Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd). Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar - ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.
An-Nahl 16:69
Compare 3 Albanian translations
ثُمَّ كُلِي مِنْ كُلِّ الثَّمَرَاتِ فَاسْلُكِي سُبُلَ رَبِّكِ ذُلُلًا ۚ يَخْرُجُ مِنْ بُطُونِهَا شَرَابٌ مُخْتَلِفٌ أَلْوَانُهُ فِيهِ شِفَاءٌ لِلنَّاسِ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ
DragHold to move · × to hide
Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd me përulësi!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.
Pastaj hani nga çdo frutë dhe ndiqni të nënshtruara rrugët e Zotit tuaj!" Nga barqet e tyre del një lëng me ngjyra të ndryshme, në të cilin ka shërim për njerëzit. Vërtet, në këtë ka shenjë të qartë për njerëzit që mendojnë.