Victory · an-Nasr · سورة النصر · 3 ayahs

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ

Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),

وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجًا

Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.

فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ ۚ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا

Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin.