Al-Baqarah 2:158

Compare 3 Albanian translations

إِنَّ الصَّفَا وَالْمَرْوَةَ مِنْ شَعَائِرِ اللَّهِ ۖ فَمَنْ حَجَّ الْبَيْتَ أَوِ اعْتَمَرَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِ أَنْ يَطَّوَّفَ بِهِمَا ۚ وَمَنْ تَطَوَّعَ خَيْرًا فَإِنَّ اللَّهَ شَاكِرٌ عَلِيمٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

“Safa” dhe “Merve” janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh (Qaben për haxh), ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te t’i vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s’ka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithdijshëm.

Sherif Ahmeti

Kodrinat Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Simboleve të Allahut, prandaj ai që viziton Qaben për haxh ose për umre, s’ka kurrfarë gjynahu nëse sillet mes tyre. Kush bën vepra të mira vullnetare, ta dijë se Allahu është njëmend Falënderues dhe i Gjithëdijshëm.

Hassan Nahi

Kodrinat Safa dhe Merva janë shenja të Allahut. Prandaj, ai që mësyn Qabenë për haxh ose umre, nuk bën gjynah nëse ecën mes tyre. Kushdo që bën mirë vullnetarisht, le ta dijë se Allahu është Falënderues e i Gjithëdijshëm.

Rowwad Translation Center