Hud 11:43

Compare 3 Albanian translations

قَالَ سَآوِي إِلَىٰ جَبَلٍ يَعْصِمُنِي مِنَ الْمَاءِ ۚ قَالَ لَا عَاصِمَ الْيَوْمَ مِنْ أَمْرِ اللَّهِ إِلَّا مَنْ رَحِمَ ۚ وَحَالَ بَيْنَهُمَا الْمَوْجُ فَكَانَ مِنَ الْمُغْرَقِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ai (djali) tha: “Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!” Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!” Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali u mbyt në ujë.

Sherif Ahmeti

(I biri) tha: “Unë do të strehohem në një mal i cili do të më ruajë nga uji”. Nuhu iu përgjigj: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Allahut, përveç atij që e mëshiron Ai!” Një valë në mes tyre i ndau dhe ai u fundos.

Hassan Nahi

Ai tha: "Do të strehohem në një mal, i cili do të më mbrojë nga uji." Nuhu i tha: "Sot s'ka shpëtim nga dënimi i Allahut, përveçse për ata që Ai i mëshiron." Atëherë dallgët hynë ndërmjet tyre dhe ai u fundos.

Rowwad Translation Center