Al-Baqarah 2:165

Compare 3 Albanian translations

وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَتَّخِذُ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَنْدَادًا يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللَّهِ ۖ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَشَدُّ حُبًّا لِلَّهِ ۗ وَلَوْ يَرَى الَّذِينَ ظَلَمُوا إِذْ يَرَوْنَ الْعَذَابَ أَنَّ الْقُوَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًا وَأَنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعَذَابِ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur që dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.

Sherif Ahmeti

E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër.

Hassan Nahi

Megjithatë, ka njerëz që pos Allahut zgjedhin (për adhurim) zota të tjerë, duke i dashur siç duhet Allahu. Mirëpo, besimtarët e duan shumë më tepër Allahun (sesa ata që i duan idhujt e tyre). Sikur ta shihnin keqbërësit gjendjen e tyre kur do ta shohin dënimin, do ta kuptonin se tërë fuqia i takon Allahut dhe se Allahu është i rreptë në ndëshkim.

Rowwad Translation Center