Al-Kahf 18:19

Compare 3 Albanian translations

وَكَذَٰلِكَ بَعَثْنَاهُمْ لِيَتَسَاءَلُوا بَيْنَهُمْ ۚ قَالَ قَائِلٌ مِنْهُمْ كَمْ لَبِثْتُمْ ۖ قَالُوا لَبِثْنَا يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ ۚ قَالُوا رَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَا لَبِثْتُمْ فَابْعَثُوا أَحَدَكُمْ بِوَرِقِكُمْ هَٰذِهِ إِلَى الْمَدِينَةِ فَلْيَنْظُرْ أَيُّهَا أَزْكَىٰ طَعَامًا فَلْيَأْتِكُمْ بِرِزْقٍ مِنْهُ وَلْيَتَلَطَّفْ وَلَا يُشْعِرَنَّ بِكُمْ أَحَدًا

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndejur?” Ata thanë:” Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!” Disa thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgonie njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t’ju sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju”.

Sherif Ahmeti

Kështu pra, Ne i zgjuam që të pyesnin njëri-tjetrin. Njëri nga ata tha: “Sa keni ndenjur (në gjumë?)” - U përgjigjën: “Kemi qëndruar një ditë a një pjesë të ditës”. Disa thanë: “Zoti juaj e di më mirë se sa keni ndenjur. Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi tuajën e le të shikojë se cili ushqim është më i pastër. Le t’ju sjellë diçka prej tij, le të sillet mirë dhe askush të mos marrë vesh për ju.

Hassan Nahi

Kështu, Ne i zgjuam ata që të mund të pyesin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre tha: "Sa keni qëndruar?" Thanë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës." Atëherë thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni qëndruar. Dërgoni njërin nga ju në qytet me këto monedha argjendi, që të shohë se cili ushqim është më i pastër dhe që t'ju sjellë diçka prej tij. Por, le të tregohet i kujdesshëm dhe le të mos marrë vesh askush për ju.

Rowwad Translation Center