Al-Baqarah 2:213

Compare 3 Albanian translations

كَانَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً فَبَعَثَ اللَّهُ النَّبِيِّينَ مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ وَأَنْزَلَ مَعَهُمُ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ لِيَحْكُمَ بَيْنَ النَّاسِ فِيمَا اخْتَلَفُوا فِيهِ ۚ وَمَا اخْتَلَفَ فِيهِ إِلَّا الَّذِينَ أُوتُوهُ مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَتْهُمُ الْبَيِّنَاتُ بَغْيًا بَيْنَهُمْ ۖ فَهَدَى اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا لِمَا اخْتَلَفُوا فِيهِ مِنَ الْحَقِّ بِإِذْنِهِ ۗ وَاللَّهُ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan vetëm ata që kishin libër (ithëtarët e librit). E përpos atyre që iu kishte dhënë ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente të qarta, nuk kundërshtoi kush në te (në librin), po edhe atë (kundërshtim e bënë), nga zilia ndërmjet tyre, mirëpo All-llahu me mëshirën e Tij i udhëzoi ata që besuan te e vërteta e asaj për çka ishin kundërshtuar. All-llahu e vënë në rrugë të drejtë atë që dëshiron.

Sherif Ahmeti

Dikur, të gjithë njerëzit përbënin një bashkësi të vetme. Pastaj Allahu u dërgoi profetët me lajme të mira dhe paralajmërime. Bashkë me ata, Ai zbriti edhe Librin me të vërtetën, për t’i gjykuar njerëzit në çështjet për të cilat nuk pajtoheshin. Mirëpo, njerëzit u grindën midis tyre, pasi u erdhën shenjat e qarta, nga zilia që kishin për njëri-tjetrin. Atëherë, me vullnetin e Vet, Allahu i udhëzoi besimtarët që ta kuptonin të vërtetën, lidhur me çështjet për të cilat të tjerët nuk pajtoheshin. Allahu shpie në udhë të drejtë kë të dojë.

Hassan Nahi

Njerëzit qenë një bashkësi e vetme (në besimin e vërtetë). Më pas, Allahu dërgoi pejgamberët si përgëzues dhe paralajmërues, e bashkë me ta zbriti edhe Librin (Shkrimet e Shenjta) me të vërtetën, për të gjykuar mes njerëzve lidhur me çështjet për të cilat nuk pajtoheshin. Në kundërshti ranë vetëm ata të cilëve iu dha ai (Teurati), pasi u erdhën dëshmitë e qarta, duke i kaluar kështu kufijtë mes tyre. Atëherë, Allahu, me vullnetin e Tij, i udhëzoi drejt së vërtetës ata që besuan lidhur me çështjet për të cilat kundërshtoheshin. Allahu udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.

Rowwad Translation Center