Al-Baqarah 2:145

Compare 3 Albanian translations

وَلَئِنْ أَتَيْتَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ بِكُلِّ آيَةٍ مَا تَبِعُوا قِبْلَتَكَ ۚ وَمَا أَنْتَ بِتَابِعٍ قِبْلَتَهُمْ ۚ وَمَا بَعْضُهُمْ بِتَابِعٍ قِبْلَةَ بَعْضٍ ۚ وَلَئِنِ اتَّبَعْتَ أَهْوَاءَهُمْ مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَكَ مِنَ الْعِلْمِ ۙ إِنَّكَ إِذًا لَمِنَ الظَّالِمِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Po edhe sikur t’u sillshe çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë pas dëshirave të tyre, atëherë ti do të ishe mizor.

Sherif Ahmeti

Edhe sikur t’u sillje të gjitha provat atyre që u është dhënë Libri, ata prapëseprapë nuk do ta pranonin kiblën tënde, por edhe ti nuk do ta pranosh kiblën e tyre dhe askush nga ata nuk do të pranonte kiblën e njëri-tjetrit. E, nëse ti, pasi të është zbritur dituria, do të ndiqje dëshirat e tyre, atëherë pa dyshim që do të ishe një nga keqbërësit.

Hassan Nahi

Edhe sikur t'u sillje atyre që u është dhënë Libri çdo dëshmi, ata prapëseprapë nuk do ta ndiqnin kiblën tënde (o Muhamed). Por, as ti nuk do të ndjekësh kiblën e tyre. Madje, as ata nuk do të ndjekin kiblën e njëri-tjetrit. E, po qe se do të ndiqje dëshirat e tyre, pasi të erdhi dija, vërtet do të bëheshe i padrejtë.

Rowwad Translation Center