Yusuf 12:43

Compare 3 Albanian translations

وَقَالَ الْمَلِكُ إِنِّي أَرَىٰ سَبْعَ بَقَرَاتٍ سِمَانٍ يَأْكُلُهُنَّ سَبْعٌ عِجَافٌ وَسَبْعَ سُنْبُلَاتٍ خُضْرٍ وَأُخَرَ يَابِسَاتٍ ۖ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ أَفْتُونِي فِي رُؤْيَايَ إِنْ كُنْتُمْ لِلرُّؤْيَا تَعْبُرُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: “Kam parë ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat, i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini të interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndërrën time!”

Sherif Ahmeti

Dhe tha mbreti: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, të cilat po i hanin shtatë lopë të dobëta dhe kam parë shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë. O paria ime, më shpjegoni ëndrrën time, nëse dini t’i interpretoni ëndrrat!”

Hassan Nahi

Mbreti tha: "Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, të cilat gëlltiteshin nga shtatë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë. Oj paria ime, ma shpjegoni ëndrrën time, nëse dini t'i interpretoni ëndrrat!"

Rowwad Translation Center