An-Nahl 16:30

Compare 3 Albanian translations

وَقِيلَ لِلَّذِينَ اتَّقَوْا مَاذَا أَنْزَلَ رَبُّكُمْ ۚ قَالُوا خَيْرًا ۗ لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا فِي هَٰذِهِ الدُّنْيَا حَسَنَةٌ ۚ وَلَدَارُ الْآخِرَةِ خَيْرٌ ۚ وَلَنِعْمَ دَارُ الْمُتَّقِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: “ç’është ajo që shpalli Zoti juaj?” Ata thoshin: “Shpalli çdo të mirë!” Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jet kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.

Sherif Ahmeti

Ndërsa atyre që e kanë frikë Allahun, do t’u thuhet: “Çfarë ju ka shpallur Zoti juaj?” - Ata do të thonë: “Mirësi!” Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë mirësi; në botën tjetër do të kenë edhe më të mira. Sa e mrekullueshme do të jetë shtëpia e atyre që i frikësohen Allahut!

Hassan Nahi

Ndërkaq, atyre që i frikësohen Allahut, do t'u thuhet: "Çfarë shpalli Zoti juaj?" Ata do të thonë: "Mirësi." Ata që bëjnë punë të mira do të kenë mirësi në këtë botë, kurse në botën tjetër do ta kenë edhe më mirë. Sa i mirë që është vendi i të devotshmëve!

Rowwad Translation Center