Al-Baqarah 2:180

Compare 3 Albanian translations

كُتِبَ عَلَيْكُمْ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ إِنْ تَرَكَ خَيْرًا الْوَصِيَّةُ لِلْوَالِدَيْنِ وَالْأَقْرَبِينَ بِالْمَعْرُوفِ ۖ حَقًّا عَلَى الْمُتَّقِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejtë. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.

Sherif Ahmeti

Ju është urdhëruar që, nëse ndonjërit prej jush i afrohet vdekja dhe ka pasuri për të lënë pas, atëherë të lërë testamentin në mënyrë të drejtë për prindërit dhe farefisin; ky është detyrim për besimtarët e devotshëm.

Hassan Nahi

Ju është caktuar që, kur ndonjërit prej jush i afrohet vdekja dhe lë pas pasuri, të lërë porosi (testament) për prindërit dhe të afërmit në mënyrë të drejtë. Kjo është detyrë për të devotshmit.

Rowwad Translation Center