Yusuf 12:31

Compare 3 Albanian translations

فَلَمَّا سَمِعَتْ بِمَكْرِهِنَّ أَرْسَلَتْ إِلَيْهِنَّ وَأَعْتَدَتْ لَهُنَّ مُتَّكَأً وَآتَتْ كُلَّ وَاحِدَةٍ مِنْهُنَّ سِكِّينًا وَقَالَتِ اخْرُجْ عَلَيْهِنَّ ۖ فَلَمَّا رَأَيْنَهُ أَكْبَرْنَهُ وَقَطَّعْنَ أَيْدِيَهُنَّ وَقُلْنَ حَاشَ لِلَّهِ مَا هَٰذَا بَشَرًا إِنْ هَٰذَا إِلَّا مَلَكٌ كَرِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E kur ajo dëgjoi për ato përshpëritjet e tyre, dërgoi t’i thërrasë ato, u përgaditi vend mbështetje dhe secilës prej tyre idha nga një thikë e tha: “Dilu para atyre!” Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: “All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!”

Sherif Ahmeti

Kur dëgjoi për thashethemet e tyre, ajo i thirri ato në gosti, çdonjërës i dha nga një thikë dhe (i) tha (Jusufit): “Dil para tyre!” Kur e panë, gratë u mahnitën nga bukuria e tij, prenë duart dhe thanë: “O Zot, o Zot! Ky nuk është njeri, por qenka një engjëll fisnik!”

Hassan Nahi

Kur dëgjoi për përgojimin e tyre, i thirri ato, ua përgatiti një gosti dhe secilës nga ato i dha nga një thikë e tha: "Dil para tyre!" Kur e panë (Jusufin), u mahnitën (nga bukuria e tij) dhe prenë duart e tyre e thanë: "Zoti na ruajttë! Ky nuk qenka njeri, por engjëll fisnik!"

Rowwad Translation Center