An-Nahl 16:71

Compare 3 Albanian translations

وَاللَّهُ فَضَّلَ بَعْضَكُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ فِي الرِّزْقِ ۚ فَمَا الَّذِينَ فُضِّلُوا بِرَادِّي رِزْقِهِمْ عَلَىٰ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَهُمْ فِيهِ سَوَاءٌ ۚ أَفَبِنِعْمَةِ اللَّهِ يَجْحَدُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), A mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut?

Sherif Ahmeti

Disa prej jush Allahu i ka pajisur më mirë. Por, ata të cilëve u ka dhënë më shumë, nuk u japin furnizim atyre që i kanë nën vete, edhe pse janë të barabartë në nevoja. Si po i mohoni dhuntitë e Allahut?

Hassan Nahi

Allahu ka dalluar disa prej jush mbi të tjerët në furnizim. Por, ata që janë dalluar nuk e ndajnë furnizimin me robërit e tyre, në mënyrë që të jenë të barabartë me ta. Atëherë, si i mohojnë dhuntitë e Allahut?!

Rowwad Translation Center