An-Nahl 16:106

Compare 3 Albanian translations

مَنْ كَفَرَ بِاللَّهِ مِنْ بَعْدِ إِيمَانِهِ إِلَّا مَنْ أُكْرِهَ وَقَلْبُهُ مُطْمَئِنٌّ بِالْإِيمَانِ وَلَٰكِنْ مَنْ شَرَحَ بِالْكُفْرِ صَدْرًا فَعَلَيْهِمْ غَضَبٌ مِنَ اللَّهِ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësishtme besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.

Sherif Ahmeti

Kushdo që mohon Allahun, pas pranimit të besimit, (do të dënohet ashpër), përveç atij që është i detyruar me forcë, ndërkohë që zemra e tij është plot besim. Ndërsa ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do të kenë mbi vete zemërimin e Allahut dhe një dënim të madh.

Hassan Nahi

Ai që e mohon Allahun pasi të ketë besuar, - me përjashtim të atij që është i detyruar, ndërsa zemra e tij është e mbushur me iman, - pra, ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do t'i kapë zemërimi i Allahut dhe do të kenë dënim të madh.

Rowwad Translation Center