Al-Baqarah 2:254

Compare 3 Albanian translations

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَنْفِقُوا مِمَّا رَزَقْنَاكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ يَوْمٌ لَا بَيْعٌ فِيهِ وَلَا خُلَّةٌ وَلَا شَفَاعَةٌ ۗ وَالْكَافِرُونَ هُمُ الظَّالِمُونَ

القرآن الكريم

DragHold to move · × to hide

O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësi, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë.

Sherif Ahmeti

O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që ju kemi dhënë Ne, para se të vijë Dita (e Gjykimit) në të cilën nuk ka shit-blerje, as miqësi, as ndërmjetësi! Jobesimtarët janë keqbërësit e vërtetë.

Hassan Nahi

O besimtarë! Jepni nga të mirat që jua dhamë para se të vijë një Ditë në të cilën nuk do të ketë shitblerje, as miqësi e as ndërmjetësi. Jobesimtarët janë zullumqarët e vërtetë.

Rowwad Translation Center