Yusuf 12:19

Compare 3 Albanian translations

وَجَاءَتْ سَيَّارَةٌ فَأَرْسَلُوا وَارِدَهُمْ فَأَدْلَىٰ دَلْوَهُ ۖ قَالَ يَا بُشْرَىٰ هَٰذَا غُلَامٌ ۚ وَأَسَرُّوهُ بِضَاعَةً ۚ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِمَا يَعْمَلُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Dhe atypari kaloi një gru udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kofën e vet (në bunar) dhe tha: “Myzhde! Qe një djalosh!” Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumë mirë seç’vepronin ata.

Sherif Ahmeti

(Ndërkohë në pus) erdhi një karvan. Ata dërguan ujëmbartësin e vet dhe ai lëshoi kovën e tij dhe thirri: “O sa gëzim! Qenka një djalë!” Ata e fshehën atë si plaçkë tregtie, por Allahu e dinte mirë çfarë bënin ata.

Hassan Nahi

Ndërkohë, disa udhëtarë erdhën dhe e dërguan ujarin e tyre. Kur e lëshoi kovën, tha: "Myzhde! Qenka një djalë!" Ata e fshehën atë si mall tregtie, por Allahu e dinte mirë çfarë po bënin.

Rowwad Translation Center