Yusuf 12:110

Compare 3 Albanian translations

حَتَّىٰ إِذَا اسْتَيْأَسَ الرُّسُلُ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ قَدْ كُذِبُوا جَاءَهُمْ نَصْرُنَا فَنُجِّيَ مَنْ نَشَاءُ ۖ وَلَا يُرَدُّ بَأْسُنَا عَنِ الْقَوْمِ الْمُجْرِمِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

(nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t’i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dëninmi), e atëherë u erdhi atyre (tëdërguarve) ndihma Jonë. Ne i shpëtuan atë që dashtëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtarë nuk zbrapset.

Sherif Ahmeti

Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës.

Hassan Nahi

Kur të dërguarit e humbën shpresën dhe (jobesimtarët) kujtuan se janë gënjyer (nga të dërguarit), atyre u erdhi ndihma Jonë dhe shpëtuan ata që deshëm Ne. E, dënimi Ynë nuk sprapset nga njerëzit keqbërës.

Rowwad Translation Center