A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje!” Ai tha: “Edhe unë jep jetë dhe vdekje!” Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi?” Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu shpie në rrugë të drejtë popullin mizor.
Al-Baqarah 2:258
Compare 3 Albanian translations
أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِي حَاجَّ إِبْرَاهِيمَ فِي رَبِّهِ أَنْ آتَاهُ اللَّهُ الْمُلْكَ إِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّيَ الَّذِي يُحْيِي وَيُمِيتُ قَالَ أَنَا أُحْيِي وَأُمِيتُ ۖ قَالَ إِبْرَاهِيمُ فَإِنَّ اللَّهَ يَأْتِي بِالشَّمْسِ مِنَ الْمَشْرِقِ فَأْتِ بِهَا مِنَ الْمَغْرِبِ فَبُهِتَ الَّذِي كَفَرَ ۗ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
DragHold to move · × to hide
A nuk ke dëgjuar ti (Muhamed) për atë që bëri fjalë me Ibrahimin për Zotin e tij, sepse Allahu i kishte dhënë pushtet? Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe shkakton vdekje” - ai u përgjigj: “Edhe unë mund të jap jetë e të shkaktoj vdekje”. Ibrahimi pastaj i tha: “Allahu e sjell Diellin nga lindja. Sille ti nga perëndimi”! Atëherë, ai (mohuesi) mbeti me gojën hapur. Allahu nuk i udhëzon ata që janë keqbërës.
A ke dëgjuar për atë që u fjalëtua me Ibrahimin për Zotin e tij, thjesht ngaqë Allahu i kishte dhënë atij pushtet?! Kur Ibrahimi tha: "Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje", ai tha: "Edhe unë jap jetë dhe vdekje." Ibrahimi i tha: "Allahu e sjell Diellin nga lindja, e sille ti nga perëndimi!" Atëherë, jobesimtari mbeti pa fjalë. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët.