Hud 11:7

Compare 3 Albanian translations

وَهُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ وَكَانَ عَرْشُهُ عَلَى الْمَاءِ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا ۗ وَلَئِنْ قُلْتَ إِنَّكُمْ مَبْعُوثُونَ مِنْ بَعْدِ الْمَوْتِ لَيَقُولَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا إِنْ هَٰذَا إِلَّا سِحْرٌ مُبِينٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t’ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes!” Ata që nuk besuan thonë: “Kjo (çka na thua) nuk është tjetër vetën se magji e hapur.

Sherif Ahmeti

Është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, teksa Froni i Tij ndodhej mbi ujë, për t’ju vënë në provë kush është më i mirë në vepra. Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes”, mohuesit, me siguri do të thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër, përveçse magji e kulluar!”

Hassan Nahi

Është Ai që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, ndërkohë që Arshi i Tij ndodhej mbi ujë, për t'ju provuar se cili nga ju është më punëmirë. Nëse u thua: "Ju, njëmend do të ringjalleni pas vdekjes", jobesimtarët do të thonë: "Kjo është vetëm magji e kulluar."

Rowwad Translation Center