Dhe luftoni ata kudo që t’i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Fitneja është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Mesxhidul-Haram) deri që ata t’ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.
Al-Baqarah 2:191
Compare 3 Albanian translations
وَاقْتُلُوهُمْ حَيْثُ ثَقِفْتُمُوهُمْ وَأَخْرِجُوهُمْ مِنْ حَيْثُ أَخْرَجُوكُمْ ۚ وَالْفِتْنَةُ أَشَدُّ مِنَ الْقَتْلِ ۚ وَلَا تُقَاتِلُوهُمْ عِنْدَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ حَتَّىٰ يُقَاتِلُوكُمْ فِيهِ ۖ فَإِنْ قَاتَلُوكُمْ فَاقْتُلُوهُمْ ۗ كَذَٰلِكَ جَزَاءُ الْكَافِرِينَ
DragHold to move · × to hide
Vritini ata kudo që t’i gjeni dhe dëbojini prej vendeve, ashtu siç ju dëbuan ata ju. Mosbesimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ata pranë Xhamisë së Shenjtë (Qabesë), përveç rastit kur ata ju sulmojnë aty brenda! E, nëse ata luftojnë me ju aty, atëherë vritini ata! I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët.
Vritini ata kudo që t'i ndeshni dhe dëbojini nga vendi që ju dëbuan. Fitneja është më e rëndë se vrasja. Mirëpo, mos i luftoni ata pranë Xhamisë së Shenjtë derisa ata t'ju luftojnë aty. E, po qe se ju luftojnë, atëherë vritini. I këtillë është ndëshkimi i jobesimtarëve.