All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkonjë a diçka edhe më e imët se ajo. Sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se është e vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: “Ç’deshi All-llahu me këtë shembull?” Ai me të lajthitë shumë, dhe udhëzon me të shumë (në rrugën e drejtë), por nuk lajthitë me të (tjetërkë), pos fasikët (mëkatarët e mëdhenj).
Al-Baqarah 2:26
Compare 3 Albanian translations
إِنَّ اللَّهَ لَا يَسْتَحْيِي أَنْ يَضْرِبَ مَثَلًا مَا بَعُوضَةً فَمَا فَوْقَهَا ۚ فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا فَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِنْ رَبِّهِمْ ۖ وَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُوا فَيَقُولُونَ مَاذَا أَرَادَ اللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلًا ۘ يُضِلُّ بِهِ كَثِيرًا وَيَهْدِي بِهِ كَثِيرًا ۚ وَمَا يُضِلُّ بِهِ إِلَّا الْفَاسِقِينَ
DragHold to move · × to hide
Allahu nuk ngurron të japë shembull mushkonjën ose diçka më të madhe se ajo. Ata që besojnë, e dinë se kjo është e vërteta nga Zoti i tyre, kurse ata që nuk besojnë, thonë: “Çfarë kërkon të tregojë Allahu me këtë shembull?” Nëpërmjet tij, Ai shumëkënd e lë në humbje e shumëkujt ia ndriçon rrugën e drejtë. Ai i lë në humbje vetëm gjynahqarët e mëdhenj,
Sigurisht që Allahu nuk ngurron të sjellë çfarëdo shembulli, qoftë dhe një mushkonjë ose diçka më të madhe a më të vogël se ajo. Ata që besojnë e dinë se kjo është e vërteta nga Zoti i tyre, kurse jobesimtarët thonë: "Çfarë deshi të thotë Allahu me këtë shembull?" Përmes tij, Allahu çon në humbje shumë njerëz dhe udhëzon shumë të tjerë. Në fakt, Ai i çon në humbje vetëm të pabindurit,