Al-Baqarah 2:197

Compare 3 Albanian translations

الْحَجُّ أَشْهُرٌ مَعْلُومَاتٌ ۚ فَمَنْ فَرَضَ فِيهِنَّ الْحَجَّ فَلَا رَفَثَ وَلَا فُسُوقَ وَلَا جِدَالَ فِي الْحَجِّ ۗ وَمَا تَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍ يَعْلَمْهُ اللَّهُ ۗ وَتَزَوَّدُوا فَإِنَّ خَيْرَ الزَّادِ التَّقْوَىٰ ۚ وَاتَّقُونِ يَا أُولِي الْأَلْبَابِ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. All-llahu di për atë që e punoni nga e mira. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time.

Sherif Ahmeti

Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!

Hassan Nahi

Haxhi është në muaj të caktuar. Ai që vendos ta kryejë haxhin, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), mëkatimi dhe grindjet gjatë tij. Çfarëdo të mire që veproni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat e nevojshme për rrugë, por dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë nga Unë, o mendarë!

Rowwad Translation Center