Yusuf 12:83

Compare 3 Albanian translations

قَالَ بَلْ سَوَّلَتْ لَكُمْ أَنْفُسُكُمْ أَمْرًا ۖ فَصَبْرٌ جَمِيلٌ ۖ عَسَى اللَّهُ أَنْ يَأْتِيَنِي بِهِمْ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ai (Jakubi) tha: “Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj, (mua nuk më ka mbetur tjetër) Durimi i mirë, shpresë që All-llahu do të m’i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!”

Sherif Ahmeti

Jakubi tha: “Nuk është kështu, por ju keni kurdisur diçka. Unë do të kem durim. Shpresoj se Allahu do të m’i kthejë të gjitha, sepse Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë”.

Hassan Nahi

Ai tha: "Jo, por egoja juaj jua ka zbukuruar ndonjë veprim (të shëmtuar), por (më duhet të bëj) durim të hijshëm. Shpresoj se Allahu do të m'i kthejë që të gjithë. Me të vërtetë Ai është i Gjithëdijshmi, i Urti."

Rowwad Translation Center