Al-Baqarah 2:113

Compare 3 Albanian translations

وَقَالَتِ الْيَهُودُ لَيْسَتِ النَّصَارَىٰ عَلَىٰ شَيْءٍ وَقَالَتِ النَّصَارَىٰ لَيْسَتِ الْيَهُودُ عَلَىٰ شَيْءٍ وَهُمْ يَتْلُونَ الْكِتَابَ ۗ كَذَٰلِكَ قَالَ الَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ مِثْلَ قَوْلِهِمْ ۚ فَاللَّهُ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فِيمَا كَانُوا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Jehuditë thanë se të krishterët nuk kanë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fe të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehudit nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu si thëniet e tyre, thanë edhe ata që nuk dinin (idhujtarët për Muhammedin). Po në ditën e gjykimit për atë që ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndërmjet tyre.

Sherif Ahmeti

Hebrenjtë thonë: “Të krishterët nuk kanë kurrfarë udhërrëfimi ku të mbështeten!” Edhe të krishterët thonë: “Hebrenjtë nuk kanë kurrfarë urdhërrëfimi ku të mbështeten!” Ndërkohë, të dyja palët lexojnë të njëjtin Libër. Po kështu, edhe ata që nuk dinë, thonë të njëjtat fjalë. Allahu do t’i gjykojë kundërshtitë e tyre në Ditën e Kiametit.

Hassan Nahi

Hebrenjtë thonë: "Të krishterët nuk kanë asgjë ku mund të mbështeten", kurse të krishterët thonë: "Hebrenjtë nuk kanë asgjë ku mund të mbështeten", ndonëse (të dyja palët) e lexojnë Librin. Po ashtu, të njëjtat fjalë i thonë edhe të paditurit (idhujtarët). Allahu do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që nuk pajtoheshin.

Rowwad Translation Center