Al-Baqarah 2:251

Compare 3 Albanian translations

فَهَزَمُوهُمْ بِإِذْنِ اللَّهِ وَقَتَلَ دَاوُودُ جَالُوتَ وَآتَاهُ اللَّهُ الْمُلْكَ وَالْحِكْمَةَ وَعَلَّمَهُ مِمَّا يَشَاءُ ۗ وَلَوْلَا دَفْعُ اللَّهِ النَّاسَ بَعْضَهُمْ بِبَعْضٍ لَفَسَدَتِ الْأَرْضُ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ ذُو فَضْلٍ عَلَى الْعَالَمِينَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin dhe hikmetin (urtësinë, nubuwetin) dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.

Sherif Ahmeti

Me ndihmën e Allahut, ata i thyen armiqtë dhe Davudi e vrau Xhalutin. Allahu i dha atij pushtetin dhe Profecinë dhe i mësoi dituritë që deshi. Sikur Allahu të mos i ndihmonte njerëzit e mirë kundër të këqijve, bota do të ishte shkatërruar. Por Allahu është shumë Bujar me krijesat e Veta.

Hassan Nahi

Atëherë, me ndihmën e Allahut i mposhtën ata (jobesimtarët). Kështu, Davudi e vrau Xhalutin dhe Allahu ia dha atij pushtetin e urtësinë (pejgamberllëkun) dhe e mësoi nga ajo që deshi Ai. Sikur Allahu të mos i zmbrapste disa njerëz me anë të të tjerëve, do të prishej Toka, por Allahu është shumë Bujar ndaj krijesave.

Rowwad Translation Center