetësisë, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, ku do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është për atë që i frikësohet Zotit të vet.