Al-Baqarah 2:140

Compare 3 Albanian translations

أَمْ تَقُولُونَ إِنَّ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطَ كَانُوا هُودًا أَوْ نَصَارَىٰ ۗ قُلْ أَأَنْتُمْ أَعْلَمُ أَمِ اللَّهُ ۗ وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنْ كَتَمَ شَهَادَةً عِنْدَهُ مِنَ اللَّهِ ۗ وَمَا اللَّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: “A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë veti dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja”.

Sherif Ahmeti

A po thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe Esbatët kanë qenë çifutë (me fe), ose të krishterë? Thuaju: “A e dini më mirë ju apo Allahu? Kush është më keqbërës se ai që fsheh të vërtetën e ardhur prej Allahut? Por Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që punoni ju”.

Hassan Nahi

Apo, mos thoni se Ibrahimi, Ismaili, Ishaku, Jakubi dhe esbatët (pejgamberët nga radhët e bijve të Jakubit) ishin jehudë ose të krishterë?! Thuaju: "Ju e dini më mirë apo Allahu?!" E kush është më i padrejtë se ai që fsheh ndonjë dëshmi të sjellë nga Allahu?! Allahu nuk është i shkujdesur ndaj asaj që veproni.

Rowwad Translation Center