Dhe kur Musai popullit të vet i tha: “O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbytne vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është mëshirues, ndaj pranoi shumë pendimin.
Al-Baqarah 2:54
Compare 3 Albanian translations
وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ إِنَّكُمْ ظَلَمْتُمْ أَنْفُسَكُمْ بِاتِّخَاذِكُمُ الْعِجْلَ فَتُوبُوا إِلَىٰ بَارِئِكُمْ فَاقْتُلُوا أَنْفُسَكُمْ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ عِنْدَ بَارِئِكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ ۚ إِنَّهُ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
DragHold to move · × to hide
dhe, kur ai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë keq, kur e adhuruat viçin si zot! Prandaj kthehuni të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin! Kjo është më mirë për ju në sy të Krijuesit tuaj. Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shumë pendimet dhe është Mëshirëploti”.
Kujtoni kur Musai i tha popullit të vet: "O populli im, ju i bëtë padrejtësi vetvetes duke adhuruar viçin, kështu që kthehuni të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin. Kjo është më mirë për ju para Krijuesit tuaj. Ai jua pranoi pendimin, sepse Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti."