Al-Baqarah 2:234

Compare 3 Albanian translations

وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنْفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا ۖ فَإِذَا بَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا فَعَلْنَ فِي أَنْفُسِهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ ۗ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme më veten e tyre. All-llahu hollësisht e di çka veproni.

Sherif Ahmeti

Gratë të cilave iu vdes burri, duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (pas vdekjes së tij). Pas kalimit të këtij afati, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë ato me jetën e tyre sipas rregullave. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.

Hassan Nahi

Gratë të cilave u vdes burri, duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë. Kur të kalojë koha e pritjes, ju nuk keni përgjegjësi për atë që ato bëjnë në mënyrë të ligjshme me vetveten. Allahu di hollësisht çfarë veproni.

Rowwad Translation Center