An-Nahl 16:33

Compare 3 Albanian translations

هَلْ يَنْظُرُونَ إِلَّا أَنْ تَأْتِيَهُمُ الْمَلَائِكَةُ أَوْ يَأْتِيَ أَمْرُ رَبِّكَ ۚ كَذَٰلِكَ فَعَلَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ وَمَا ظَلَمَهُمُ اللَّهُ وَلَٰكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t’u vijnë engjëjt (e t’ua marrin shpirtin) ose t’u vijë urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejtë.

Sherif Ahmeti

A mos presin ata gjë tjetër, veç ardhjes së engjëjve apo të urdhrit të Zotit tënd?! Kështu bënë edhe ata që qenë para këtyre. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë të keqen vetes.

Hassan Nahi

Vallë, a mos janë duke pritur ata që t'u vijnë melekët ose t'u vijë urdhri i Zotit tënd? Kështu vepruan edhe ata para tyre. Allahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.

Rowwad Translation Center