Dhe ata hynë ashtu si porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t’u ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshirë të Jakubit që e kishte në vete dhe kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për te, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
Yusuf 12:68
Compare 3 Albanian translations
وَلَمَّا دَخَلُوا مِنْ حَيْثُ أَمَرَهُمْ أَبُوهُمْ مَا كَانَ يُغْنِي عَنْهُمْ مِنَ اللَّهِ مِنْ شَيْءٍ إِلَّا حَاجَةً فِي نَفْسِ يَعْقُوبَ قَضَاهَا ۚ وَإِنَّهُ لَذُو عِلْمٍ لِمَا عَلَّمْنَاهُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
DragHold to move · × to hide
Kur ata hynë (në qytet), ashtu siç i urdhëroi babai i tyre, dëshira e Jakubit u përmbush, por kjo nuk i ndihmoi aspak para caktimit të Allahut. Ai (Jakubi), në të vërtetë, ka qenë dijetar i madh, sepse Ne e kemi mësuar, por shumica e njerëzve nuk e di.
Ata hynë ashtu si i kishte porositur babai i tyre, ndonëse kjo gjë nuk mund t'u bënte dobi aspak kundrejt (caktimit të) Allahut, por ishte vetëm një nevojë në shpirtin e Jakubit, të cilën e shfaqi. Në të vërtetë, ai ishte njëmend i ditur, sepse Ne e kishim mësuar, por shumica e njerëzve nuk e dinë.